Ekonomi
-
Sot dhe nesër janë dy ditët e fundit kur mund të deklarohen të ardhurat nga nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër. Ditën e djeshme Drejtoria e Tatimeve rikujtoi përmes një postimi këtë detyrim.
29 Prill 2021, 07:51 -
Nis rigjallërimi i turizmit! Në mars hynë në Shqipëri mbi 170 mijë shtetas të huaj
24 Prill 2021, 09:03Në muajin mars të këtij viti është regjistruar për herë të parë rritje e numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas INSTAT në këtë muaj në vend erdhën më shumë se 170 mijë të huaj, me një rritje prej 78,6% krahasuar me marsin e vitit 2020.
-
Rekord importi i ilaçeve, në muajin mars arriti 28.3mln euro! Ndikim edhe dozat e vaksinave të marra për të luftuar virusin
22 Prill 2021, 20:30Pandemia dhe dozat e vaksinave të marra për të luftuar virusin kanë çuar në rekord importin e ilaçeve në muajin mars të këtij vitit. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin mars vendi ka importuar 28.3 milionë euro produkte farmaceutike, me një rritje prej 11.1 milionë eurosh krahasuar me marsin e vitit të kaluar
-
‘Tkurren’ bankat, nuk japin kredi për bizneset, BSH: Pasiguria ekonomike i ka bërë strikte! Lehtësohen kushtet e kredisë për qytetarët
22 Prill 2021, 20:13Bankat e nivelit të dytë në vend kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi për të gjitha kategoritë e bizneseve si për likuiditet ashtu edhe për investime, por nga ana tjetër janë lehtësuar kushtet e kredisë për qytetarët.
-
Rriten me 117,2 mln € eksportet krahasuar me janar-mars 2020! Nis rimëkëmbja edhe për sektorin e fasonerive
20 Prill 2021, 16:15Tregtia e mallrave po i rikthehet normalitetit, dhe po rritet me ritme të shpejta krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në tremujorin e parë të këtij viti eksportet janë rritur me 21.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje vjen pas një rikuperimi të lehtë në dy muajit e parë të këtij viti
-
Premtimi i madh i PD për anulimin e koncesioneve, ekspertët: Thuajse i pamundur, mund të përfundojmë në arbitrazh
20 Prill 2021, 15:47Anulimi i koncesioneve një nga premtimet më të mëdha të PD-së, konsiderohet thuajse i pamundur nga ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre i drejtë do të ishte rishikimi, pasi anulimi do të rriste kostot për qytetarët sepse shumë nga ato do të përfundonin në arbitrazh.
-
Masat e Bankës së Shqipërisë frenuan kreditë me probleme, Gent Sejko: Ekonomia shënon kthesë në 2021-shin! Të fokusohemi te ulja e borxhit publik
20 Prill 2021, 15:37Ekonomia e vendit do të hyjë në një trajektore pozitive brenda këtij viti dhe rritja do të jetë më e ndjeshme në rast se do kemi një sezon veror të suksesshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur në Komisionin e Ekonomisë, se masa e marra nga ata kanë frenuar një recension të fortë të ekonomisë.
-
34 mijë qytetarë dalin nga sigurimet shoqërore! Eksperti Dermyshi: Rritja e papunësisë cënon pensionet! COVID rriti informalitetin në punësim
20 Prill 2021, 08:5434 mijë të punësuar kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore në vitin e kaluar, ndërkohë që janë shtuar mbi 14 mijë pensionistë. Eksperti i ekonomisë Enkelejd Dermyshi thotë se luhatjet në tregun e punës cenojnë skemën e pensioneve, teksa shton se pandemia ka shtuar punën në të zezë.
-
Akti Normativ/ Shtohet optimizmi, Qeveria pritshmëri më të mëdha për rritjen ekonomike! Rriten me 44.1 mln euro të ardhurat e vitit 2021
17 Prill 2021, 15:16Më 14 prill, nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të ndryshojë përsëri buxhetin duke rritur pritshmëritë për të ardhurat.
-
Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit! Shtohet optimizmi për të ardhurat, rriten pritshmëritë për 2 mld lekë
16 Prill 2021, 21:34Ndryshon për herë të tretë buxheti i vitit 2021. Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të ndryshojë përsëei buxhetin më 14 prill të këtij viti duke rritur pritshmëritë për të ardhurat.
