Arkiva

  • TIRANË, 4 Maj/ATSH-Z.Tosku/- Një nxënës shembullor në shkollën e mesme “Harry Fultz” në Tiranë, Mateo Prifti, u përzgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampin e Biznesit Ron Brown. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ambasada amerikane shkruan “Njihuni me Mateo Priftin!, i cili ka marrë pjesë në një garë shumë konkuruese dhe selektive e […]
  • BSH: Rritja ekonomike do të forcohet, nga kërkesa e brendshme, norma të ulëta të interesit dhe kreditimi

    Zhvillimet makroekonomike në Shqipëri TIRANE, 4 Maj /ATSH-E,Xhajanka/- Banka Qendrore, vlerëson se rritja ekonomike do të forcohet, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, norma të ulëta të interesit dhe përmirësimi gradual i kredisë. Ndërsa kontributi i kërkesës së huaj në ekonomi, do vijojë të mbetet jofavorizues në kushtet e ecurisë së dobët të aktivitetit ekonomik […]

  • Sport – Spanjë – Formacioni i muajit prill në La Liga

    TIRANE, 4 maj /ATSH/. – Barcelona dhe Atletico Madrid kanë më shume përfaqësues në ekipin e muajit prill të La Ligës ne Spanje. Të dy këto skuadra përfaqësohen me nga 3 futbollistë. Sevilja ka dy përfaqësues, ndërsa Real Madrid, Valencia dhe Elche nga një lojtar. /a.ke/  

  • Charlotte Elisabeth Diana, emri
    i princeshës më të re të Britanisë

    Charlotte Elizabeth Diana është emri i princeshës së Britanisë, vajzës së princit William dhe Kate Middleton. Duka dhe Dukesha e Kembrixh vendosën për emrin e vajzës së tyre shumë pak pas lindjes, por kishin preferuar të informonin Mbretëreshën personalisht, para se ajo të bëhej publike.

  • Itali, ushtria eksperiment me
    marijuanën, do perdoret për mjekësi

    Në Itali po eksperimentohet me marijuanën për tu përdorur për mjekësi. Në një serë të administruar nga ushtria italiane në Firence po rriten fidanët e parë që do të përdorën për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

  • Tërmeti në Nepal, shkencëtarët:
     Mali Everest u shkurtua 3 cm

    Deri tani nga tërmeti në Nepal numërohen mbi 7 000 të vdekur dhe rreth 10 000 persona të tjerë të zhdukur. Përveç kësaj tërmeti 7.8 ballë zvogëloi edhe malin Evereset me 3 cm, sipas shkencëtarëve.

  • Mikrofinanca ka injektuar në ekonominë kombëtare mbi 1 miliard dollarë

    TIRANË, 4 Maj /ATSH/- Mikrofinanca vazhdon të mbetet një nga instrumentat më të rëndësishëm në kreditimin e sipërmarrjeve të vogla dhe ekonomive të varfra rurale. Në konferencën “Mikrofinanca shqiptare, një histori suksesi në shërbim të zhvillimit të vendit”, që u zhvillua në Tiranë, u vu theksi se ndër vite, institucionet e mikrokredisë që operojnë në […]

  • Ratifikohet protokolli i 16-të i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

    TIRANË, 4 Maj/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të hënën ratifikimin e protokollit të 16-të të Konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”. Relatorja Vasilika Hysi, duke u ndalur tek risitë që sjell ratifikimi i këtij dokumenti, tha se ai i jep mundësi gjykatave më të larta, që të kenë të […]

  • Kryeministri Rama për AA: Kam filluar një jetë të re si politikan

    TIRANE, 4 Maj/ATSH-AA/- Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Anadolu Agency (AA), vë në dukje bashkëpunimin dhe vëllazërinë natyrale të Shqipërisë me Turqinë duke shtuar se “ajo që është normale është të bëjmë më shumë bashkë, dhe një gjë të tillë mund ta bëjmë”. Rama shpreh dëshirën për të rritur bashkëpunimin tregtar mes dy […]

  • Thaçi në Luksemburg kërkon mbështetje për MSA, anëtarësim në KE dhe UNESCO

      PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/.- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, njëherësh ministër për Imigrim dhe Azil, të Luksemburgut, Jean Asselborn. Zëvendëskryeministri Thaçi vlerësoi përkrahjen e Luksemburgut dhe interesimin personal të […]

  • Hiqet matura shtetërore, vitin tjetër rikthehet konkursi

    TIRANË, 4 Maj/ATSH-Z.Tosku/- Koncepti i Maturës Shtetërore për vitin e ri shkollor 2015-2016, do të funksionojë vetëm për të përmbyllur ciklin e gjimnazit, jo më për t’u pranuar në universitetet publike. Në bazë të ligjit të ri të arsimit të lartë, u është lënë në dorë Universiteteve të zgjedhin mënyrën për të përzgjedhur studentët. Me […]

  • FOKUS – Sport – Barcelona-Bayern alias sfida yjore

    ROMË, 4 maj /ATSH-ANSA/ – Tevez kundër Ronaldos, Messi kundër Muellerit dhe jo vetëm. Champions League përjeton gjysmëfinalet e jashtëzakonshme të vajtjes duke dhuruar spektakël dhe emocione, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë sezonit. Surpriza vjen vetëm nga prania e Juventusit, i cili legjitimon kredencialet e tij me titullin e katërt kampion rresht në Itali […]

  • BSH: Sistemi bankar drejt konsolidimit të mëtejshëm

    TIRANË, 4 Maj /ATSH./- Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, sistemi bankar në vend shënoi rritje duke u ngjitur në nivelin 92.1 nga 90.5 që ishte në gjysmën e parë të vitit 2014 dhe 91.4 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i Fortësisë Financiare është një tregues që përmbledh elementët […]

  • Veseli-Zhbogar: Procesi i liberalizimit të vizave prioritet kombëta

    PRISHTINË, 4 Maj/ATSH/.- “Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet kombëtar deri në realizimin e plotë të tij”, theksoi kryetari Veseli në takimin me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Gjatë takimit Veseli dhe Zhbogar biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit […]

  • OECD: Një në dy grekë i pakënaqur nga jeta

    ATHINË, 4 maj /ATSH-ANSA/ – Qytetarët grekë duken më pak të kënaqurit me jetën e tyre, doli nga një sondazh i OECD-së, që zbuloi se një në dy prej tyre kanë shprehur pakënaqësi me rutinën e përditshme, njoftoi websit-i GreekReporter. Sidomos, sipas indeksit Për Jetë më të Mirë (Better Life Index), grekët janë më pak […]

  • INDEP: Ka ndërhyrje politike tek mediat

      PRISHTINË, 4 Maj/ATSH/.- Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar raportin vjetor Gjendja e Mediave në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave. Raporti për vitin 2014 liston përmirësimet ligjore si zhvillime pozitive, ndërkohë që presioni ndaj gazetarëve dhe ndërhyrja politike ndaj RTK-së cilësohen si probleme të vazhdueshme. Këtë vit, raporti është fokusuar […]

  • 3-mujori -Të ardhurat personale, 30 % më pak se plani

    TIRANE, 4 Prill/ATSH/- Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) gjatë tre muajve të parë të këtij viti llogariten rreth 30 % më pak se planifikimi për tu arkëtuar në këtë periudhë. Sipas treguesve fiskale paraprak të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP janë 6.120 milionë lekë nga 8.780 milionë lekë që […]

  • Reforma në drejtësi, mblidhet grupi i ekspertëve

    TIRANË, 4 Maj/ATSH/.- Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi pritet të mblidhet  pasditen e sotme (ora 15:00) për të diskutuar rreth paketës së plotë me propozime ligjore në fushën e sistemit të drejtësisë. Në mbledhjen e fundit komisioni miratoi listën me 20 ekspertë shqiptarë e të […]

  • ”Daily Telegraph”: Bebes së çiftit princëror t’i vihet emri Diana!

    LONDËR, 4 maj /ATSH-ANSA/ – Zbret në ”fushën e betejës” edhe ”Daily Telegraph”, gazeta më autoritare britanike me orientim konservator, në fushatën për emrin e bebes së çiftit princëror, Kate dhe William. Gazeta kërkon që vajzës së porsalindur t’i vihet emri Diana, për nder të gjyshes së saj të vdekur, njëkohësisht nëna e princit William, […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv