Ekonomi
-
Tuneli i Llogarasë do të kushtojë 140.8 milionë euro dhe do të ndërtohet nga konsorciumi turk, fituese e tenderit në garën e qershorit ku morën pjesë 5 kompani por që 4 prej tyre nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë një bashkim kompanish shqiptare që ofruan më pak se oferta fituese u s’kualifikuan për mungesë eksperience.
11 Tetor 2021, 18:15 -
Çmime stratosferike/ OSHEE blen mbi 24 mijë megavat rreth 6.4 mln euro për 5 ditë drita! Ankandi ishte për 44 mijë MWh energji
11 Tetor 2021, 15:52OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Në total gjatë të dy ankandeve u siguruan 24.920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro, nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh.
-
Niveli më i ulët historik, Banka e Shqipërisë: Kredia e keqe zbret në 6.9%! Është përmirësuar gjendja financiare e bizneseve dhe rritur fuqia paguese
11 Tetor 2021, 14:04Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin gusht kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.9%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
-
Kontradikta me koston e Rrugës së Arbrit, Ministria e Financave: Vlera e investimit arrin në 219 mln euro
11 Tetor 2021, 12:14Kostoja finale e rrugës së Arbrit ende mbetet ‘enigmatike’ për shkak të shifrave kontradiktore që prezantohen nëpër raporte të ndryshme. Ministria e Financave thotë se vlera e investimit është 219 milionë euro, ndërsa në dokumentin e tenderit thuhet se fondi për këtë projekt është 277 milionë euro.
-
Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh
11 Tetor 2021, 07:42Në Bursën Hungareze çmimi i energjisë në pik për këtë të hënë( 11 tetor) ishte 219.52 euro MWh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10 kur në pik energjia u shit me 227.18. Çmimi mesatar për të dyja ditët u luhat në 192 euro/MWh. Ankandi i fundit i FTL vjen vetëm dy ditë pas publikimit të planit të qeverisë per t’i berë ballë situatës së krijuar me energjinë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
-
'The Economist': Epoka e bollëkut ka mbaruar, ja pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta
10 Tetor 2021, 13:13Investimet tek sektori i nxjerrjes së qymyrit janë më të pakt nga të gjithë sektorët e energjisë. Edhe në Kinë dhe Indi, të cilat kanë termocentraleve të reja me qymyr, prirja është kundër karburanteve fosile. Një rënie e investimeve, mund të bëjë që disa investitorë të naftës, gazit dhe qymyrit, të duket si banditë
-
Kriza energjetike, Konfindustria: Të riformatohet qeveria me një Ministri Energjie! Ka keqmenaxhim, kemi rezervat më të mëdha të naftës në Evropë por çmimet nga më ta lartat
10 Tetor 2021, 12:35Duke marrë shkas nga situata e krijuar me krizën energjetike e cila pritet të sjellë një rritje të madhe çmimesh, Konfindustria kërkon nga Kryeministri Rama që një prej masave të menjëhershme të jetë riformatimi i Qeverisë me një portofol të veçantë për energjinë.
-
Kriza energjetike, KESH: Prurjet në kaskada janë 60% më pak se mesatarja shumëvjeçare por situata normale! Ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin
10 Tetor 2021, 07:34Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjetike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjetik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve.
-
Shpallen fituesit/ Dy kompani turke do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë
9 Tetor 2021, 20:06Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur këtë fundjavë dy kompanitë fituese që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë. Report Tv mëson se vlera e tenderit është 139.6 milion Euro.
-
Emergjenca energjetike, eksperti në Report Tv: Nuk është krizë, por keqmenaxhim! Shqipëria prodhon mjaftueshëm energji për të mbuluar nevojat e konsumatorëve
9 Tetor 2021, 19:39Përpos faktit se vendi është në një emergjencë për prodhimin e energjisë elektrike, eksperti i energjisë, Eduard Elezi në studion e 'Report Tv' tha se kjo nuk është një krizë, por një keqmenaxhim i kompanive. Elezi thotë se Shqipëria prodhon mjaftueshëm energji elektrike për konsumatorët.
-
Paratë e dyshimta po shtrenjtojnë apartamentet, ekspertët: Ndërtuesit nuk kanë prioritet shitjet! Ardhja e studentëve rriti me 20% çmimet
9 Tetor 2021, 14:43Çmimet e apartamenteve po rriten përpos kërkesave që u ulën në muajin shtator. Shkak për këtë shtrenjtim sipas ekspertëve po behet investimi i parave të dyshimta në ndërtim. Ekspertët sugjerojnë që institucionet të verifikojnë burimet e parave të ndërtuesve.
-
Fabrika e 'Ferronikelit' ndërpret punën, shkak kriza energjetike dhe rritja e çmimit
9 Tetor 2021, 13:21Fabrika e “Ferronikelit” ka ndërprerë përkohësisht punën, kjo për shkak të krizës energjetike në Europë dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale. “NewCo Ferronikeli”, është kompania më e madhe eksportuese në Kosovë.
-
Lehtësimi i procedurave doganore do të rrisë shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës
9 Tetor 2021, 01:12Administrata Doganore Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe të konsoliduar në të gjitha drejtimet dhe për të gjitha çështjet me interes dypalësh.
-
Kostot për km në bypass-in e Tiranës, me fondet e donatorëve, 2-3 herë më të lira se rrugët e dhëna me PPP
8 Tetor 2021, 20:24Projektet për ndërtimin e bypassit të Tiranës, nyja më e rëndësishme rrugore që shmang qarkullimin nga kryeqyteti për makinat transit, janë gati.
-
Vijon rritja e çmimeve, shtrenjtohen me 13% zarzavatet, INSTAT: Inflacioni në muajin shtator arriti në 2.5%
8 Tetor 2021, 20:23Çmimet e ushqimeve në shtator të këtij viti vijuan të rriten. INSTAT thotë se në muajin e kaluar inflacioni ishte 2.5% dhe ndikimin më të madh e kishte shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburantit. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i zarzavateve është rritur me mbi 13%.
-
Kriza energjetike/ Arben Malaj në Report Tv: Nuk ka Kryeministër në botë që krijon panik, kjo është kriza e dështimit të Ramës! Të garantojë urgjentisht mbrojtje sociale për shtresat në nevojë
8 Tetor 2021, 18:15Për ish-ministrin e Financave, ish-anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, aktualisht President i Institutit për Mirëqeverisjen, kjo krizë e fundit energjetike dhe çmimesh është kriza e dështimit të Qeverisë së Edi Ramës.
-
PR/ligji: Shteti u cakton fermerëve ç’duhet të mbjellin, kulturat bujqësore sipas rajoneve! Eksperti: Rrit prodhimin
8 Tetor 2021, 16:02Deputeti Agron Duka ka dërguar në Kuvend një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për bujqësinë, në mënyrë që shteti të ndërhyjë për të udhëzuar fermerët për kulturat që duhet të mbjellin. Kjo nismë ligjore sipas kreut të Agrobiznesit Agim Rrapaj, është pozitive pasi do të rriste prodhimin e fermerëve në vend.
-
Ndërtuesit raportojnë rënie të porosive, por pritshmëritë për rritjen e çmimeve mbeten në nivele rekord
8 Tetor 2021, 07:55Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
-
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë gropë e “zezë”, kërkohen 56.7 mln euro shtesë, mbyllja e punimeve shtyhet më 2023
8 Tetor 2021, 00:04Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove.
-
Të dhënat për periudhën Janar-Tetor/ OSHEE dhe KESH kanë shitur 61 milionë euro energji elektrike, dhe kanë blerë nga jashtë 100.3 milionë euro
7 Tetor 2021, 18:13Teksa e gjithë bota kërcënohet nga kriza energjetike, Shqipëria ka shitur gjatë këtij viti 61 milionë euro energji, dhe ka blerë nga jashtë 100.3 milionë euro. Sipas të dhënave nga OSHEE, çmimi mesatar për një megavat energji të blerë këtë vit ka qenë 150 euro