-
Brenda vitit transporti me biletë elektronike! Gonxhja: Përmirësojmë shërbimin për qytetarët! AKSHI: 49 shërbime të DPSHTRR janë online
16 Prill 2021, 17:06Në muajit shtator-dhjetor të këtij viti do të implementohet sistemi i biletës elektronike në transportin ndërqytetës. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja gjatë prezantimit të platformës e-Transport se kjo risi do të përmirësojë cilësinë e shërbimit për qytetarët.
-
-
Rritja e të ardhurave, Vasilika Vjero për Report Tv: Ekonomia po ringrihet! Anulim i fiskalizimit nga PD? Dëmton buxhetin dhe rrit informalitetin
16 Prill 2021, 13:37Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero thotë se rritja e të ardhurave në tre muajit e parë të vitit, është një sinjal pozitiv për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas saj përpos këtyre shifrave është ende herët për të pritur një rimëkëmbje më të shpejtë nga sa është parashikuar.
-
Rriten depozitat/ COVID shton pasurinë e të pasurve, Zef Preçi: Po thellohet pabarazia monetare në popullsi! Rritja e kursimeve tregon se ka probleme
15 Prill 2021, 20:57Sipas një raporti të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave thuhet se në vitin e kaluar u rrit pasuria e të pasurve, ndërsa u ulën kursimet e shtresës tjetër. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preci ky është një sinjal shqetësues sepse thellon pabarazinë në popullsi.
-
COVID-19/ Të ardhurat në 3 mujorin e parë 2021 u rritën me 4.4 mld lekë! Rritet punësimi, konsumi e aktiviteti i bizneseve
15 Prill 2021, 13:31Ekonomia e vendit po rikuperon humbjet që i shkaktoi pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në tre muajit e parë të këtij viti janë mbledhur 108.6 miliardë lekë, janë rritur me 4.4 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar. Ndikimin pozitiv e ka dhënë përmirësimi i punësimit, konsumit dhe aktiviteti i bizneseve
-
Pandemia nxiti përdorimin e teknologjisë, BSH: në 2020 u realizuan 22 milionë pagesa elektronike, po përdoret edhe monedha dixhitale
14 Prill 2021, 22:18Mbi 22 milionë pagesa në vitin e kaluar janë bërë në rrugë elektronike, të nxitura edhe nga pandemia COVID-19. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend, Banka e Shqipërisë thotë se në vitin e pandemisë pagesat nëpërmjet rrugëve elektronike janë rritur me 18.5%, krahasuar me vitin 2019. Ndikim në rritjen e pagesave elektronike ka dhënë pandemia COVID-19, e cila kufizoi lëvizjet e qytetarëve, dhe e vetmja mundësi që ata kishin ishte të përshtateshin me teknologjinë.
-
Brenda qershorit në treg kartëmonedha 10 mijë lekë me figurën e Asdrenit dhe simbole të flamurit kombëtar (VIDEO)
14 Prill 2021, 16:39Banka e Shqipërisë njoftoi se brenda 6 muajve të parë të këtij viti do të hidhet në treg për herë të parë kartëmonedha 10 mijë lekë që do të ketë portretin e poetit të njohur Asdreni. Ndërsa deri në fund të vitit në qarkullim do të hidhen edhe prerjet e reja 500, 1 mijë dhe 2 mijë lekë.
-
Anulimi i fiskalizimit, ekspertët: Premtim elektoral i PD-së! Kjo reformë duhet përmirësuar, është i nevojshëm për të ulur informalitetin
13 Prill 2021, 19:50Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë premtimit elektoral të Lulzim Bashës anulimin e fiskalizimit. Sipas tyre fiskalizimi është i nevojshëm për të ulur informalitetin por duhet përmirësuar që të jetë plotësisht efikas
-
Shifrat e FMN-së: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit
13 Prill 2021, 09:36Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.
-
Banka e Shqipërisë propozon tavan për interesat e kredisë konsumatore: Synojmë të mbrojmë qytetarët nga normat e larta
12 Prill 2021, 19:31Banka e Shqipërisë kërkon të vendosë një normë interesi tavan te kreditë konsumatore të individëve. Një propozim i tillë vjen pas normave të larta të interesit që aplikohen kryesisht nga shoqëritë jo-banka. Banka qendrore thotë për Report TV se synohet mbrojtja e qytetarëve, pasi në treg ka devijime.
