Arkiva
-
KATMANDU, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Vonesat në doganë e ndihmave po pengon operacionet humanitare në Nepal, deklaroi sot përfaqësuesi i OKB-së, Jamie McGoldrick, lidhur me vështirësitë për mbërritjen e ndihmave në Nepalin e shkatërruar nga tërmeti i 25 prillit. ”Autoritetet nuk duhet të përdorin kontrollin e zakonshëm në dogana, si në kohë paqeje, në një […] 3 Maj 2015, 17:49
-
Liria e medias- 24 gazetarë u kërcënuan në Kosovë gjatë 2014-s
3 Maj 2015, 17:48PRISHTINË, 3 Maj /ATSH-B.Jashari/.-Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, sot në mesditë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zhvilloi një aktivitet simbolik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë me moton “Fol mos hesht”. Duke renditur disa prej kërcënimeve e sulmeve që janë bërë përgjatë një viti ndaj gazetarëve në Kosovë, kryetari i Bordit të Asociacionit të […]
-
Pakistan, 11 të vdekur pas përfshirjes nga flakët të një autobusi
3 Maj 2015, 17:48ISLAMABAD, 3 maj /ATSH-AFP/ – Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi në rajonin Hayrpur Natan Shah të Pakistanit kanë humbur jetën 11 persona, njoftuan burime nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e policisë, mësohet se autobusi ka rënë në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë duke […]
-
Italia 'pushtohet' nga emigrantët
3 Maj 2015, 16:57
Shpëtohen 2 anije me 3400 libianëMbi 3400 emigrantë u shpëtuan nga mjete lundrimi pranë brigjeve të Libisë dje dhe sot në mëngjes. Sipas rojes bregdetare italiane, pritet të zhvillohen operacione të tjera gjatë ditës, pasi trafikantët shfrytëzuan ujërat e qeta për aktivitetin e tyre.
-
Vdes Maja Plisjetskaja legjenda e baletit rus
3 Maj 2015, 16:31MOSKË, 3 maj /ATSH-DPA/ – Legjenda e baletit rus, Maja Plisjetskaja vdiq në Gjermani, në moshën 89-vjeçare nga një atak kardiak, njoftoi sot ”Bolshoi Theatre”.“Zemra e saj pushoi së rrahuri,” tha Vladimir Urin, drejtori i ”Bolshoi”-it. “Plisjetskaja ishte një balerinë dhe aktore hyjnore dhe pasionante”, deklaroi personazhi i famshëm i kulturës ruse Mihail Shvidkoi.“Rusia është […]
-
Basha në Lezhë: Votoni ofertën e PD-së për punë dhe dinjitet
3 Maj 2015, 15:45TIRANË, 3 maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të dielën, kandidatin për kryetar të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Lideri i opozitës theksoi se ashtu si në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka një padurim të madh për t’i dhënë maxhorancës aktuale mësimin e merituar në 21 qershor për keqqeverisjen. Në 20 […]
-
FRANCË – Le Pen i ndalon babait të saj deklaratat në publik
3 Maj 2015, 15:45PARIS, 3 maj /ATSH-AFP/ – Presidentja e Frontit Nacional, Marine Le Pen ia ndaloi sot babait të saj, Jean-Marie, të flasë në publik në emër të partisë franceze të ekstremit të djathtë, të cilën ai e ka themeluar, pasi idetë e tij janë në kundërshtim me vijën e përcaktuar të partisë. “Jean-Marie Le Pen nuk […]
-
Shkreli: Basha, leje ndërtimi të kundraligjshme; Bashkia: Jemi konform ligjit
3 Maj 2015, 15:45TIRANË, 3 maj/ATSH/.- Këshilltari i kryeministrit, Artan Shkreli akuzoi të dielën kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për dhënie leje ndërtimi në mënyrë të kundraligjshme. Duke e konsideruar të paligjshme dhënien e një leje ndërtimi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, Shkreli tha se “Basha ka shkelur gjithashtu edhe premtimet e tij elektorale”. […]
-
Dako: Fushatë qytetare, distancohem nga aktet e dhunës
3 Maj 2015, 14:41DURRËS, 3 maj/ATSH/.- Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, njëkohësisht kandidati i maxhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit u distancua sot nga çdo akt dhune apo çdo gjest që devijon nga filozofia pozitive e fushatës së tij elektorale. “Në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe shtabit elektoral të kandidatit të kësaj aleance në […]
-
HAGË – Dijsselbloem: Progres në negociatat me Greqinë
3 Maj 2015, 14:41HAGË, 3 maj /ATSH-DPA-ANA-MPA/ – Ka progres në negociatat mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë, deklaroi Jeroen Dijsselbloem. “Po punojnë fort në këto momente dhe është pikërisht kjo ajo që kemi fituar”, deklaroi ministri holandez i Financave, njëkohësisht president i Eurogrupit, duke folur para gazetarëve në Hagë, ku përshkroi ecurinë e negociatave. “Ndërkaq, në fund do […]
-
Veliaj: Tirana ka nevojë për vizion, jo për “çunin e lagjes” që nuk punon
3 Maj 2015, 14:41Veliaj takon banorët e njësisë 8, në kryeqytet TIRANË, 3 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kandidati i majtë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj gjatë një takimi me banorët e njësisë 8 në Tiranë, tha se kryeqyteti nuk ka nevojë për t’u mashtruar, por për zhvillim. Duke iu referuar kryetarit aktual të Bashkisë, Lulzim Basha, ish-Ministri […]
-
KAJRO – HRW: Arabia Saudite ka përdorur bomba thërmuese në Jemen
3 Maj 2015, 14:40KAJRO, 3 maj /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite po përdor bomba thërmuese kundër rebelëve huthi të Jemenit, armë e ndaluar me një marrëveshje të ratifikuar nga 91 shtete, deklaroi sot organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch (HRW). ”Fotografi dhe video të ndryshme tregojnë se këto bomba janë përdorur gjatë sulmeve ajrore […]
-
Rama: Mbështetje maksimale kompanive investuese në miniera
3 Maj 2015, 14:40TIRANË, 3 maj/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me minatorët e minierës së Kalimashit, në Kukës, të cilën e vlerësoi si pasuri kombëtare dhe gjenerator punësimi. Industria e kromit në Kukës, pothuaj e shuar prej shumë vitesh, po rigjallërohet. Fabrika e pasurimit të kromit në Kalimash, me investimet e kryera nga investitorë seriozë në […]
-
Rritet numri i viktimave të tërmetit
3 Maj 2015, 13:56
Shuhet shpresa për të mbijetuarNEPAL-Nga dita në ditë numri i viktimave pas tërmetit në Nepal vazhdon e rritet. Të dhënat e fundit nga zyrtarët lokalë tregojnë se numri i viktimave ka arritur në 7,040 vetë, ndërsa ka shqetësime se kjo shifër mund të rritet, pasi mijëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur.
-
Duma në Shkozet: Puna ime do të nisë nga hallet e qytetarëve
3 Maj 2015, 12:37TIRANË, 3 Maj/ATSH/-. Kandidatja demokrate për bashkinë e Durrësit, Grida Duma vijoi takimet e përditshme me qytetarët, veçanërisht në rrethinat e qytetit, duke u ndalur në zonën industriale të Shkozetit. “Ndonëse një zonë me potencial të madh zhvillimi, e cila nga ana urbane është duke u bashkuar me Durrësin dhe zonën e plazhit, banorët vuajnë varfëri […]
-
Arrestohen 8 pronarë biznesesh për vjedhje të energjisë elektrike
3 Maj 2015, 12:37TIRANË, 3 maj/ATSH/-. Policia e Shtetit gjatë kësaj jave ka evidentuar 29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, teksa ka arrestuar 8 persona në flagrancë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë kësaj jave blutë dhe OSHEE kanë vepruar përmes 70 grupeve të punës, të cilat kanë kryer kontrolle në 3 897 abonentë, ku evidentuan 29 […]
-
Prezantohet kandidatja e majtë Keti Bazhdari në Shkodër, Rama-Meta: Votoni për qytetin tuaj
3 Maj 2015, 12:37TIRANË, 3 maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta prezantuan të dielën kandidaten e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari. Gjatë takimit me qytetarët shkodranë, Meta tha se, Keti Bazhdari ka një projekt gjithëpërfshirës dhe jo vetëm për të majtët. “Unë besoj tek Keti Bazhdari. Ajo ka energjinë […]
-
AXHENDA NDËRKOMBËTARE 3 maj 2015
3 Maj 2015, 12:36NGJARJE KRYESORE KATMANDU – Vazhdojnë përpjekjet për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrimtar të 25 prillit që goditi Nepalin. – I gjithë komuniteti ndërkombëtar i mobilizur për mbledhjen e ndihmave për vendin e varfër aziatik. LAS VEGAS – Amerikani Floyd Mayweather fitoi me pikë të ashtuquajturën ”ndeshja e shekullit” kundër filipinasi Manny Pacquiao, dje në […]
-
Kosova: Turizmi në Tiranë, burim të ardhurash dhe punësimi
3 Maj 2015, 12:36TIRANË, 3 maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kandidati i djathtë për kryebashkiak, Halim Kosova shprehu nevojën për shtimin e informacionit mbi destinacionet turistike në Tiranë, ndërsa hodhi idenë e linjave të dedikuara të transportit. Turizmi duhet t’i sjellë të ardhura qytetit dhe të krijojë vende pune. Kjo është ideja që ka kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, i […]
-
Rama: Reformat, e vetmja mundësi për të ecur përpara
3 Maj 2015, 12:36Kryeministri Rama prezanton në Has, kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Adem Lala TIRANË, 3 maj/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi të shtunën nga Hasi se “reformat që po bën qeveria janë si ilaçi, që edhe pse është i hidhur, është e vetmja mundësi që ne të shohim përpara dhe nesër […]
