Bota
-
Baarack, delet e egra të gjetura në një pyll Australian në veri të Melburnit dhe të shpëtuara nga ekipet e shpëtimit janë bërë një trend i vërtetë në mediat sociale që kur shoqata për të drejtat e kafshëve postoi videon në rrjetet e tyre.
25 Shkurt 2021, 13:40 -
Singapor, gruaja pranon krimin, torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau
25 Shkurt 2021, 12:59Një ngjarje e e tmerrshme dhune ka tronditur Singaporin, ku gruaja e një oficeri policie ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau shërbëtoren nga Mianmari.
-
I nominuari për CIA-n: Kina "kundërshtare autoritare', sulmet kibernetike ruse thirrje për zgjim
25 Shkurt 2021, 11:16Testi më i madh për gjeopolitikën amerikane vjen nga Kina është shprehur kështu William Burns, i nominuari i presidentit amerikan Joe Biden për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Burns, i cili ka shërbyer më parë si ambasador në Rusi dhe Jordani, i bëri këto deklarata gjatë seancës së konfirmimit të tij në këtë pozitë, para Komitetit të Senatit për Inteligjencë.
-
Brez i humbur? COVID-19 godet shanset e punësimit të të rinjve në Gjermani
25 Shkurt 2021, 10:49Megjithëse në plan të parë shifrat e papunësisë nuk janë të larta në Gjermani, tregu i punës po tregon efektet e pandemisë. Më së shumti pasojat i vuajnë të rinjtë. Ekspertët paralajmërojnë nga një brez i humbur.
-
Biden ‘përmbys’ politikat e Trump, shfuqizon ndalimin e një pjese të mirë të kërkesave për ‘kartë të gjelbër’
25 Shkurt 2021, 08:26Presidenti i SHBA-së Joe Biden ditën e djeshme anuloi një urdhër që paraardhësi i tij, Donald Trump kishte vënë në fuqi, duke bllokuar aplikantët e “kartës jeshile” për shkak të pandemisë me argumentin se po cënoheshin interesat e amerikanëve dhe po dëmtohej ekonomia vendase.
-
Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë
25 Shkurt 2021, 07:49Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme ndërsa gjigandi i mediave sociale mbrojti qëndrimin ndaj një mosmarrëveshjeje me Australinë lidhur me pagesat për organizatat e mediave.
-
Hungaria, vendi i parë në BE që përdor vaksinën kineze anti-Covid/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin
24 Shkurt 2021, 15:59Hungaria është i pari vend anëtar i Bashkimit Evropian që përdor vaksinën kineze të Sinofarm kundër Covid-19. Vaksinimi ka nisur këtë të mërkurë, dhe u konfirmua me anë të një mesazhi të shkurtër në Facebook nga kryeministri i vendit Viktor Orban.
-
Gjermania intensifikon ‘luftën’ ndaj pandemisë, miraton 3 teste COVID të cilat mund të bëhen në kushte shtëpie
24 Shkurt 2021, 15:55Gjermania miratoi tre teste të COVID-19 për përdorim shtëpiak, si pjesë e strategjisë së Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, për testimin masiv dhe për të ndihmuar ekonominë më të madhe të Evropës të dalë nga një bllokim i cili ka filluar që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar.
-
FDA: Vaksina Johnson & Johnson e sigurt dhe efektive
24 Shkurt 2021, 15:28Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA ka rekomanduar për përdorim vaksinën e Johnson & Johnson.
-
Vala e të ftohtit në SHBA, ujëvara e Niagarës e rrethuar nga akulli
24 Shkurt 2021, 15:02Temperaturat e ulëta dhe stuhia e dëborës në SHBA kanë krijuar pamje tejet të veçantë në një nga ujëvarat më të mëdha në botë atë të Niagarës.
-
Operacioni kundër trafikut të drogës kapen 23 ton kokainë në Gjermani dhe Belgjikë, 1.5 ton heroine në Holandë
24 Shkurt 2021, 14:45Policia britanike, belge dhe holandeze në një bashkëpunim mes tyre arritën të sekuestrojnë më shumë se 1,5 tonë heroinë në portin e Roterdamit, në Holandë. Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe (NCA) tha sot se ngarkesa ndodhej në fuçi të mbushura me kripë Himalaje.
-
Gjermani, dënohet një nga liderët e ISIS
24 Shkurt 2021, 14:26Një gjykatë gjermane ka dënuar një ish-oficer të inteligjencës siriane me katër vjet e gjysmë burg për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit.
-
AstraZeneca nuk përmbush premtimin për Bashkimin Evropian, 90 milionë doza më pak në tre mujorin e dytë
24 Shkurt 2021, 13:52Kompania e prodhimit të vaksinave AstraZeneca pritet të japë më pak se gjysmën e vaksinave COVID-19 që është kontraktuar të sigurojë në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të vitit. Duke ngritur kështu shqetësime se kjo mungesë do të thotë që BE mund të mos jetë në gjendje të përmbushë synimin e saj për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në verë.
-
Ngjarja e habitshme në Itali, gruaja udhëton 151 herë pa biletë, gjobitet dhe dënohet me 6 muaj burg
24 Shkurt 2021, 12:57Një grua italiane është dënuar me 6 muaj heqje liri dhe me një gjobë , pasi kishte ushëtuar plot 151 herë pa biletë në linjën Torino-Milano. Gruaja udhëtonte rregullisht nga Torino - Milano pa paguar.
-
Përfiton edhe Shqipëria/ Pas kritikave, COVAX nis shpërndarjen e vaksinave anti- COVID
24 Shkurt 2021, 11:42Pas kritikave të shumta për vonesa dhe jo rrallëherë edhe deklaratave të fuqishme se Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinat COVAX ka dështuar, ditën e sotme programi ka shpërndarë dozat e para.
-
Lufta kundër COVID-19, Evropa zgjat masat kufizuese (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 10:54Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19, veçanërisht pas rritjes së rasteve me variantet e reja të COVID-19, një pjesë e madhe e shteteve evropiane kanë zgjatur kufizimet.
-
Dokumenti i pa publikuar i OBSH-së: Kina nuk e hetoi siç duhej origjinën e COVID-19 në 8 muajt e parë (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 10:21Kina nuk e ka hetuar siç duhej origjinën e Covid gjatë tetë muajve të parë të pandemisë, sipas një raporti që ka rrjedhur nga OBSH dhe të publikuar nga The Guardian.
-
Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu nën hetim për përdhunimin e një aktorje
24 Shkurt 2021, 10:11Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu është vënë zyrtarisht nën hetim për përdhunimin e një aktorje në shtëpinë e tij tre vjet më parë. Gruaja e akuzon atë për përdhunimin e saj në Paris në gusht 2018.
-
Pandemia ‘pushton’ botën, ja cili është vendi që nuk ka asnjë të infektuar nga COVID-19
24 Shkurt 2021, 09:45Planeti tokë prej një viti është “pushtuar” nga pandemia e COVID-19, por ka një vend në botë në të cilin ende nuk është raportuar asnjë i infektuar. Ky vend ku koronavirusi ende nuk ka shkelur, është fshati i Bolognola në rajonin Marche në Itali.
-
Historike/ Gjykata në Kinë detyron burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 09:36Një gjykatë në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët shtëpiake, pas vendimit për tu divorcuar në atë që konsiderohet si një vendim historik. Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar pasi u martuan në 2015.