Ekonomi
-
Pas kundërshtive ndaj pr/ligjin për taksimin mbi të ardhurat, Komisioni i Ekonomisë ka vendosur shtyrjen e diskutimeve dhe votimit të tij, për muajin janar 2023. Nëse ndryshimet miratohen, nurime thonë se ligji do të nisë zbatimin plot një vit më vonë. Grupet e interesit kanë bërë disa propozime të reja, pasi pretensojnë se drafti i qeverisë është penalizues për bizneset
19 Dhjetor 2022, 17:56 -
Tregtarët e Vlorës në vështirësi: Nuk ka fuqi blerëse, po falimentojmë! Qyetarët: Çmimet janë rritur si në çdo fund viti
19 Dhjetor 2022, 17:21Tregtarët në Vlorë thonë se në këtë fundvit shitjet janë të pakta, ndonëse çmimet e produkteve janë normale. Ata thonë se po vazhdoi kjo situatë rrezikojnë falimentimin. Por qytetarët pohojnë se edhe në këto prag festash çmimet e produkteve kanë pësuar rritje.
-
Qeveria taksë speciale prodhuesve privatë të energjisë! Shteti merr 50% të fitimit për shitjet mbi 8.5 l/kwh
19 Dhjetor 2022, 16:57Qeveria shqiptare do të krijojë një fond të veçantë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset në kohën e emergjencës energjetike, duke vendosur një taksim special ndaj prodhuesve privatë të energjisë elektrike. Tatimi do të jetë sa gjysma e fitimit të të ardhurave për energjinë e shitur në treg të lirë dhe pa asnjë kosto shtesë nga prodhuesit privat, mbi çmimin 8.5 lekë për kilovat/orë
-
Shqipëria fiton betejën rajonale në tregti, e 'mposht' vetëm Serbia
18 Dhjetor 2022, 07:51Tregtia e mallrave në Rajonin e Ballkanit është përmirësuar. Në 10-mujorin e vitit 2022, Shqipëria realizoi 10% të tregtisë totale me 5 vendet e rajonit, nga 6.5% në vitin 2010. Që nga viti 2018 deri në tetor të vitit 2022, Shqipëria ka kaluar në suficit tregtar, përveç Serbisë.
-
Subvencioni i grurit, ‘digjen’ mbi 10 mijë fermerë në Lushnjë, mbollën tokat me farën e vet, duhej fatura për aplikimin
16 Dhjetor 2022, 17:57Të paktë janë fermerët e Lushnjës që përfituan nga skema mbështetëse e Ministrisë së Bujqësisë për grurin. Mbi 10 mijë aplikantë u dogjën, pasi nuk siguruan dot një faturë fiskale për farat. Vetë ata thanë se ky kriter është i padrejtë, pasi farën nuk e kanë blerë, por e kanë siguruar nga fermat e tyre.
-
Raiffeisen Bank Shqipëri, banka e parë që instalon Panele Fotovoltaike për kursimin/prodhimin e energjisë! Pionere e zhvillimit të qëndrueshëm në vend
16 Dhjetor 2022, 16:10Raiffeisen Bank nëpërmjet veprimtarisë të saj ka treguar vazhdimisht që është një nga bankat më të angazhuara me një kulturë korporate të fortë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipër
-
-
Braçe del i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë: Mjaft, s’ja vlen më të jem deputet! S’kam pse të jem i pari, kur bujqit janë të fundit
16 Dhjetor 2022, 14:45Deputeti socialist Erion Braçe ka paralajmëruar sërish largimin nga politika. Braçe ka dhënë një tjetër sinjal ditën e sotme pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, i cili ka dalë i revoltuar duke kundërshtuar mënyrën e ndarjes së fondeve.
-
Shtohet me 5 mld lekë buxheti 2022! Debate te ‘Ekonomia’, Ibrahimaj: Në fokus rindërtimi, sporti dhe blegtorët! Opozita: Akt klientelist, parashikime të dobëta
16 Dhjetor 2022, 14:14Komisioni i Ekonomisë miraton rritjen me 5 miliardë lekë të të ardhurave buxhetore në vitin 2022. Propozimi i qeverisë ka hasur akuzat e opozitës dhe deputetit Socialist Erion Braçe, i cili shprehet kundër mënyrës se si është realizuar shpërndarja e fondeve.
-
Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë blerjet e Euros për vitin 2023, ja sa është vlera e parashikuar
16 Dhjetor 2022, 11:52Banka e Shqipërisë pritet të rrisë blerjet në tregun e brendshëm valutor gjatë vitit të ardhshëm.
-
Turizmi gjallëron tregtinë me pakicë, rritet dhe konsumi i karburanteve, ndonëse importet ranë 10%
16 Dhjetor 2022, 08:26Rritja e numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë në tremujorin e tretë të vitit ka gjallëruar tregtinë me pakicë në vend
-
Porti i ri i Durrësit, Alabbar në 'Real Story': Për 2 muaj vinçat e parë gati për punë, 50 mijë vende të reja pune! Partnerë offshore?! Vetëm unë jam investitori
15 Dhjetor 2022, 21:39Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story” në Report tv, investitori Mohamed El Alabbar, zbulon se përreth 2 muaj do të nisin punimet e para për t’i dhënë jetë projektit të portit turistik të Durrësit. “Arkitekti” i Dubait thotë se ky projekt do të rrisë me 4.5% Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa skeptikëve dhe presionit politik përgjigjen ia jep me besimin që qytetarët shprehën sapo nisën shitjet e para të apartamenteve.
-
Ndërtimi për aksin Thumanë-Kashar nisi pa leje, kompania ‘Gener 2’ filloi punën që me 20 nëntor, leja e zhvillimit iu dha një ditë më parë
15 Dhjetor 2022, 16:48Kompania ‘Gener 2’ i ka filluar punimet për aksin Thumanë-Kashar ende pa marrë lejen zhvillimore nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili duhet ta pajisë kompaninë me dokumentin që përcakton kushtet zhvillimore dhe që shërben si një leje ndërtimi.
-
Porti i ri i Durrësit, një ëndërr apo një iluzion? Mohamed Alabbar në ‘Real Story’ sonte ora 21:00 në Report Tv
15 Dhjetor 2022, 13:54Drejtuesi i emisionit ‘Real Story’ Sokol Balla ka zhvilluar një bisedë me CEO-n e kompanisë Mohamed Alabbar, intervistë e zhvilluar në Durrës.
-
Euro këmbehet me 114.53 lekë, eksperti Gjokutaj: Shkak remitancat dhe paratë e pista
15 Dhjetor 2022, 13:08Euro është këmbyer sot me 114.53 lekë sipas kursit të Bankës së Shqipërisë. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se dy janë faktorët që ndikojnë më së shumti janë remitancat dhe nga ana tjetër janë paratë e pista ose pastrimi i parave
-
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
15 Dhjetor 2022, 12:01Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij Universiteti për të promovuar tek të rinjtë “Paketën e Rinisë” lançuar nga Credins Bank
-
Euro në rënie të lirë, zbret poshtë nivelit të 115 lekëve
15 Dhjetor 2022, 08:28Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.82 lekë, në rënie me 0.39 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, në dy javët e para të dhjetorit, monedha europiane ka humbur gjithsej dy pikë në kursin e këmbimit kundrejt Lekut
-
Ekonomia dhe biznesi i huaj, debati në 'Studio Live! Crawford: Ka largime të investitorëve, preferohen Serbia e Kroacia! Çoçoli: Më së shumti kemi riinvestime
14 Dhjetor 2022, 19:46Ish kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford e konsideroi shqetësuese gjendjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Ai tha se shumë prej investitorëve të huaj, kishin zgjedhur të shisnin aksionet e tyre dhe më pas të investonin në Vietnam apo në vende të tjera ku shihnin më shumë interes.
-
Samir Mane takon studentët: Ndërtimi i sipërmarrjeve të dobishme, ajo që më motivon më shumë
14 Dhjetor 2022, 15:38Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, për të ndarë shembullin personal të ngritjes së një biznesi të suksesshëm. Auditori qendror i universitetit, me dhjetëra studentët pjesëmarrës, u kthye në skenën e një bashkëbisedimi frymëzues për mundësitë që u jepen të rinjve në kohë të ndryshme dhe gatishmërinë e tyre për të provuar
-
Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot do të shitet me 202 lekë/litër! Benzina rritet me 3 lekë, gazi me 2 lekë
14 Dhjetor 2022, 14:51Nafta rritet me 6 lekë, benzina më 3 lekë ndërsa gazi me 2 lekë. Këto janë çmimet e reja të vendosura nga Bordi i Transparencës. Nafta do të tregtohet me 202 lekë nga 196 që ishte më parë, benzina me 178 lekë nga 175 lekë ndërsa gazi ka shkuar në 71 lekë për litër nga 69 lekë/litri që ishte
