Ekonomi
-
Administrata Doganore Shqiptare dhe “Border Force International” të Britanisë së Madhe shumë shpejt do të nënshkruajnë e një Memorandumi Mirëkuptimi në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fuqizimin e kontrollit kufitar për të luftuar trafiqet e paligjshme.
9 Qershor 2021, 19:05 -
Çmimet e larta të vajit dhe zarzavateve rritën inflacionin e majit në 1.8%
9 Qershor 2021, 08:45Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit në muajin maj me 1.8 për qind, ku peshën kryesore e patën çmimet e vajit, zarzavateve dhe shërbimeve e transportit.
-
Banka Botërore rishikon pritshmëritë për rimëkëmbjen ekonomike! Rritja për Shqipërinë do jetë 4.4% dhe jo 5.1%
8 Qershor 2021, 22:51Sipas raportit Ekonomia shqiptare këtë vit do të rritet me 4.4%, nga 5.1% që ishte parashikimi në janar. Po ashtu pritshmëritë janë ulur edhe për vitin 2022 me 0.7% dhe është vlerësuar se rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do jetë 3.7%, aq sa do jetë edhe në 2023
-
Grante e garanci sovrane për bizneset e vogla, gati projektligji për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro! Për 10 vite pritet të shpenzohen 106.3 mln lekë
8 Qershor 2021, 20:05Zhvillimi i ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme është në qendër të një projektligji të hartuar nga Ministria e Financave e që është hedhur për konsultim publik. Synimi i draftit është të japë grante apo garanci sovrane për këto biznese në mënyrë që të zhvillohen më shpejt.
-
Shqiptarët çlirohen nga ethet e COVID, më pak kursime! Raporti i BSH: Besimi në ekonomi nisi rritjen nga maji
8 Qershor 2021, 19:53Pasiguria nga pandemia është kapërcyer nga qytetarët shqiptarë, vlerëson Banka e Shqipërisë kur thotë se në muajin maj është ulur kursimi që kapi shifra rekord gjatë pandemisë. Banka vrojton se besimi në ekonomi është përmirësuar për shkak të përmirësimit t gjendjes financiare të bizneseve si dhe të qytetarëve.
-
Publikohet projekt-rregullorja, ja çfarë duhet të raportojë Byroja e Sigurimeve në AMF
8 Qershor 2021, 10:47Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projekt-rregulloren “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit” dhe e ka nxjerrë atë për konsultim publik.
-
Celularët, rritja e përdorimit të internetit nuk ndalet, 33% më shumë në janar-mars
8 Qershor 2021, 08:22Përdorimi i internetit nga celularët ka shënuar rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti dhe në raport me janar-mars 2020 ishte të paktën 33 për qind më shumë. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2021 ishte rreth 31 Milion GByte.
-
Pushteti vendor i papërgatitur përballë emergjencave! Pandemia uli me 5.3% të ardhurat e bashkive
7 Qershor 2021, 17:42Pandemia COVID-19, ka ulur ndjeshëm të ardhurat e bashkive. Sipas raportit për Financat Vendore, thuhet se të ardhurat në 2020 u ulën me 5.3%. Ndërkohë në raport theksohet se bashkitë janë të papërgatitura për të përballuar emergjenca të ndryshme.
-
Rritet me 18 mld lekë fatura për kompensimin e pronave! Në 5 vite janë paguar vetëm 788 ish-pronarë, Manja: Përfundoni procesin
7 Qershor 2021, 16:56Që nga viti 2016 deri në fund të vitit që shkoi ka përfunduar kompensimi për 788 ish-pronarë, nga 18 mijë dosje të vlerësuara financiarisht. Gjatë raportimit të kryetares së Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baçi, kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja kërkoi përshpejtim të kompensimit të dosjeve, dhe përmbyllje të procesit, në kushtet kur 2026-a përcakton limitin ligjor.
-
REPORTAZH/ 'Pusho Shqip', det, histori e kulturë! Vendi hap dyert për vizitorët vendas e të huaj
7 Qershor 2021, 16:29Industria e turizmit edhe pse është plagosur nga pandemia COVID-19, tanimë është gati për të nisur gjithçka nga e para dhe më të fortë.
-
Kredia e re për shtëpi arrin nivelet më të larta të gjashtë viteve të fundit
7 Qershor 2021, 07:36Kredia për blerjen e banesave nga individët po shënon vlera rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-prill, sektori bankar disbursoi rreth 10.5 miliardë lekë, ose mbi 85 milionë euro kredi të reja për shtëpi.
-
Pandemia “kyçi” 408 biznese të huaja në Shqipëri! Gent Beqiri: Rritja ekonomike këtë vit është e sigurt
6 Qershor 2021, 21:45Efektet negative të pandemisë COVID-19 janë ndjerë edhe tek bizneset e huaja. Vetëm në vitin e kaluar janë mbyllur 408 biznese të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar.
-
Zonat e mbrojtura tërhoqën 2.5 mln turistë në 2020, Shkodra ‘lider’ për turizmin natyror
5 Qershor 2021, 22:51Zonat e mbrojtura të vendit po tërheqin çdo ditë e më shumë turistë vendas e të huaj. Në vitin që shkoi edhe pse në rënie të ndjeshme nga pandemia, Velipoja, liqeni i Pogradecit dhe i Shkodrës. kanë tërhequr mbi 349 mijë vizitor të huaj.
-
Intervista/ Nga 1 korriku aplikohen afatet e reja për dëmshpërblimet e dëmeve të aksidenteve, nëndrejtorja e AMF: Ndryshojnë edhe policat e sigurimit
5 Qershor 2021, 16:41Nga data 1 korrik fillon zbatimin ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ndryshimet e reja ligjore kanë rishikuar edhe afatet kohore për përfitimin e dëmshpërblimit në rast të një aksidenti si dhe për herë të parë futet në zbatim Raporti Evropian i Aksidenteve.
-
Dita Botërore e Mjedisit, kreu i AKZM, Dedej: Kemi bërë progres në fushën e mjedisit, problem ndotja e ajrit dhe trajtimi i mbetjeve
5 Qershor 2021, 16:03Në ditën botërore të mjedisit, kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej tha në Report TV se duhet punuar më shumë për cilësinë e ajrit dhe menaxhimit të mbetjeve. Përpos këtyre dy problematikave Dedej tha se vendi ka bërë progres në fushën e mjedisit dhe është rritur ndërgjegjësimi
-
Tatimpagues në Shëngjin nuk deklarojnë të ardhurat! Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj: Në maj 250 bizneset nuk kanë prerë asnjë kupon
5 Qershor 2021, 08:19Pavarësisht se Shëngjini kishte fundjavën e kaluar vizitorë të shumtë, pjesa më e madhe e bizneseve, rezultojnë se nuk kanë prerë asnjë kupon tatimor. Kjo shkelje ka vijuar përgjatë gjithë muajit maj, ndërsa bizneset kanë shmangie edhe deklarimet mbi numrin e punonjësve.
-
Ekonomia që vret/ 215 vetëvrasje, rriten tentativat në vitin e pandemisë
5 Qershor 2021, 08:05Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm.
-
Lista/ 182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia më të financuarat
4 Qershor 2021, 07:16Një listë e detajuar e Ministrisë së Financave, ku raportohet përdorimi i fondeve buxhetore për investime, tregon se procesi i zgjedhjeve, projektet e koncesioneve, rindërtimi i pasojave të tërmetit, programet e subvencioneve për bujqësinë nga programi IPARD i Bashkimit Europian ishin më të financuarat
-
Prezantohet përfaqësuesi i ri i Përhershëm të Zyrës së BB-së në Shqipëri, Sejko: Të forcojmë bashkëpunimin
3 Qershor 2021, 14:42Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,Gent Sejko zhvilloi një takim me një delegacion të Bankës Botërore (BB). Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Përfaqësuesit të ri të Përhershëm të Zyrës së BB-së në Shqipëri, Emanuel Salinas.
-
Impianti i parë fotovoltaik lundrues në Shqipëri fillon operimet tregtare, Balluku: Arritje e madhe, dy burime energjie brenda së njëjtës hapësirë (VIDEO)
2 Qershor 2021, 18:05Pas përfundimit me sukses të fazës së zbatimit dhe lidhjen me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, njësia e parë e Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës ka filluar operimet tregtare. Impianti po prodhon energji të rinovueshme dhe ajo po futet në rrjetin shqiptar të energjisë.
