Bota
-
20 Dhjetor 2023, 17:22
-
Erdogan i kujton SHBA-së përgjegjësinë historike për të ndaluar sulmet izraelite në Gaza
20 Dhjetor 2023, 17:15Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një intervistë për gazetarët, tha se gjatë një takimi me Presidentin e amerikan, Joe Biden, i kujtoi se SHBA-të kanë përgjegjësi historike për të ndaluar sulmet e Izraelit në Gaza
-
-
Gjykata franceze dënon me 24 vite burg ish-mjekun e Ruandës për rol në gjenocidin e vitit 1994
20 Dhjetor 2023, 17:03Një ish-mjek në Ruandë është dënuar me 24 vite burg nga një gjykatë franceze për përfshirjen e tij në gjenocidin e vitit 1994 në vendin e Afrikës Lindore. Ai u akuzua për organizimin e torturave dhe vrasjeve në gjenocid, në të cilin u vranë 800 mijë njerëz midis prillit dhe qershorit 1994
-
SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia organizojnë stërvitje të përbashkëta
20 Dhjetor 2023, 16:21Bombarduesit amerikanë me rreze të gjata veprimi kanë organizuar stërvitje të përbashkëta me avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut të mërkurën, në shenjë force kundër Koresë së Veriut, e cila e zhvilloi testin e parë të raketës balistike interkontinentale pas pesë muajsh
-
Hungaria kundër marrëveshjes së BE-së për emigracionin dhe azilin
20 Dhjetor 2023, 16:10Hungaria dhe organizatat joqeveritare shprehën mospajtimin e tyre me marrëveshjen e arritur nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për paktin e imigracionit dhe azilit
-
-
-
Qeveria polake shkarkon zyrtarët kontrovers të medias publike
20 Dhjetor 2023, 15:52Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se i ka shkarkuar zyrtarët e medias publike, e cila është konsideruar gjerësisht si zëdhënëse e qeverisë, gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet popullistët e krahut të djathtë
-
Vdekja e 27-vjeçarit nga Durrësi në anijen 'Bibby Stockholm', Britania nis hetimet
20 Dhjetor 2023, 15:25Vdekja e të riut nga Durrësi, Leonard Farruku në anijen “Bibby Stockholm”, e njohur edhe si “burgu lundrues” për azilkërkuesit që kanë kaluar Kanalin La Mansh me gomone, do të hetohet nga autoritetet britanike. Kështu ka deklarur Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly, i cili tha se vdekja e papritur e emigrantit do të hetohej plotësisht dhe Rachael Griffin, mjeke e lartë për Dorset, ka konfirmuar se një hetim për vdekjen e tij do të hapet të enjten, më 21 dhjetor.
-
Kryeqyteti i Zvicrës shqyrton legalizimin e kokainës për përdorim rekreativ
20 Dhjetor 2023, 15:10Kryeqyteti i Zvicrës, Berna po shqyrton një plan për të lejuar shitjen e kokainës për përdorim rekreativ, në një qasje radikale ndaj luftës kundër drogës që besohet se nuk është provuar askund tjetër në botë
-
Konsulli i Britanisë së Madhe rrëmbehet në Ekuador, e shpëton policia
20 Dhjetor 2023, 14:51Biznesmeni britanik Colin Armstrong, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij në Ekuador është shpëtuar nga policia. Ai ishte Konsulli i Nderit i Mbretërisë së Bashkuar në Guayaquil dhe sipas informacioneve ai u rrëmbye nga ferma që ai zotëron në provincën e Los Rios, së bashku me partnerin e tij, herët në mëngjesin e së shtunës
-
Zyrtari i Hamasit: Vizioni ynë është i qartë, duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza
20 Dhjetor 2023, 14:37 -
Nënvarianti i COVID-19 përhapet me shpejtësi në SHBA, rrezikohet një valë e re e sëmundjes në botë
20 Dhjetor 2023, 13:28Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shprehen se nënvarianti i koronavirusit JN.1 po shkakton tani rreth 20% të infeksioneve të reja Covid-19 në këtë vend dhe është lloji me rritjen më të shpejtë të virusit. Tashmë është përhapur shumë në verilindje, ku vlerësohet të shkaktojë rreth një të tretën e infeksioneve të reja
-
Cameron reagon pas deklaratës së Von der Leyen: Nuk do të kthehemi më në BE
20 Dhjetor 2023, 13:10Britania e Madhe i është përgjigjur negativisht dëshirës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për kthimin e mundshëm të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian
-
Spanjë/ 100 grabitje me shpejtësinë ‘e erës’, shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle! 15 të arrestuar, sekuestrohen 10 mijë euro
20 Dhjetor 2023, 12:55Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale ku sekuestruan 10 mijë euro cash, 3 armë, 6 makina të modelit të lartë dhe 15 celularë, në një operacion në Spanjë. Ata kanë arrestuar 15 persona në Barcelonë, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët besohet se kanë kryer më shumë se 100 grabitje disa provinca spanjolle të cilat kryheshin në jo më shumë se 5 minuta, kryesisht shtëpi
-
-
'Europa të përgatitet urgjentisht', kreu i ushtrisë belge: Nuk përjashtohet përhapja e luftës, Rusia ka aleatë në Ballkan duke filluar nga Serbia
20 Dhjetor 2023, 11:58Ndonëse është një skenar i frikshëm për tu menduar, një luftë në shkallë të zgjeruar me Rusinë, duke përfshirë edhe Belgjikën, ishte diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Sot, sipas Michel Hofman, kreu i Forcave të Mbrojtjes së Belgjikës, Evropa ka arsye arsye për t'u shqetësuar
-
-
Gjykata e Kolorados i hoqi emrin nga fleta e votimit, reagon Trump: Kjo është vepër e Sorosit
20 Dhjetor 2023, 11:46Pas vendimit historik nga Gjykata e Kolorados për heqjen e Donald Trump nga fleta e votimit për shkak të trazirave të 6 janarit, një reagim ka ardhur edhe nga ish-presidenti amerikan. Avokatët e tij thanë se do e apelojnë menjëherë vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, kurse vetë Trump tha se kjo është një vepër e miliarderit majtist, George Soros
