Ekonomi
-
Pas një rënie të fortë në muajit e izolimit, dërgesat nga emigrantët kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2010. Në periudhën korrik-shtator të këtij viti emigrantët kanë sjellë 197 milionë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë në këtë periudhë janë rritur dërgesat nëpërmjet institucioneve bankare dhe jo vetëm.
11 Dhjetor 2020, 17:11 -
Turistët e huaj shpenzuan 904 milionë euro më pak për 9-mujorin! Sa 'kursyen' shqiptarët duke mos ikur jashtë
11 Dhjetor 2020, 08:17Të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro për 9-mujorin, nga 1.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie prej 55% me bazë vjetore. Shqiptarët kanë shpenzuar më pak në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ata shpenzuan për udhëtimet jashtë 507 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro në janar-shtator 2019, me një tkurrje prej 58%.
-
Rikthehen në punë 34 mijë qytetarë, INSTAT: Papunësia ra në 11.6%! Korrik-Shtator ulet paga mesatare, rënia më e madhe në sektorin privat
10 Dhjetor 2020, 17:26Gjatë sezonit veror tregu ka arritur të rikthejë një numër të konsiderueshëm qytetarësh në punë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të këtij viti, që konsiston me daljen nga karantina papunësia ka rënë me 0.3% krahasuar me tremujorin e dytë kur ishim të izoluar.
-
Ulet me 102 mln euro borxhi i jashtëm bruto! Banka e Shqipërisë: Arriti në 8.8 mld euro në shtator
10 Dhjetor 2020, 17:20Në fund të muajit shtator borxhi i jashtëm bruto ka zbritur me 102 milionë euro. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të nëntëmujorit stoku i borxhit ishte 8.8 miliardë euro, nga 8.9 miliardë euro që ishte në qershor.
-
Shtyhet për në 30 shtator 2021 rivlerësimi i pronave! Deri më tani kanë aplikuar 56 mijë qytetarë, vlerësuesi i pasurive: Bizneset nuk kanë shfaqur interes
10 Dhjetor 2020, 16:27Shtyhet për herë të dytë rivlerësimi i pronave për shkak pandemisë COVID-19. Afati nuk përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, por në 30 shtator 2021. Ekespertët thonë se edhe tatimi 3%nuk është marrë në konsideratë nga qytetarët
-
Gent Sejko: Pandemia ka goditur ekonominë, humbi rreth 50 mijë vende pune! Sistemi bankar shqiptar mbetet i shëndetshëm
10 Dhjetor 2020, 14:00Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklarur se ekonomia shqiptare është goditur fort si pasojë e pandemisë, duke bërë që 50 mijë vende pune të humbasin, kjo sipas tij e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%.
-
Miratohet projektligji, llogaritë bankare do vihen në survejim! Zv/ministrja e Financave: Do gjurmojmë pasuritë e dyshimta (VIDEO)
9 Dhjetor 2020, 16:10Është miratuar në Komisionin e Ligjeve projektligji për krijimin e regjistrit qendror të llogarive bankare. Qëllimi i këtij projektligji është të parandaloj pastrimin e parave në sektorin financiar. Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro tha në komision se nëpërmjet kësaj nisme gjurmohen pasuritë e dyshimta.
-
Naftë pa taksë/ Kreu i shoqatës së agro-biznesit: Në 2021 do përfitojnë 80 mijë fermerë! Do jepet me kartë elektronike, s'do ketë abuzime
9 Dhjetor 2020, 13:34Kostot e fermerëve vitin që vjen do të përgjysmohen për shkak të heqjes së taksave për karburantin, por kryetari i shoqatës së agro-biznesit, Agim Rrapaj thotë se ata ende nuk janë të informuar për mënyrën e aplikimit për t’u bërë pjesë e skemës së përfitimit.
-
21% e të rinjve të papunë/ Eksperti Muça: 3 shkaqet kryesore! Tregu kërkon më shumë zanatçi sesa të shkolluar
9 Dhjetor 2020, 07:41Mbi 21% e të rinjve në vend nuk janë të punësuar dhe sipas të dhënave të INSTAT deri në muajin qershor ishin 71 mijë të rinj të papunë. Ekspertët teksa listojnë shkaqet kryesore thonë se edhe paga e ulët i demoralizon dhe i bënë joaktiv
-
Prodhim i bollshëm i vajit të ullirit në Dumre/ Fermerët për Report Tv: Nuk ka treg, ka rënë edhe çmimi (VIDEO)
8 Dhjetor 2020, 17:37Zona e Dumresë njihet për prodhimin e ullirit. Këtë vit për shkak të prodhimit të lartë, ka rënë çmimi. Nga ana tjetër fermerë dhe prodhues kërkojnë një pikë grumbullimi për tregtimin e vajit të ullirit.
