Bota
-
Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeç, kapiteni Sir Tom Moore, një veteran i Luftës së Dytë Botërore. Me shëtitjet e tij, ai, u bë i njohur në Mbretrërinë e Bashkuar gjatë periudhës së parë të kufizimeve nga pandemia pasi mblodhi fonde monetare për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
2 Shkurt 2021, 20:02 -
Pavarësisht protestave të shumta dhe kritikave të ndërkombëtarëve dënohet me 3 vite e gjysëm burg Alexei Navalny
2 Shkurt 2021, 18:47Gjykata ruse shpalli opozitarin Alexei Navalny fajtor për shkeljen e dënimit me kusht. Ai është dënuar me 3 vite e gjysmë, por do të duhet të kalojë 2 vjet e tetë muaj në qeli, pasi ka kryer 10 muaj në arrest shtëpie.
-
Situata e COVID-19, Austria lehtëson masat kufizuese
2 Shkurt 2021, 18:25Lehtësim nga njëra anë dhe shtrëngim nga ana tjetër pas disa javësh bllokimi total, Austria po përpiqet të ribalancoje masat për të përmbajtur virusin. Nga 8 shkurt, të gjitha dyqanet do të jenë në gjendje të rihapen, parukierët do ti rikthehen punës, muzetë dhe kopshtet zoologjike do të hapen për të pritur vizitorë.
-
Presidenti Italian Sergio Mattarella vendos të dëgjojë zgjidhjet e mundshme për krizën politike të vendit
2 Shkurt 2021, 17:17Të martën Italia ka vendosur të marrë një hap të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së saj të fundit politike. avën e kaluar kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, dha dorëheqjen pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni qeverisës.
-
COVID-19, Anglia teste të shpejta për të gjurmuar variantin e Afrikës së Jugut
2 Shkurt 2021, 16:53Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e variantit afrikan, në të gjithë Anglinë ka nisur testimi i shpejtë për të gjurmuar dhe frenuar përhapjen e tij.
-
VIDEOLAJM/ Në mes të grushtit të shtetit, instruktorja në Mianmar vazhdon e 'pa shqetësuar' stërvitjen e saj online
2 Shkurt 2021, 16:44Mianmar prej më shumë se dy ditësh është në qëndër të vëmëndjes ndërkombëtare për shkak të grushtit të shtetit në vend. Megjithatë në një video të bërë virale, një instruktore fitnesi, po kryente një stërvitje në transmetim të drejtpërdrejtë ndërsa po zhvillohej grusht shteti pas saj.
-
Seanca kundër kritikut të Kremlinit, Navalny ironizon: A mund të më shpjegoni si mund të informoja për gjendjen time, kur isha në koma?!
2 Shkurt 2021, 16:26Kritiku i Kremlinit Alexey Navalny u paraqit të Martën në gjykatën të Moskës në një seancë të tensionuar në të cilën politikani ironizoi sugjerimet se ai duhej të kishte komunikuar me oficerët e lirimit me kusht ndërsa ishte në komë.
-
Erdogan lë makinën e tij luksoze për pak minuta, lëviz me autobusin elektrik pa shofer (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 15:07Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka vendosur që për disa minuta të ndërrojë minuta mjetin e tij të transportit. Duke promovuar në këtë mënyrë edhe përdorimin e mjeteve të transportit elektrike.
-
Ekspertët ndërkombëtarë: Vaksina ruse antiCOVID ka efikasitet prej 91.6% (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 14:07Vaksina ruse e Sputnik V ka një efikasitet prej 91.6% kundër COVID-19, sipas një studimi të botuar në revistën ndërkombëtare shkencore The Lancet.
-
Agjencia Italiane e Barnave: Vaksina AstraZeneca të përdoret edhe në moshat mbi 55 vjeç
2 Shkurt 2021, 13:50Agjencia Italiane e Barnave, Aifa ka shprehur një mendim pozitiv për vaksinën AstraZeneca duke sugjeruar përdorimin e saj edhe në moshat mbi 55 vjeç.
