Ekonomi
-
Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë premtimit elektoral të Lulzim Bashës anulimin e fiskalizimit. Sipas tyre fiskalizimi është i nevojshëm për të ulur informalitetin por duhet përmirësuar që të jetë plotësisht efikas
13 Prill 2021, 19:50 -
Shifrat e FMN-së: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit
13 Prill 2021, 09:36Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.
-
Banka e Shqipërisë propozon tavan për interesat e kredisë konsumatore: Synojmë të mbrojmë qytetarët nga normat e larta
12 Prill 2021, 19:31Banka e Shqipërisë kërkon të vendosë një normë interesi tavan te kreditë konsumatore të individëve. Një propozim i tillë vjen pas normave të larta të interesit që aplikohen kryesisht nga shoqëritë jo-banka. Banka qendrore thotë për Report TV se synohet mbrojtja e qytetarëve, pasi në treg ka devijime.
-
Zgjerohet fasha orare, përfaqësuesi i Shoqatës së lokaleve: Pa ndikim pasi është muaji i Ramazanit! 30-40% e bareve të vogla kanë falimentuar
12 Prill 2021, 14:59Shtyrja e orës policore me 120 minuta nuk do të ketë ndikim të madh në aktivitetin e bareve dhe restoranteve, pasi do të agjërohet. Enri Jahaj përfaqësues i shoqatës së këtij sektori thotë për Report TV, muaji i Ramazanit do të ulë konsumin gjatë ditës. Ndërkohë shprehet se 40% e lokaleve familjare janë mbyllur.
-
Pronësia industriale/ Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme për biznesin
12 Prill 2021, 12:35Që nga muaji korrik 2020 Drejtoria e Pronësisë Intelektuale në Shqipëri është bërë pjesë e E-albania, ku biznesi mund të aplikojë direkt pa qenë nevoja për tu paraqitur fizikisht pranë DPPI.
-
Sejko takim online me FMN dhe BB: Vaksinimi shpresë për rimbëkëmbjen ekonomike që këtë vit, bankat janë të mirëkapitalizuara
9 Prill 2021, 16:44Guvernatori Gent Sejko ka merrë pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, i cili u organizua virtualisht. Fluksi pozitiv i kreditimit të ekonomisë ka qenë thelbësor në zbutjen dhe përballimin e nevojave financiare të biznesit.
-
Ulet me 53% stoku i parimbursuar i TVSH-së! Janar-Mars 2021 u rimbursuan 7.54 mld lekë TVSH
8 Prill 2021, 21:20Në tremujorin e parë të këtij viti është rritur ndjeshëm rimbursimi i TVSH-së për bizneset. Sipas Administratës Tatimore për periudhën janar-mars janë dhënë për rimbursim 7.54 miliardë lekë.
-
E pësojnë individët që deklarojnë të ardhurat jashtë territorit, 'Tatimet: Do të shkëmbejmë informacionin me shtetet e tjera
8 Prill 2021, 09:42Përmes një njoftimi të posaçëm Drejtoria e Tatimeve ka bërë me dije se të gjithë individët që janë subjekt i deklarimit vjetor të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), duhet të raportojnë me saktësi në këtë deklaratë edhe të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
-
FMN: Ekonomia globale pritet të rritet 5.5% gjatë këtij viti
6 Prill 2021, 18:54Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel rekord këtë vit, një ripërtëritje e fuqishme nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.
-
Pas goditjes nga pandemia, rritet besimi i biznesit dhe i konsumatorëve në ekonomi! BSH: Industria e ndërtimi sektorët më pozitivë
6 Prill 2021, 17:17Besimi i qytetarëve dhe i bizneseve në ekonomi është përmirësuar në tre muajit e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë përmirësimi është më i ndjeshëm tek industria dhe shërbimet. Nga ana tjetër, përpos rritjes së lehtë besimi i konsumatorëve është poshtë mesatares historike.
-
"‘Made in Albania', tashmë markë e sigurt në Evropë", Alban Zusi për Report Tv: Të krijohen zona industriale! Në programin e opozitës ka dëshira të parealizueshme
6 Prill 2021, 13:06Alban Zusi thotë për Report TV se marka ‘Made in Albania’ po fuqizohet dhe po preferohet nga bizneset e huaja. Sa i takon programeve politike Zusi shpreh rezerva për atë të opozitës, sipas të cilit ka dëshira të parealizueshme.
