Ekonomi
-
Investimet e huaja vijojnë të jenë nën presionin e pandemisë COVID-19. Banka e Shqipërisë raporton se deri në muajin shtator u investuan 711 milionë euro, ose rreth 90 milionë euro më pak se në 2019. Sipas të dhënave fokusi ka qenë industria nxjerrëse, ndërsa ka rënë interesi për energjinë elektrike
26 Dhjetor 2021, 15:18 -
Ballkani i Hapur si mundësi për punëtorët, ekspertët në Maqedoninë e Veriut: Të analizohet mirë tregu i punës dhe të përfshihen të gjitha shtetet
25 Dhjetor 2021, 16:01Përfaqësues nga Odat Ekonomike në Maqedoninë e Veriut thonë se para se të vihet në zbatim marrëveshja për lëvizjen e lirë të punëtorëve, fillimisht duhet bërë një analizë e mirë e tregut të punës, në gjithë rajonin, që Maqedonia e Veriut të mos vijë në një situatë që t’i largohet e gjithë fuqia punëtore.
-
Shtyhen deri më 30 qershor 2022 gjobat për fiskalizimin, Ministrja e Ekonomisë: I japim kohë bizneseve që të përshtaten me procesin e ri
24 Dhjetor 2021, 20:23Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë vendimin që të mos ketë gjoba për bizneset e vogla për mos zbatimin e fiskalizimit deri në 30 qershor 2022. Afati për të mos vendosur gjoba përfundonte në 1 janar 2022.
-
Rritja e çmimeve, ISSH: Shtojmë fondet për pensionistët! Astrit Hado: Duhen paga të larta që të rriten pensionet
24 Dhjetor 2021, 19:18Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado ka sqaruar për Report TV, se në rast se çmimet do të rriten mbi parashikimet, do të rritet edhe indeksimi i pagave. I pyetur se përse nuk rriten por indeksohen pagat, Hado thotë se kostoja është e lartë dhe thellohet deficiti i skemës së pensioneve.
-
Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave, Lame: Në favor të qytetarëve
24 Dhjetor 2021, 17:01 -
Pas blerjes së 'Albtelecom', kompania hungareze 4IG arrin marrëveshjen edhe për blerjen e 'One'
24 Dhjetor 2021, 15:04Kompania hungareze 4IG ka lidhur një marrëveshje përfundimtare për blerjen e operatorit të komunikimeve të lëvizshme në Shqipëri, ONE që është operatori i dytë më i madh në vend me 1.36 milionë abonentë.
-
Agjencia për Eficencën e Energjisë: Projektet që do të ndikojnë në uljen e konsumit të energjisë
24 Dhjetor 2021, 14:37Nevoja për më shumë energji, në një shoqëri që zhvillohet çdo ditë me ritme të shpejta, është mbivendosur tashmë edhe nga një krizë e madhe globale energjie, e shkaktuar kryesisht si pasojë e rritjes së prodhimit pas një viti të vështirë të pandemisë së COVID 19, por edhe nga mbyllja e disa burimeve energjitike me lëndë djegëse.
-
Vendim i Qeverisë/ Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme shtyhet deri më 30 prill 2022! Artan Lame: Risi në favor të qytetarëve
24 Dhjetor 2021, 14:16Afati për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme në vend do të zgjatet edhe me 4 muaj. Ashtu siç Report TV paralajmëroi dje shtyrja e afatit është miratuar nga Këshilli i Ministrave.
-
Zhvillimi i kapitalit njerëzor, qeveria do “ndihmojë” ndërmarrjet që punësojnë të sapodiplomuar
24 Dhjetor 2021, 03:22Qeveria do të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që punësojnë të sapodiplomuar si pjesë e strategjisë për të incentivuar lidhjen mes biznesit dhe universiteteve.
-
Rivlerësimi do shtyhet deri në prill 2022 për tre arsye! 56 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave
23 Dhjetor 2021, 18:30Do të shtyhet përsëri afati për rivlerësimin e pronave. Burime për Report TV konfirmojnë se qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë rivlerësimet e pronave të tyre deri në prill të vitit 2022. Shkaku kryesor për këtë shtyrje është bërë pandemia COVID-19.
-
CoSolve-19 në mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerëve të prekur nga COVID-19
23 Dhjetor 2021, 16:33Çdo Ndërmarrje Mikro, e Vogël dhe e Mesme si dhe fermerët e regjistruar që janë prekur nga pasojat e Covid-19, mund të aplikojnë për mbështetje këshillimore dhe grante në CoSolve-19.
-
Skandal me rrogat në universitet private! Pagat për profesorët deklarohen të njëjta me ato të rojeve dhe punëtorëve të krahut
23 Dhjetor 2021, 14:37Zbulimi i të dhënave personale për më shumë se 637 mijë të punësuar në Shqipëri, nuk është i vetmi skandal. Në databass-ën që ka qarkulluar në rrjetet sociale, të cilën edhe Report TV e disponon, bien në sy nën-deklarimet me pagat për profesione, që në vend janë të mirë-paguara.
-
INSTAT: Rritet rreth 7% Produkti i Brendshëm në tremujorin e tretë në raport me 2021! Në 9 muaj rritja ekonomike ishte 10.1%
23 Dhjetor 2021, 12:12Pas hovit të madh të rikuperimit në tremujorin e dytë, ekonomia e vendit gjatë muajve të sezonit turistik u rrit me 6.99%. Sipas të dhënave të INSTAT kontributin më të madh pozitiv e ka dhënë turizmi, ndërkohë në 9 mujor rritja është mbi pritshmëritë e institucioneve me 10.1%.
-
Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007
23 Dhjetor 2021, 07:40Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien rekord të euros me ofertën e lartë të valutës në treg. Përveç prurjes në vijimësi të lartë të euros në treg, burimi i të cilës është vështirë të identifikohet, tregu mund të jetë ndikuar edhe nga faktorë të përkohshëm.
-
Rritja e konsumit, importet e naftës, birrës dhe kafes arrijnë rekorde historike në 11- mujor
23 Dhjetor 2021, 00:04Hyrjet e turistëve të huaj mbeten 11.4% më pak se para pandemia për janar-nëntor, rritet rëndësia e Kosovës, rikthehen polakët e maqedonasit
-
Në 11 muaj erdhën në Shqipëri 5.4 milionë shtetas të huaj, nuk kapërcehen shifrat e para-krizës! Rriten hyrjet vetëm nga Kosova
22 Dhjetor 2021, 16:455.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, ku pjesa më e madhe ishin për turizëm rreth 5.1 milionë shtetas.
-
Nga janari në qarkullim kartëmonedhat e serisë së re 500 e 2 mijë lekë! Sejko: Rritja e çmimeve do të vazhdojë dhe në 2022
22 Dhjetor 2021, 16:34Në 17 janar të vitit 2022 do të hidhen në qarkullim 2 kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekë. Me hedhjen në treg të këtyre dy kartëmonedhave plotësohet edhe seria e re e kartëmonedhave. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori Gent Sejko i cili në konferencën e fundit për shtyp, u ndal edhe tek inflacioni, rimëkëmbja ekonomike dhe punësimi.
-
-
Marrëveshjet në ‘Open Balkan’, Zusi: Ne do të jemi përfitues më të mëdhenj se dy vendet e tjera të rajonit! Rrapaj: Sektori i ushqimit është i avantazhuar, hiqen një sërë pengesash
22 Dhjetor 2021, 12:57Pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e Tiranës të Open Balkan për tregun e lirë të punës, identifikimit elektronik të qytetarëve, bashkëpunimin në fushën e veterinarisë e të sigurisë ushqimore do të japin efektet që në janar të vitit të ardhshëm
-
Nga 1 janari do ta blejnë energjinë vetë në treg të lirë, bizneset kundër: Ka kosto të lartë, do sjell rritjen e çmimeve të produkteve! Ministria e Energjetikës: Do shqyrtojmë kërkesat
22 Dhjetor 2021, 11:3911 shoqata biznesi shqiptare dhe të huaja kanë kundërshtuar vendimin e OSHEE për të blerë vetë energjinë elektrike në treg të lirë nga 1 janari 2022. Shoqatat e Bizneseve thonë se kjo do të rrisë kostot e prodhimit që rrjedhimisht do të çojë në rritjen e çmimeve të produkteve në tregun vendas.