/ATSH-ANSA/ - Qytetarët grekë duken më pak të kënaqurit me jetën e tyre, doli nga një sondazh i OECD-së, që zbuloi se një në dy prej tyre kanë shprehur pakënaqësi me rutinën e përditshme, njoftoi websit-i GreekReporter.
Sidomos, sipas indeksit Për Jetë më të Mirë (Better Life Index), grekët janë më pak të kënaqur me jetën krahasuar me mesataren e vendeve të OECD-së.
Vetëm 52 për qind e tyre thonë se kanë patur përvoja pozitive përgjatë ditës, në ndërkohë që mesatarja e vendeve të OECD-së është 76 për qind.
Indeksi ka për qëllim të krahasojë prosperitetin në të gjitha vendet, bazuar mbi 11 problematika të përditshme, përfshirë kushtet e jetesës dhe cilësinë e jetës, që janë konsideruar të rëndësishme nga OECD-ja.
Njëmbëdhjetë problematikat janë banesa, të ardhurat, puna, komuniteti, arsimi, ambienti, angazhimi qytetar, shëndeti, kënaqësia nga jeta, siguria, balanca punë-jetë.
Në Evropë, qytetarët britanikë, suedezë, gjermanë, finlandezë dhe polakë zgjodhën kënaqësinë nga jeta si prioritet kryesor, ndërkohë që shëndeti ishte më i rëndësishëm për rusët, norvegjezët, islandezët, francezët dhe austriakët.