Arkiva

  • Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, hapi dje fushatën e kësaj partie në qytetin e Elbasanit. Gjinushi sqaroi simpatizantët e PSD-së se partia e tij hyn e vetme në këto zgjedhje dhe kërkon votën për këshillat bashkiakë në gjithë vendin duke kërkuar të votojnë Nr.3 në Fletën e Votimit.
  • Mediu në Prrenjas: Qeveria s’mund të
    jetë mbi dinjitetin e lirinë e qytetarëve

    PR në takimin elektoral në Prrenjas ka thënë se të gjithtë qytetarët të majtë dhe të djtathtë duhet ti përgjigjen pytjes nëse duan një Shqipëri të lirë dhe të zhvilluar apo një vend të varfër dhe të kontrolluar. Mediu u kërkoi banorëve të qytetit të Prrenjasit se forca dhe besimi i tyre nuk mund të pranojë që qeveria të jetë mbi dinjitetin dhe lirinë e tyre.  VIDEO

  • Çmimi karburanteve- Autoriteti i Konkurrencës monitoron tregun

    TIRANË, 2 Qershor /ATSH/- Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin e tregut të karburanteve, pas rritjes së çmimit që po aplikojnë pikat e shitjes së karburateve. Burime nga Autoriteti i Konkurencës shprehen se, është e domosdoshme të sanksionohet me ligj detyrimisht deklarimi on-line i ndryshimeve në çmim, në mënyrë që të merren masa në kohë […]

  • Lu takim me antarët e KQZ:Zbatoni
    ligjin me rigorozitet e transparencë

    Ambasadori Amerikan Donald Lu, ka zhvilluar këtë të martë një takim me kryetaren dhe anëtarët e KQZ-së. Qëllimi i takimit ishte njohja e Ambasadorit me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën për zgjedhjet vendore, të datës 21 Qershorë.

  • Elbasan, Turku: Do të ulim 30 për qind taksat e biznesit

    ELBASAN, 2 Qershor /ATSH- Miranda Sadiku/.-Kandidati për kryetar i bashkisë së Elbasanit, i mbështetur nga Aleanca për Punë dhe Dinjitet, Ardjan Turku, realizoi takime me tregtarë të biznesit të vogël dhe të mesëm në rrugën e “Namazgjasë”. Në këto takime kandidati Turku është njohur nga afër me shqetësimet e përditshme që po kalon kjo kategori. […]

  • KE: Shkëmbimi i dokumenteve mes Greqisë dhe kreditorëve është një shenjë e mirë

    BRUKSEL, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Komisioni Evropian përshëndeti sot faktin që Greqia dhe kreditorët shkëmbejnë dokumentet e punës mbi reformat që Athina duhet të zbatojë për të siguruar zhbllokimin e një financimi afatshkurtë, jetësor për ekonominë e saj. “Dokumente të shumta janë dërguar mes institucioneve dhe autoriteteve greke. (…) Fakti që dokumentet janë shkëmbyer është […]

  • Kosovë-Filmi “Babai” në konkurrencën zyrtare ndërkombëtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Çeki

      PRISHTINË, 2 Qershor /ATSH/.-Filmi “Babai”, me skenar dhe regji të Visar Morinës, një bashkëprodhim mes Kosovës, Gjermanisë, Maqedonisë dhe Francës dhe mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), do ta ketë premierën ndërkombëtare në konkurrencën zyrtare ndërkombëtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Karlovivari (KVIFF) në Republikën Çeke. Konkursi që do të mbahet prej […]

  • Duma takon Glover, kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve ndaj fushatës në Durrës

    TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma gjatë një takimi me kreun e Misionit të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, Audrey Glover, kërkoi një vëmendje maksimale të ndërkombëtarëve ndaj fushatës në këtë qytet. Pasi foli mbi programin e saj elektoral, kandidatja Duma theksoi presionin ndaj administratës publike, marrjen e kartave të […]

  • Janar-prill: Sigurimi i detyrueshëm motorik, rritet me 31 %

    TIRANË, 2 Qershor/ATSH/- Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – prill 2015 arritën mbi 2,384 milionë lekë, ose 31.01% më shumë se në periudhën janar – prill 2014. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, AMF, produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – prill 2015, pati një rritje prej 35.45% […]

  • Cipras: Plani i reformave, paraqitur kreditorëve, i plotë dhe realist

    ATHINË, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria greke u ka paraqitur dje në mbrëmje kreditorëve ndërkombëtarë një plan reformash të plotë dhe realiast, me qëllim për të marrë zhbllokimin e një financimi afatshkurtër jetësor për ekoniminë e saj, njoftoi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras. “Natën e kaluar, një plan i plotë iu paraqit kreditorëve të vendit, […]

