Arkiva
-
TIRANË, 5 Maj/ATSH/- Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2015 u rritën me 18.61% krahasuar me periudhën janar-mars 2014. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 477 milionë lekë, apo 67.57% të totalit të […] 5 Maj 2015, 14:02
-
SME-të, rrugë të reja zhvillimi
5 Maj 2015, 14:02TIRANË, 5 maj/ATSH/- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, (MZHETTS) organizoi sot tryezën e rrumbullakët me aktorët dhe grupet e interesit për Aktin e Vlerësimit të Biznesit të Vogël 2015 (SBA), që ka si synim, prezantimin e gjetjeve paraprake të vlerësimit aktual të SME-ve, diskutimi i mospërputhjeve të mundshme në analizë dhe vlerësimi […]
-
Azilkërkuesit/ Tahiri në Salzburg: Vëndet e Ballkanit të konsiderohen të sigurta
5 Maj 2015, 14:01-Forumi i Salzburgut, merr pjesë dhe Ministri Tahiri- TIRANË, 5 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme Samir Tahiri mori pjesë në Ministerialin e Salzburgut, që po zhvillohet në datat 4 – 5 maj në Austri. Në ministerial morën pjesë, vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Shqipëria, Kosova, Mali i […]
-
2014- AKEP: Tregu postar u zgjerua me 7 %
5 Maj 2015, 14:01TIRANE, 5 Maj /ATSH/- Tregu postar u zgjerua me 7 % gjatë vitit 2014, krahasur me me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, të ardhurat financiare në tregun postar gjatë vitit 2014 arritën në 2,986,218,654 lekë. Posta Shqiptare zotëron 68 % të tregut, e pasuar nga […]
-
BRUKSEL – KE: Përkeqësim i ndjeshëm i situatës ekonomike në Greqi në tre muaj
5 Maj 2015, 14:00BRUKSEL, 5 maj /ATSH-AFP/ – Situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm në Greqi që prej fillimit të vitit, me pjesën më të madhe të faktorëve ekonomikë të përkeqësuar si rritja ekonomike, deficitet, borxhi dhe inflacioni, sipas parashikimeve ekonomike të Komisionit Evropian publikuar sot. Rritja ekonomike e Greqisë do të jetë vetëm 0,5 për qind këtë vit, […]
-
KQZ: Partitë të ndalin fushatën, të respektojnë 22 majin
5 Maj 2015, 13:58TIRANË, 5 maj/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri sot thirrje partive politike të ndalojnë fushatën elektorale të nisur para afateve ligjorë, dhe të respektojnë 22 majin, datën zyrtare të fillimit të saj. Në nisje të mbledhjes së sotme të KQZ-së, kryetarja e komisionit Lefterie Luzi iu bëri këtë apel partive politike duke lexuar nenet […]
-
BRUKSEL – KE: Eurozona regjistron përmirësim të rritjes ekonomike
5 Maj 2015, 13:58BRUKSEL, 5 maj /ATSH-AFP/ – Zona euro do të përfitojë këtë vit një përmirësim ekonomik, kryesisht në sajë të një sërë faktorësh të jashtëm, sipas parashikimeve të Komisionit Evropian. Rritja ekonomike do të arrijë në 1,5 për qind këtë vit, kundër 1,3 për qind sipas parashjikimeve të mëparshme publikuar në muajin shkurt. Një lajm tjetër […]
-
Hapet Panairi Virtual i Karrierës në Universitetin e Prishtinës
5 Maj 2015, 13:58PRISHTINË, 5 Maj/ATSH/.- Panairi Virtual i Karrierës, i cili u hap sot në Universitetin e Prishtinës, këtë vit solli, mes tjerash, edhe disa risi rreth informimit për mundësitë e praktikës dhe të punësimit të të rinjve përmes një platforme virtuale. Panair i sivjetëm është i 5-ti me radhë, i organizuar nga Qendra e Karrierës […]
-
3-mujori-Ulet importi i cigareve, shkak ligji anti-duhan dhe rritja e akcizës
5 Maj 2015, 13:57TIRANE, 5 Maj/ATSH/- Importi i cigareve gjatë muajit mars megjithëse shënoi një rritje të ndjeshme krahasuar me muajin shkurt, si tremujor ishte më i ulët në 2015-ën krahasuar me 2014-ën. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë muajit mars të këtij viti u importuan 185 ton cigare, ose rreth 60 ton me […]
-
2014 – BSH: Kredia u rrit 5%, ndërsa depozitat shënuan 1,072.2 miliardë lekë
5 Maj 2015, 13:57TIRANE, 5 Maj /ATSH/- Gjatë vitit 2014, kredia u rrit me pothuaj 5%, krahasur me nje vit më parë, ku kontribut pozitiv dha si kredia në lekë, ashtu edhe edhe ajo në valutë, bëri të ditur Banka Qendrore në raportin e stabilitetit financiar të publikuar së fundi. Sipas BSH-së, ecuria e sektorit është e qëndrueshme […]