-
Në koma gjatë gjithë pandemisë së COVID-19, zgjohet 19-vjeçari nga Britania e Madhe
2 Shkurt 2021, 13:48Një 19-vjecar i cili pas një aksidenti ra në koma, më në fund është zgjuar, por ajo çka pa e ka çuditur. Joseph Flavill, nga Britania e Madhe ka qëndruar në koma përgjatë gjithë pandemisë dhe kur është zgjuar nuk ishte në dijeni që toka është goditur nga COVID-19, pavarësisht se ai është infektuar 2 herë nga virusi. Herën e parë që u infektua ai ishte në koma, ndërkohë që hera e dytë ka qenë pasi ai është zgjuar.
-
BE ashpërson rregullat, kufizime udhëtimi vendeve jo-anëtare
2 Shkurt 2021, 12:41Në përpjekjet për të vënë nën kontroll pandeminë dhe përhapjen e rasteve të reja, Bashkimi Evropian ka fuqizuar rregullat për udhëtarët nga vendet që nuk janë anëtare të bllokut.
-
Policia spërkat me gaz lotsjellës 9-vjeçaren amerikane, reagojnë qytetarët
2 Shkurt 2021, 11:46Një vogëlushe 9 vjeçare amerikane është spërkatur me gaz lotsjellës nga policia, sepse refuzonte të largohej nga shtëpia e saj. Ngjarja ka ndodhur në Nju York dhe ka ngjallur reagime të shumta në vend.
-
Senatorja amerikane Ocasio-Cortez: Kam qenë viktimë e një ngacmimi seksual (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 11:32Në një rrëfim tejet të vështirë politikania demokrate në SHBA Alexandria Ocasio-Cortez ka thënë se ajo është një viktimë e një ngacmimi seksual.
-
Skandal në Kinë, sekuestrohen 3 mijë doza false të vaksinës anti-COVID
2 Shkurt 2021, 10:39Policia kineze arrestoi më shumë se 80 persona dhe konfiskoi mbi 3 mijë doza false të vaksinës COVID-19 si pjesë e një fushate për të luftuar krimet e lidhura me vaksinat.
-
-
Merkel përpara se të largohet nga detyra bën premtimin: Do të vaksinohen të gjithë gjermanët kundër COVID-19 deri në fund të shtatorit
2 Shkurt 2021, 10:11Kancelaria Angela Merkel u premtoi gjermanëve se do të vaksinohen të gjithë kundër COVID-19 deri në fund të shtatorit. Ajo pas një konference virtuale të zhvilluar me përfaqësuesit e ndërmarrjeve farmaceutike dhe kryeministrat e shteteve gjermane, bëri një deklaratë për shtyp ku tha edhe se qytetarët mund te kenë nevojë të vaksinohet kundër COVID-19 për vite me radhë.
-
Erdogan: Turqisë i duhet një kushtetutë e re ‘civile’
2 Shkurt 2021, 09:24Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi ka nevojë për një kushtetutë të re civile, jo në kushtetutë të bërë në baza ushtarake.
-
COVID-19 / Merkel: Në Gjermani, të gjithë të vaksinuar deri në verë! Britania e Madhe do të prodhojë vaksinën Valneva
1 Shkurt 2021, 22:33Angazhimi më i fundit i kompanisë AstraZeneca për të furnizuar Bashkimin Evropian me vaksina anti- COVID do të mundësojë dorëzimin e nëntë milion dozave të tjera në tremujorin e parë, në një total prej 40 milion dozash, dhe duke arritur një javë më herët sesa parashikimi.
-
Vaksinat COVID-19/ OBSH: 90% e vaksinave janë kryer në vendet më të pasura
1 Shkurt 2021, 21:41Sipas të dhënave të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) deri tani nëntë në 10 vaksinime të korona virusit kryhen në vendet më të pasura. Më shumë se 50 milion injeksione janë administruar tashmë në të gjithë botën, por shumica dërrmuese e tyre kanë qenë në vendet me të ardhura të larta, me Amerikën e Veriut dhe Evropën që kryesojnë.