-
Rriten të ardhurat në buxhet nga punësimi, ulen të ardhurat nga zerimi i taksës për bizneset
5 Prill 2021, 16:22Heqja e taksave për biznesin e vogël, ka nisur të jap efektet e para në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin kanë pasuar rënie në dy muajit e parë të vitit. Ndërsa nga ana tjetër është gjallëruar punësimi, pasi janë rritur të ardhurat e lidhura me tregun e punës.
-
Vaksinimi masiv pozitiv për shpëtimin e sezonit veror, operatorët turistik: Mesazh për ndërkombëtarët, që Shqipëria është vend i sigurt
4 Prill 2021, 17:18Operatorët turistikë e mirëpresin vendimin për të nisur vaksinimin në këtë sektor, dhe thonë se ky është një mesazh pozitiv edhe tek shtetet e huaja. Sipas tyre Shqipëria do konsiderohet vend i sigurt dhe të huajt mund të lehtësojnë masat.
-
Lufta kundër COVID dhe infrastruktura, Banka Europiane e Investimeve: Ndihma për Shqipërinë
3 Prill 2021, 08:05Përfaqësuesi i saj për Ballkanin Perendimor, Alessandro Bragonzi thotë se kjo bankë në bashkëpunim me BE-në po punon për të lehtësuar pasojat e pandemisë duke rritur investimet, sidomos tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që janë shtylla të ekonomive së tyre.
-
Ndërtimi e paratë e shpenzuara për shëndetësinë 'frenuan' recesionin ekonomik! Eksperti: Kujdes me fondet e 2021, vaksinimi sinjal pozitiv për ringritjen
2 Prill 2021, 20:20Recesioni më i thellë i ekonomisë vitin e kaluar është frenuar nga ndërtimi si dhe financimi i shëndetësisë e nevojave të pandemisë. Ekspertët thonë se duhet të tregohet kujdes me shpërndarjen e fondeve këtë vit.
-
Përdorimi i internetit/ Qytetarët ‘fiksohen' pas informacioneve për shëndetin! Rriten me 9.4% shitjet-blerjet online në 2020
2 Prill 2021, 16:54Sipas raportit të INSTAT interneti gjatë vitit të kaluar është përdorur më shumë për kërkim informacioni për shëndetin, me një rritje prej 8.7% krahasuar me 2019.
-
Pandemia nxiti përdorimin e internetit! INSTAT: Rritet me 12.1% numri i familjeve që kishin akses në teknologji, burrat më të varur se gratë
2 Prill 2021, 16:29Pandemia COVID-19 ka nxitur qytetarët që të shkojnë drejtë përdorimit të teknologjisë, për punë, për të blerë apo për të marrë shërbime të ndryshme. Përdorimi i internetit ka arritur kulmin gjatë karantinës, ku i vetmi mjet komunikimi ku mund të merrje informacion dhe të kryeje pagesa apo blerje ishte teknologjia.
-
Bankat, pro vënies së tavanit për interesat e kredive! Propozimi u bë nga BSH pas abuzimeve nga shoqëritë jo-banka
2 Prill 2021, 15:01Bankat e nivelit të dytë në vend janë shprehur pro ndryshimit që propozon Banka e Shqipërisë për vendosjen e një tavani për normat e interesit për kreditë konsumatore. Sipas një njoftimi të shoqatës së Bankave ky është një vendim që mbron interesat e publikut dhe rrit më tej transparencën.
-
Vendimi/ Rriten pensionet me 2.7% për 700 mijë pensionistë
1 Prill 2021, 20:04Qeveria ka vendosur të rrisë me 2.7% të gjitha pensionet në vend, përfshirë pensionin social, atë të pleqërisë, pensionin e invaliditetit, pensionet e ushtarakëve apo minatorëve dhe naftëtarëve.
-
88.590 të dypunësuar do dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Tatimi për pagat do të rivlerësohet, qytetarët do të paguajnë më shumë
1 Prill 2021, 19:16Të gjithë të dypunësuarit në fund të muajit prill do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit