Ekonomi
-
Kreu i AMF-së Ervin Mete i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka prezantuar raportin vjetor të këtij institucioni ku tha se tregjet financiare janë të stabilizuara dhe se gjatë vitit 2020 kompanitë e sigurimit kanë dhënë 3 miliardë lekë dëmshpërblime për dëmet e tërmetit.
11 Maj 2021, 14:11 -
Në muajin e zgjedhjeve konsumi u rrit! INSTAT: Inflacioni arriti në nivelin 1.9%, shifra më e lartë që prej tetorit 2020
10 Maj 2021, 16:37Shpenzimet për zgjedhjet e 25 prillit si dhe lëvizjet e qytetarëve për pushime si pasojë e temperaturave të favorshme kanë dhënë efektet e para në rritjen e konsumit. Pas një rënie drastike në muajin janar, ku inflacioni regjistroi nivelin më të ulët historik prej 0.4%, në muajin prill të këtij viti sipas raportit të INSTAT inflacioni arriti në 1.9%, aq sa ishte në kohën e karantinës në vitin e kaluar.
-
Kreditë me probleme zbresin në nivelin më të ulët historik
10 Maj 2021, 16:03Kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e keqe zbriti në nivelin e 7.9% nga 8.2 që ishte në marsin e 2020. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë me probleme në mars ishin 48 miliardë lekë.
-
Kreu i Konfindustrisë, Buxhuku: Duhet një marrëveshje bashkëpunimi nga palët politike për rimëkëmbjen e ekonomisë! Mbyllja me standrad e zgjedhjeve, marketing i mirë për vendin
10 Maj 2021, 13:38Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku thotë se duhet një marrëveshje e gjerë bashkëpunimi e të gjitha ngjyrave politike ne vend në mënyrë që të kryhet një reformë thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin në normalitet
-
Mbi 49 mijë fatura elektronike u lëshuan në 4 muaj! Në janar-prill 2021 fiskalizimi u zbatua nga 7611 biznese
10 Maj 2021, 11:36Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se që prej datës 1 janar të këtij viti e deri në fund të prillit, 7611 biznese kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike. Sipas tatimeve brenda katër muajsh Janar-Prill 2021 janë lëshuar mbi 49 mijë fatura elektronike.
-
Turizmi 2021, drejtuesi i shoqatës së tur-operatorëve: Turizmi do jetë 30% më mirë se në 2020! Duhet ndihmuar sektori për të rimarrë punonjësit
9 Maj 2021, 14:45Edhe sezoni veror i këtij viti është në pikëpyetje sa i takon suksesit të tij. Operatori turistik Besnik Vathi thotë se situata është e paqartë pavarësisht vaksinimit dhe situatës së përmirësuar me infektimet. Sipas tij vjeshta do të jetë e suksesshme dhe turizmi do të jetë 30% më mirë se viti 2020.
-
Kreu i shoqatës së Turizmit Durrës për Report Tv: Fluksi i turistëve do jetë patriotik! Vaksinimi masiv rrit sigurinë, do të sjellë më shumë turistë të huaj
9 Maj 2021, 13:03Kryetari i Shoqatës së Turizmit Durrës, Eduart Xhepa në një intervistë për Report Tv, tha se ky vit do të ketë një fluks të lartë të turistëve rezident dhe të rajonit, pra turizëm patriotik, por do të shënojë edhe rritje të turistëve të huaj krahasuar me 2020. Xhepa tha se shpresat për këtë vit janë më të larta për shkak të uljes së infektimeve dhe vaksinimit masiv që po bëhen duke rritur më shumë sigurinë shëndetësore të turistëve.
-
Pandemia përkeqëson gjendjen financiare të bizneseve! 22% e sipërmarrjeve kanë borxh më të lartë se kapitali
8 Maj 2021, 15:34Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen financiare të sipërmarrjeve në vend, të cilat në mungesë të shitjeve kanë rritur borxhet. Sipas bankës së Shqipërisë 22% e ndërmarrjeve të anketuara thonë se e kanë borxhin më të lartë se kapitalin e tyre. Subjektet më të dëmtuara janë ato të vogla dhe të mesme
-
Shtyhet me 2 muaj deklarimit i të ardhurave nga të dy-punësuarit, Ministria e Financave: Kishim ankesa nga qytetarët! Eksperti: Vendimi nuk ishte konsultuar
6 Maj 2021, 17:06Të gjithë të dy-punësuarit kanë afat deri në fund të muajit qershor për të plotësuar deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që do sjellë edhe rritje kostosh për ta, pasi do u rivlerësohet tatimi që kanë paguar për pagat e ndara. Shtyrja e afatit është vendosur një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.
-
Shtyhet afati për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për vitin 2020
5 Maj 2021, 23:07Janë 88.590 persona të dypunësuar që duhet ta dorëzonin deklaratën deri në 30 prill. Tani afati shkon në 30 qershor 2021. Po ashtu falen dhe gjobat nëse deklarata dorëzohet dhe paguhet tatimi i rivlerësuar deri në këtë datë, 30 qershor
-
Një vit pandemi, nuk dihet ende numri i të papunëve! Institucionet vendase japin të dhëna kontradiktore
5 Maj 2021, 19:26Vendi ende nuk ka të dhëna të sakta se sa të papunë nxori pandemia COVID-19. Shifrat e institucioneve përkatëse janë kontradiktore nga 23 mijë deri në 43 mijë të papunë.
-
Guvernatori Gent Sejko: Ekonomia drejt përmirësimit, rritja 5.3% këtë vit
5 Maj 2021, 16:10Muajit e parë të këtij viti kanë dhënë sinjale pozitive për ekonominë e vendit, kjo ka bërë që Banka e Shqipërisë të rishikojë parashikimet për rritjen e këtij viti. Guvernatori Gent Sejko ndryshe nga parashikimi fillestar për rritje 4.9% tani më pret rimëkëmbje 5.3%.
-
Teknologjia rimëkëmb tregun e punës, eksperti: Kërkohen punonjës të kualifikuar, pagat e programuesve arrijnë deri në 5000 euro
4 Maj 2021, 19:19Teknologjia po rimëkëmb tregun e punës në Shqipëri. Eksperti Erald Pashaj thotë se në prill ka pasur një rritje të punësimit, pasi është shtuar shumë kërkesa për punonjës të kualifikuar me njohuri në fushën e teknologjisë. Sipas tij pagat në këtë sektor kanë arritur në maksimum
-
Dita e lirisë së shtypit: Në Shqipëri ulet numri i mediave, por rritet i gazetarëve! Pasojat nga kriza e Covid-19
3 Maj 2021, 22:363 Maji është Dita e Lirisë së Shtypit. Sipas Eurostat, në vitin 2020, kishte pothuajse 393 mijë gazetarë në 21 Shtete Anëtare të BE-së, që përfaqësojnë 0.2% të punësimit total në këto Shtete Anëtare të BE-së. Midis tyre, gratë dhe burrat ishin pothuajse të përfaqësuar në mënyrë të barabartë (48% kundrejt 52%). Mbi një e treta e këtyre gazetarëve ishin të moshës 35-49 (35%), ndërsa ata nën moshën 35 vjeç përbënin një proporcion të ngjashëm (34%), të ndjekur nga ata të moshës 50 ose më shumë (32%)
-
Pandemia ‘shfryn’ xhepat e shqiptarëve, familjet marrin ushqime me listë! Pronarët e dyqanëve: Më të prekurit janë pensionistët, borxhet deri në 2 mln lekë
3 Maj 2021, 16:01Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar mirëqenien ekonomike të familjeve shqiptare. Në një vrojtim të kryer nga Banka e Shqipërisë rezulton se të ardhurat kanë rënë, ndërsa 18% e familjeve të pyetura thonë se kanë marrë ushqime me listë, pra pa paguar
-
Ankimohen 8.2% e tenderave të hapura në 2020! Më shumë ankesa për prokurimet publike për pandeminë
3 Maj 2021, 15:398.2% e tenderave të hapura vitin e kaluar, janë ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Ankesat më të mëdha kanë qenë për tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara. Në total pranë komisionit gjatë vitit të kaluar janë depozituar 741 ankesa
-
KE raport për situatën ekonomike në Shqipëri: U godit lehtë nga COVID! Rindërtimi e turizmi frenuan recesionin e fortë
1 Maj 2021, 16:31Ekonomia e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë vlerësohet se janë goditur më lehtë nga pandemia COVID-19, nga Komisioni Evropian. Sipas një raporti për vendet kandidate thuhet se rindërtimi dhe përmirësimi i turizmit në muajit e verës vjet frenuan një recesion më të fortë
-
Shtrenjtohen me mbi 11% çmimet e apartamenteve në vend! Banka e Shqipërisë: 60% e banesave janë blerë me kredi
1 Maj 2021, 14:15Çmimet e apartamenteve sipas Bankës së Shqipërisë në 2020 u shtrenjtuan me mbi 11% krahasuar me 2019 ndërsa krahasuar me vitin 2013 çmimet e tyre gati janë dyfishuar. Sipas të njëjtin vëzhgim 60 përqind e pronave për shkak të çmimeve të larta janë blere me kredi
-
Komisioni Europian: Dëmet e krizës ekonomike të COVID në rajon në 2020-n më lehtë e kaloi Serbia, e ndjekur nga Shqipëria
1 Maj 2021, 08:34Kriza e COVID-19 shkaktoi një dëm të rëndë për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020.
-
88.590 të dypunësuar duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Sot afati i fundit! Rriten kostot pas rivlerësimit të tatimit
30 Prill 2021, 09:10Të gjithë të dy-punësuarit sot duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit, pasi do ju rivlerësohet tatimi që kanë paguar për pagat e ndara