Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të hënën ratifikimin e protokollit të 16-të të Konventës "Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore".
Relatorja Vasilika Hysi, duke u ndalur tek risitë që sjell ratifikimi i këtij dokumenti, tha se ai i jep mundësi gjykatave më të larta, që të kenë të drejtë të kërkojnë interpretim ose opinione nga Gjykata e Strasburgut, lidhur me zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të parashikuara në konventë. Kërkesat, shtoi Hysi, duhet të jenë për çështje parimore dhe jo për çështje rutinë.
Një tjetër risi lidhet me të drejtën ose diskreticionin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që përmes 5 gjyqtarëve të Dhomës së Madhe të japë një opinion për çështjen që është në shqyrtim në Gjykatën më të Lartë Kombëtare.
Po ashtu, nga ratifikimi i protokollit të 16-të, gjykatat vendase kanë të drejtë të njihen me opinionin e shumicës dhe të pakicës së Gjyqtarëve të Dhomës së Madhe. Protokolli, shpjegoi deputetja Hysi, e ka lënë të hapur, nëse kjo e drejtë do t'i njihet Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë apo dhe gjykatave të tjera. Më pas, ajo sugjeroi që kjo e drejtë t'i njihet Gjykatës Kushtetuese që merret me kontrollin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. /atsh/
/Shqiptarja.com