-
Ambasadorja kanadeze shpreh përkushtimin për të ndihmuar Kosovën
5 Maj 2015, 13:57PRISHTINË, 5 Maj/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente në Republikën e Kosovës, Louise LaRocque. Kryeministri Mustafa e njohu ambasadoren LaRocque për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën […]
-
Izrael, Netanjahu nënshkruan një marrëveshje koalicioni me partinë ultra-ortodokse Shass
5 Maj 2015, 13:56JERUSALEM, 4 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu nënshkroi dje një marrëveshje koalicioni me partinë ultra-ortodokse sefarde Shass, dy ditë para përfundimit të afatit të parashikuar për formimin e qeverisë së tij, sipas një komunikatë të partisë. Duke shtuar dy marrëveshjet e mëparshme të arritura javën e kaluar me partinë ultra-ortodokse Judaisme i Unifikuar i Torah […]
-
Skandali i përgjimeve në Gjermani
5 Maj 2015, 11:52
Merkel para Komisionit HetimoKancelarja gjermane, Angela Merkel mori në mbrojtje Agjencinë e Shërbimeve Sekrete, pas akuzave se ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara për të spiunuar kompanitë europiane. Duke folur për herë të parë publikisht për akuzat, ajo tha se do të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Hetimor parlamentar.
-
Sulmi në Teksas të SHBA, një nga
5 Maj 2015, 10:38
atentatorët i dënuar për terrorizëmAutoritetet federale në Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë hetime mbi dy personat e vrarë nga policia në Teksas pasi ata qëlluan një roje të sigurisë jashtë në një aktivitet ku do ekspozoheshin karikatura të profetit Muhamed.
SHBA, policia vret 2 persona, sulmuan ne nje event për karikaturën e Profetit -
“Java e filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike” edhe në ambientet e Universitetit të Tiranës
5 Maj 2015, 10:38TIRANE, 5 Maj/ATSH/- Në kuadër të festimeve me rastin e 70-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, Ambasada e Rusisë në Shqipëri zhvilloi disa “mësime të Fitores”, në Universitetin e Tiranës, gjatë të cilëve u shfaq një film artistik rus “Udhëtimi në kohë” (“Ne jemi nga e ardhmja”), me titra në gjuhën shqipe. Para […]
-
Më shumë se 1 000 imigrantë mbërrijnë në portet e Siçilisë dhe Napolit
5 Maj 2015, 10:38ROMË, 5 maj /ATSH-AFP/ – Një anije ushtarake malteze dhe një anije ushtarake italiane mbërritën sot në mëngjes me më shumë se 1 000 imigrantë në bord në portet italiane të Pozzallos, në Siçili dhe të Salernos pranë Napolit, njoftuan stacionet televizive italiane. Në Salerno, një anije ushtarake italiane u ankorua rreth orës 07:00 GMT me 652 imigrantë […]
-
Nishani në SHBA, i ftuar në votimin e rezolutës për kombin shqipta
5 Maj 2015, 10:37TIRANË, 5 maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar, e kërkuar nga anëtari i Asamblesë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj. Zyra e shtypit pranë presidencës bëri të ditur përmes një njoftimi […]
-
Kosovë- Mjekë nga Australia do të operojnë 29 fëmijë me ndërlikime shëndetësore
5 Maj 2015, 10:37PRISHTINË, 5 Maj /ATSH/.- Një ekip i mjekëve nga Australia nën udhëheqjen e profesor, Paddy Dewan, nga dita e djeshme po kryejnë operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK. Sipas një njoftimi të QKUK-së, ky ekip po ndihmon Kosovën nga viti 2010, duke operuar me dhjetëra fëmijë me anomali kongjenitale komplekse, […]
-
Kosovë- Nis ndërtimi i kompleksit të ri të ambasadës së SHBA-së
5 Maj 2015, 09:32PRISHTINË, 5 Maj /ATSH/ – Në Prishtinë do të zhvillohet sot ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajnë fjalime me këtë rast historik”, theksohet në njoftimin për shtyp të ambasadës […]
-
“Lufta në kohën e dashurisë” premierë në TKK
5 Maj 2015, 09:31PRISHTINË, 5 Maj /ATSH- Regjisorja Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku 5 aktorë të rinjë rrëfejnë histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie. Katër gra do të rrëfejnë intimitetet, pasionet, […]
