Arkiva

  • TIRANE, 4 Maj /ATSH/. – Bayern Munich ka marrë lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve. Keshtu, sulmuesi polak, Robert Lewandowski, është rikthyer në stërvitje dhe do të luaje qe nga minuta e parë kundër Barcelonës. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Bayernit, e cila […]
  • Kosovë- Qeveria miraton buxhetet 2015 për komunat verore

    PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/.- Qeveria e Kosovës në një mbledhje sot pasdite aprovoi vendimin për miratimin e buxheteve për vitin 2015 për komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicën Veriore, Leposaviçin dhe Zveçanin,  pas riaprovimit nga kuvendet e këtyre komunave me shumicë serbe. Nën drejtimin e kryeministrit Isa Mustafa, qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen […]

  • Kosovë-Kanadaja mbështet projektin e trajnimit të vajzave në përdorimin e teknologjisë informative

    -Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque- PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën,  Louise La Rocque. Presidentja Jahjaga me ambasadoren La Rocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si […]

  • Kosova: Kredi zero me ofrimin e garancive nga bashkia

    TIRANË, 4 Maj /ATSH/-Kandidati për kryebashkiak te Tiranes i PD-se, Halim Kosova, u takua sot pasdite me qytetarë në tregun e Pazarit të Ri duke dëgjuar shqetësimin e tyre, duke ofruar si zgjidhje kredi me interes zero me garanci nga Bashkia. Kandidati Kosova takoi banorë të Tiranës pranë Sheshit Avni Rustemi dhe dëgjoi shqetësimet e […]

  • Veliaj – qytetarëve: Jo votë për të luftuar qeverinë

    TIRANË, 4 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ -Pas pjesëmarrjes në konventën parazgjedhore të LRI-së, kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal pasditen e së hënën në njësinë bashkiake numër 1 për dëgjesën e radhës me qytetarët. Prezantimin e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane me qytetarët në këtë zonë e bëri Ministri i […]

  • ITALI – Parlamenti miraton ligjin e ri zgjedho

    ROMË, 4 maj /ATSH-AFP/ – Parlamenti italian miratoi sot një ligj të ri zgjedhor, i projektuar për të garantuar një stabilitet politik në një vend të minuar që prej dekadash nga valsi i qeveritarëve. Ligji i ri u votua sot nga 630 deputetë italianë me një maxhorancë prej 334 votash pro , 61 kundër dhe […]

  • Thaçi- Schneider, bashkëpunim për investime në Kosovë

    PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci, pohon se Luksemburgu ka qenë  një donator i madh këto vitet e fundit dhe se marrëveshjet në të ardhmen do të intesifikohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët kosovarë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, […]

  • Sport – NBA- Stephen Curry (Golden State Warriors), lojtari më i mirë i sezonit 2014-2015

    TIRANE, 4 Maj /ATSH-AFP/. – Basketbollisti amerikan Stephen Curry (Golden State Warriors) eshte zgjedhur te henen lojtari me i mire i sezonit te rregullt 2014-2015 i NBA (MVP). Curry mori 1.198 pike, duke siguruar 100 vota (nga 130) duke dale ne vendin e pare. Votat u dhane nga gazetare qe mbulojne NBA ne SHBA dhe Kanada, nderkohe qe tifozet votuan per adresen e internetit te NBA. Amerikani […]

  • Shkup,incident në Bashkësinë 
    Islame, dyshohet për të shtëna

    Pas incidentit ku sipas informatave jozyrtare thuhet se ka pasur edhe të shtëna me armë, Ibrahim Shabani, tha se BFI-ja do të udhëhiqet nga një këshill i përkohshëm në krye me Myftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani.

  • PD: Veliaj të lërë propagandën, të flasë për pasurimin me taksat e shqiptarëve

     TIRANË, 4 maj/ATSH/.- Partia Demokratike i kërkoi sot kandidatit socialist për Tiranën, Erion Veliaj që të lërë propagandën dhe të dalë e të flasë për pasurimet që ka bërë me taksat e shqiptarëve. “Erion Veliaj duhet të mbarojë së bëri show, pasi e bëri këtë për dy vjet rresht duke qenë ministër i Mirëqenies personale. Ai sot duhet […]

  • Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, së shpejti marrëveshje për arsimin e lartë

    PRISHTINË, 4 maj/ATSH-Z.Tosku/- Gjatë Konferencës Rajonale për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor që u zhvillua në Prishtinë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Astrit Bajrami dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi zhvilluan një takim të përbashkët, ku ranë dakord që […]

  • BSH: Portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 557.2 miliard lekë

    TIRANË, 4 maj /ATSH/- Kreditimi i rikthehet rritjes në muajin mars. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 557.2 miliard lekë, rreth gjysmë miliard lekë më shumë krahasuar me shkurtin. Edhe për shkak të një tendence normale sezonale, kreditimi rezultoi i ngadaltë në tremujorin e parë të këtij […]

  • Panariti: Marrëveshja me Gjermaninë do të rrisë eksportet bujqësore

    Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Hans Kristofeiden, shefi i Zyrës Federale për Bujqësinë dhe Ushqimin të Gjermanisë  TIRANË, 4 Maj /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti dhe Hans Kristofeiden, shefi i Zyrës Federale për Bujqësinë dhe Ushqimin i Republikës Federale Gjermane nënshkruan të hënën […]

  • Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina, 10 mijë euro shpërblim nga MKRS-ja

    PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/.- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpërbleu sot me 10 mijë euro klubin e Basketbollit Sigal Prishtina, pasi ministria dhe klubi i basketbollit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Në një komunikatë për media të MKRS-së, thuhet se ministri Kujtim Shala u takua sot me lojtarët dhe drejtuesit e Sigal Prishtinës, të […]

  • Fier/ Prokuroria kërkon 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun Zeqaj

    - Baftjar Zeqaj akuzohet për shpërdorim detyre - TIRANË, 4 maj/ATSH/.- Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burg për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj dhe 7 punonjës të tjerë, të gjithë anëtarë të Komisionit të Strehimit, të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 shtetas, të cilët […]

  • PS: Turizmi, dështimi i radhës i Bashës në Tiranë

    TIRANË, 4 maj/ATSH/.- Partia Socialiste, përmes deputetes Olta Xhaçka, deklaroi të hënën se zhvillimi i munguar i turizmit në Tiranë është dështimi i radhës i kryebashkiakut Lulzim Basha. “Krijimi i Rrjetit të Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës ishte një nga premtimet e bujshme të Bashës, të cilin ai nuk e mbajti dhe […]

  • Basha në Kukës: Të ndalim rënien ekonomike të vendit

    - Aleanca e djathtë prezanton kandidatin për Bashkinë Kukës, Bashkim Shehu - TIRANË, 4 maj/ATSH/-. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu. Basha është ndalur tek situata e rëndë ekonomike që ka pllakosur vendin, ku mijëra familje kanë marrë rrugën e emigrimit pasi e kanë të […]

  • IZRAEL – Lieberman nuk do të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme dhe njofton dorëheqjen

    JERUSALEM, 4 maj /ATSH-AFP/ – Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman njoftoi sot se partia e tij Israël Beiteinou (nacionaliste) dhe ai nuk do të merrnin pjesë në qeverinë e ardhshme, në deklaratat e njoftuara nga media izraelite. “Ne kemi arritur në një përfundim të qartë dhe pa ekuivoke që sipas pikëpamjes tonë nuk […]

  • SEETO vlerëson progresin në sektorin e transportit

    TIRANE, 4 Maj/ATSH/- Përfaqësues të Sekretariatit të SEETO-s (Observatori i Transportit për Europën Juglindore) vlerësuan progresin e arritur në vendin tonë, në sektorët e transportit dhe infrastrukturës, si në fushën e legjislacionit edhe në kuadrin e reformave rregullare dhe ngritjes së kapaciteteve. Kjo u evidentua gjatë takimit të zhvilluar këtë të hënë në Tiranë të […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv