Arkiva
-
Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Bashkia e Tiranës do t’i nënshtrohet një auditimi për të verifikuar zbatimin e ligjit dhe për çdo shkelje personat përgjegjës do të dërgohen përpara drejtësisë. Kështu u shpreh sot pasdite kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në njësinë nr. 9, nga ku prezantoi programin e detajuar për zgjidhjen e 365 problemeve të identifikuara në këtë zonë. Veliaj deklaroi se kryebashkiaku aktual i ka dhënë leje vetes së tij për të ndërtuar në një kat shtesë mbi katin e 12 të pallatit ku jeton vetë.
VIDEO 2 Qershor 2015, 21:21
-
Kosova: Kam shans dreqi, më dalin
2 Qershor 2015, 20:44
para njerëz që urinojnë në LanëKandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës është shfaqur në takimet e ditës së sotme me një sens të madh humori e batutash të vazhdueshme. Këtë herë, ndërsa një banore e pyeste se çfarë do të bëjë ai për të zgjidhur problemin e banjove publike, Kosova tha se ndihet i pa shans pasi sa herë kalon në Lanë, i dalin përpara persona që urinojnë.
-
Skandali në ikje/ Lulzim Basha
2 Qershor 2015, 20:41
leje vetes për shtesë mbi pallatSKANDALI/ Kryebashkiaku në largim i Tiranës, Lulzim Basha ka firmosur për veten e tij leje ndërtimi në shkelje të ligjeve urbane ku në katin e 12 të pallatit ku banon i jep të drejtën vetes të shtojë katin e 13-të. Leja mban firmën e Bashës dhe është dhënë në 2014, ndërsa kandidati i mazhorancës Erion Veliaj në një denoncim të kësaj leje me banorë të njësisë numër 9 u shpreh se Basha e ka bërë një punë që do të mbahet mend dhe kjo është leja për shtesë për vete.
VIDEO
Veliaj:Auditojmë çdo shkelje në Bashkinë Tiranë
PD: Leja ligjore, Basha ka të drejtë të ndërtojë -
Fotolajm/ Kur të rinjtë e
2 Qershor 2015, 20:26
PDIU janë mbi 50 vjeçPartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dega Fier ka postuar së fundmi disa foto mbi të cilat shkruhet “Takim me të rinjtë e rajonit numër 2”, por në fakt, çfarë shihet në foto është një takim normal ku të rinjtë mungojnë. Takimi në një nga zyrat elektorale me banorë të moshës madhore konsiderohet nga PDIU si takim me të rijntë.
Askush nuk e di nëse kjo është një gafë e paparashikuar gjatë postimeve në facebook, apo PDIU konsideron realisht “të rinj” moshën e tretë.Ajo që shihet me siguri është se të rinjtë nuk gjenden kurrkund në këto foto. -
Hahn: Zgjedhjet e parakohshme
2 Qershor 2015, 20:13
në Maqedoni zhvillohen në 2016"Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të zhvillohen në prill të 2016."- Këtë e deklaroi eurokomisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn pas negociatave disaorëshe që u zhvilluan sot me liderët e katër partive politike. Eurokomisioneri Hahn deklaroi se përfundimisht është arritur marrëveshje për organizimin e zgjedhjeve të reja.
-
Kosova:Bashkia s'do njerëz që sa
2 Qershor 2015, 19:26
dalin nga veza blejnë vila e vjedhinKandidati i të djathtëve për Tiranën Halim Kosova shprehet se ndryshe nga kundërshtarët e tij dallon për punë e jo vjedhje. Kosova tha për kundërshtarin e tij se ende pa mbaruar muajin e mjaltit bleu një vilë, kurse atij i duhet të jetojë me punë të ndersheme. "Bashkia nuk do njerëz që sa dalin nga veza mendjen e kanë për të vjedhur. Dhe si thonë? Më humbi kompjuteri i punës. Për të fshehur vjedhjet. Unë jam i ndershëm, prandaj jam i duhuri", deklaroi Kosova. Kosova i është rikthyer akuzave që i bëhen atij nga kandidati Veliaj për ndërtim pa leje të klinikës pesë katëshe duke thënë se kundërshtarët e tij nuk dinë ku të kapen.
VIDEO -
Vlorë- Leli në Nartë: Do i kthej zonës lavdinë e dikurshme
2 Qershor 2015, 19:43TIRANË, 2 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkine e Vlorës, Dritan Leli, ka vizituar zonën e Nartës ku ka zhvilluar një sërë takimesh me komunitetin vendas. Pas vizitave të ndryshme në shtëpi dhe biznese të banorëve të zonës, Leli është ndalur në qendër të fshatit ku ka prezantuar një pjesë […]
-
PD fton mazhorancën të nënshkruajë paktin për largimin e të inkriminuarve nga listat e kandidatëve
2 Qershor 2015, 19:42TIRANË, 2 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Partia Demokratike ftoi sot mazhorancën të nënshkruajë paktin për largimin e të inkriminuarve nga listat e kandidatëve Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh se, “prej dy javësh, Partia Demokratike i ka propozuar mazhorancës ?nënshkrimin e një pakti mes partive politike për verifikimin e kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 21 […]
-
Ambasadori i Kuvajtit, Al Bader takon Nënkryetarin e Kuvendit, Idrizi
2 Qershor 2015, 19:42TIRANË, 2 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Al-Bader zhvilloi një takim me Nënkryetarin e Kuvëndit të Shqipërisë Shpëtim Idrizin, gjatë të cilit, i përcolli urimet e tij me rastin e emërimit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Al Bader shprehu vlerësimet e tij për përpjekjet […]
-
Dijsselbloem: Përparime të pamjaftueshme me Greqinë për ndihmën financiare
2 Qershor 2015, 19:42HAGË, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Përparimet e bëra në bisedimet me Athinën për reformat që duhet të vihen në jetë për zhbllokimin e financimeve jetësore për ekonominë greke janë të pamjaftueshme, deklaroi sot presidneti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem. “Ka përparime, por janë të pamjaftueshme”, deklaroi Dijsselbloem, i cili mban edhe postin e ministrit të Financave […]
-
Sport – Tenis – Të mërkurën çifti Djokovic- Nadal në çerekfinalen e Roland-Garros
2 Qershor 2015, 19:41TIRANE, 2 Qershor /ATSH-AFP/. – N.1 boteror, Novak Djokovic do te ndeshet me Rafael Nadal te merkuren ne çerekfinalen e turneut ne Roland-Garros, nderkohe qe skocezi Andy Murray do te kete perballe David Ferrer. Turneu parizien eshte i vetmi ne Grand Chelem qe i mungon ende ne koleksionin e tij Djokovic. Serbi ne ballafaqimet me spanjollin ka 20 fitore, kundrejt 23 humbjeve. Por, ai […]
-
MOSKË – Medvedev: Përgjigje simetrike ndaj qëndrimit të BE-së
2 Qershor 2015, 19:41MOSKË, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Rusia do të ndjekë nga afër samitin e qershorit të Bashkimit Evropian dhe në rast të vendimeve të reja (sanksioneve – shën. përkth.) ne do të përgjigjemi në mënyrë simetrike, deklaroi sot kryeministri rus, Dmitri Medvedev. “Nëse nuk merren vendime do të rrimë në pozicionin tonë”, theksoi ai. ”Sanksionet janë […]
-
Kancelari që bashkoi Gjermaninë
2 Qershor 2015, 15:50
Helmut Kohl shtrohet në spitalIsh-kancelari gjerman, Helmut Kohl, artizan i bashkimit të Gjermanisë, ndodhet në spital nën përkujdesje intensive mjekësore, njoftuan sot burime nga zyra e tij e shtypit.
VIDEO -
Kavajë, Rama: Bashën nuk do ta
2 Qershor 2015, 18:59
zgjidhja as Drejtor të KomunalesKryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kavajë kandidatin e ASHE për zgjedhjet vendore Elvis Rroshin të cilin e konsideroi njeriun që hodhi bazat e transformimit rrenjësor të Kavajës.Kryeministri deklaroi se dy projekte të mëdha do të realizohen në Bashkine Kavajës, transformimi rrenjësor i plazhit të Golemit dhe ndërtimin e Parkut të Madh të Kavajës. Duke u ndalur te diferenca midis kandidatëve të motivuar për punë sipas tij, të të majtëve, dhe atyre të PD, Rama tha se më i miri që mund të ketë PD është Lulzim Basha i cili në katër vitë në krye të Tiranës nuk bëri asgjë. Rama u shpreh se Bashën nuk do ta zgjidhte as si Drejtor të Komunales në Bashki.
VIDEO -
Kosova- Ramës: E di që me mua do
2 Qershor 2015, 18:30
bashkëpunosh, ti e njeh forcën timeKanidati i PD Halim Kosova, i ka drejtuar sot një mesazh Kryeministrit Edi Rama, ndërsa prezantonte programin e tij elektoral për njësinë numër 2 në kryeqytet. Halim Kosova i ka bërë thirrje Ramës që të ulet me të për një kafe, sepse sipas Kosovës edhe vetë Rama e di forcën e tij të ndryshimit. Sipas Kosovës, Rama duhet të ndihet me fat që do ti duhet të bashkëpunojë me një Kryetar Bashkie si Kosova që i beson punëve jo llafeve.
-
Kosova si dhe vendet tjera të Ballkanit, reforma konkrete në procesin e integrimit evropian
2 Qershor 2015, 18:51PRISHTINË, 2 Qershor /ATSH-Behlul Jashari/.-Kosova sikurse edhe vendet tjera të Ballkanit, në procesin e integrimit evropian, do të adresojë reforma konkrete, tha sot kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar tre shtyllat themelore. “Reforma e administratës publike; Qeverisja ekonomike dhe në konkurrencën e tregut; Sundimi i ligjit dhe realizimi i të drejtave themelore të qytetarëve tanë. Këto […]
-
NIGERI – Të paktën 50 të vdekur pas shpërthimit të një kamikazi në një treg
2 Qershor 2015, 18:47ABUXHA, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 50 persona humbën jetën pas shpërthimit të një kamikazeje në një treg në Maiduguri, në shtetin nigerian të Bornos, njoftoi agjencia Bloomberg duke cituar dëshmitarë dhe burime spitalore. “Dërguam të plagosurit për në spital dhe larguam viktimat nga vendi i ngjarjes. Mund të them se janë rreth 50 […]
-
Vendimi i KQZ për numëruesit, PDIU:
2 Qershor 2015, 18:41
Është antiligjor, na mohohet e drejtaVendimi i sotshëm i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që i mohoi PDIU-së, numërues në zgjedhjet e 21 qershorit, është haptazi antiligjor”. Kështu u shpreh sot pasdite, Erjon Manohasa, përfaqësues ligjor i PDIU-së në KQZ.
-
Fier,prezantohen kandidatët për Këshill
2 Qershor 2015, 18:29
Vasili:Motoja jonë shërbimi e punësimiDeputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Fierit, Petrit Vasili dhe Robert Bitri, kanë prezantuar kandidatët e LSI-së për këshillin bashkiak të Fierit. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Fier, Armando Subashi.
VIDEO -
Zbulohet propozimi i qeverise greke
2 Qershor 2015, 18:26
per kreditoret lidhur me borxhinQeveria Greke i ka propozuar një dokument me 47 faqe kreditorëve të saj lidhur me borxhin. Ndryshe nga sa kërkonin kreditorët që Greqia të kishte një suficit +3%, suficiti buxhetor do të jetë vetëm +0.8% për 2015, +1.5% për 2016. Dokumenti i zbardhur nga agjencia ekonomike Bloomberg sqaron se në propozimet e qeverisë greke përfshihet vendosja e tre niveleve për TVSH. Nivelet e TVSH 6%, 11% dhe 23%. Por Greqia duhet t'i rimbursojë 1.6 mld Euro FMN-së brenda datës 5 qershor, ndonëse ndihma e re që ajo kërkon arrin në 7.3 miliardë euro nga kreditorët.