-
Naftë 50% më e lirë/ Vetëm 1500 fermerë të pajisur me NIPT në 2 muaj, zv. ministri i Bujqësisë Kristo në Report Tv: Do të bëjmë fushatë 'agresive' ndërgjegjësimi
8 Dhjetor 2020, 13:47Që në tetor Qeveria shqiptare ka dhënë një lajm shumë të rëndësishme për të gjithë fermerët. Kryeministri Rama shpalli projektin e Qeverisë për të hequr nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit.
-
Qeveria shpërblim pensionistëve në fundvit! Dy shumat që po diskutohen
8 Dhjetor 2020, 12:14Qeveria ka vendosur të japë një shpërblim për pensionistët këtë fundvit, pavarësisht se vështirësive në buxhetin e shtetit për shkak të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19.
-
Pandemia godet sektorin e metaloreve/ Miratohet heqja e taksës së rentës minerare për 1 vit për kompanitë e nxjerrjes e përpunimit të bakrit e kromit
7 Dhjetor 2020, 20:26Pavarësisht kundërshtive të Ministrisë së Financave për heqjen e taksës së rentës minerare për të gjithë sektorin metalor të kromit dhe bakrit, Komisioni i Ekonomisë miratoi heqjen e taksës për vitin 2021.
-
COVID-i ul të ardhurat e bashkive! Në 10 muaj kanë mbledhur vetëm 18.4 miliardë lekë
7 Dhjetor 2020, 17:19Pandemia ka prekur ndjeshëm buxhetin e bashkive. Në 10 muaj të ardhurat e tyre kanë rënë me 2.3 miliardë lekë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Rënia më e madhe e të ardhurave është konstatuar tek taksat lokale.
-
Një punonjës 35 euro në muaj për masat anti-COVID! Arben Shkodra: Duhet analizë për humbjet e shkaktuara dhe paketë rimëkëmbje (VIDEO)
7 Dhjetor 2020, 17:10Biznesi kërkon mbështetje nga shteti për të përballuar pasojat që po lë pas pandemia COVID-19. Sekretari i prodhuesve Arben Shkodra thotë se plani i rimëkëmbjes nuk duhet të jetë domosdoshmërish financiar por të ketë shtyrje taksash, dhe lehtësim procedurash.
-
KKLT, Denaj: Kemi arritur rezultate konkrete në thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore
7 Dhjetor 2020, 14:13Ditën e sotme u zhvillua online një takim i Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se gjatë 3 viteve ky komitet ka arritur të prodhojë rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë.
-
Raporti, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor
7 Dhjetor 2020, 07:392020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, analizojnë treguesit financiarë të pushtetit vendor si dhe janë një material që u vjen në ndihmë Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Sipas raportit vërehet se qeverisja vendore ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë
-
Viti 2021 'epoke e re' për bizneset! Nis zbatimi i fiskalizimit, burime: Deri tani asnjë kasë fiskale s’është certifikuar për sistemin e ri
5 Dhjetor 2020, 18:40Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht vetëm faturimi drejt sektorit publik do të jetë elektronik, ndërsa prej 1 korrikut, ky standard bëhet i detyrueshëm edhe për marrëdhëniet pa para në dorë midis privatëve. Të fundit që kalojnë në sistemin e ri, janë pagesat me para në dorë, më 1 shtator 2021. Ky sistem i ri synon të rrisë të ardhurat dhe të ulë evazionin fiskal.
-
Kolaudimi i kalon shtetit, Report Tv zbardh draftin: Liberalizohet tregu! Procedurat e kontrollit të makinave
5 Dhjetor 2020, 14:05Është zyrtarizuar projektligji për ndryshimin e kodit rrugor sa i takon kontrollit teknik të mjeteve, që rrëzoi pas 10-viteve koncensionin duke i kaluar shtetit. Në projektligj përveç risive në kryerjen e kontrollit, i hapet rruga edhe liberalizimit të tregut, pasi Ministria e Infrastrukturës që do të përcaktojë kushtet për operatorët e rinj që do ofrojnë shërbimin.
-
Investimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe/ I hapet rruga transformimit të Portit të Durrësit, Balluku: Marina e jahteve e kthen zonën në qendër turistike
5 Dhjetor 2020, 13:14Pas nënshkrimit dhe miratimi në Kuvend të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe i hapet rruga tranformimit të Portit të Durrës, në të cilin pritet të realizohet një ndër investimet më të mëdha që do ta transformojë totalish.