  • LSI prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Fierit

    TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes deputetëve Petrit Vasili dhe Robert Bitri, prezantoi të martën në Fier kandidatët e saj për këshillin bashkiak të qytetit. Në fjalën e tij, Vasili vlerësoi kandidatin e koalicionit të majtë për këtë bashki, Armando Subashi, i cili tha ai, do të garantojë më shumë punësim dhe shërbime. […]

  • Vriten nëntë punonjës lokalë të një OJQ-je çeke në provincën Balkh

    MAZAR-I-SHARIF (Afganistan), 2 qershor /ATSH-AFP/ – Nëntë punonjës afganë të një OJQ-je çeke u vranë sot në provincën Balkh, në veri të Afganistanit, pas një sulmi tjetër që kishte si shënjestër punonjësit humanitarë në vend”, bënë të ditur zyrtarët lokalë. ”Viktimat janë shtatë punonjës humanitarë, gjashtë burra dhe një grua dhe dy roja”, theksoi Abdul […]

  • Konsolidohen ndërmarrjet në sektorin e bujqësisë

    TIRANË, 2 Qershor /ATSH/- Sipërmarrësit vendas po orientojnë gjithnjë e më shumë financimet e tyre drejt sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit duke ndikuar në kooperimin dhe konsolidimin e ndërmarrjeve që operojnë në këtë sektor. Sipas statistikave zyrtare vetëm vitin e kaluar (2014), u krijuan 1031 ndërmarrje të reja në fushën e bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve, […]

  • Bojaxhi: S’do lejohen ndërtime që
    s’plotësojnë hapësirën për parkim

    Kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi parashtroi planin e tij për mirëmenaxhimin e parkingjeve. Ai theksoi se degradimi dhe situata e rëndë e parkimit në Tiranë është rezultat i mungesës totale të vizionit dhe klientelizmit të drejtuesve të Bashkisë së Tiranës.  VIDEO

  • Deromemaj: Rimbursoj energjinë
    për 6000 familje në nevojë

    Situata në Vlorë në nivele kritike nga financat, thellimi i varfërisë dhe ngërçi që po kalon biznesi kanë qënë arsgumentet që kandidati i djathtë i Vlorës Genci Deromemaj ka patur në fokus për miratimin e programit për menaxhimin e qytetit.  VIDEO

  • Veliaj paralajmëron kallëzim për
    zyrtarë të Bashkisë: Do bëjmë audit

    Programi për transportin urban ishte kontrata e radhës që kandidati për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj lidhi me qytetarët. Veliaj paralajmëroi kallëzim penal për zyratrë të Bashkisë, të cilët sipas tij, kanë hapur një tender prej 8 milionë eurosh për sahate të reja të ujësjellësit. VIDEO

  •  Dako dhe Klosi në Gjirin e Lalzit:
    Zonë model për zhvillimin e turizmit

    Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako i shoqëruar edhe nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi kanë çelur ditën e sotme sezonin turistik në plazhin e Gjirit të Lalzit.

  • Rritet biznesi femëror, kryesojnë në tregti

    TIRANË, 2 Qershor /ATSH/- Plot 28,5 % e ndërmarrjeve aktive, kanë pronare dhe administratore femra, shumica në fushën e tregtisë. INSTAT përcakton këtë fushë si kryesoren pasi shënon pjesëmarrjen më të lartë të ndërmarrjeve me pronare dhe administratore femra dhe krahasuar me meshkujt, rezulton se femrat zotërojnë apo drejtojnë 34,2 % të totalit të ndërmarrjeve aktive […]

  • Ndërmarrjet me ortakë të huaj, më shumë në Tiranë dhe Durrës

      TIRANË, 2 Qershor /ATSH/- Në Shqipëri janë 5.245 ndërmarrje me pronarë apo bashkëpronarë të huaj, kryesisht në industrinë e fasonit, të pranishme që në fillimvitet 90-të e në vijim. Sipas INSTAT, 5,6 % e tyre janë ndërmarrje me 50 e më shumë të punësuar dhe punësojnë 74,2 % të të punësuarve të ndërmarrjeve me […]

  • Haider al-Abadi denoncon dështimin e komunitetit ndërkombëtar përballë ISIS-it

    PARIS, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri irakian, Haider al-Abadi vuri sot në dukje dështimin e komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islamik duke denoncuar një mungesë mbështetjeje për vendin e tij, përballur që prej një viti me avancimin e xhihadistët. “Mendoj se ky është një dështim i komunitetit ndërkombëtar. Përsa i përket mbështetjes së Irakut, ka shumë […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv