Ekonomi
-
Pas vendimit të tetorit, të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku kërkohej që kompanitë të hedhin online në kohë reale policat kufitare, duket se kjo ka nisur të zbatohet.
7 Nëntor 2017, 09:15 -
Euro zhvlerësohet sërish, në
7 Nëntor 2017, 08:45
nivelin më të ulët që nga shtatori
Euro e ka nisur javën e zhvlerësuar në raport me lekun në tregun vendas. Monedha e përbashkët u këmbye dje në nivelin e 133.36 lekëve, apo 0.05 lekë më pak se fundi i javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që prej fillimit të shtatorit, kur euro këmbehej poshtë nivelit të 133.4 lekëve.
-
Nuk ka lehtësira, tatimi do
7 Nëntor 2017, 07:51
llogaritet mbi gjithë të ardhurat
Ndryshe nga katër vjet më parë, kur ndryshimet fiskale u përfshinë menjëherë në Paketën Fiskale të radhës (viti 2014, i pari pas marrjes së pushtetit nga PS për mandatin e parë qeveritar), Paketa përmban të tjera lëvizje,me përjashtim të uljes së tatimfitimit për IT. Qeveria është përqendruar këtë herë tek formula e re për taksimin mbi pronat, rritjen e bazës që paguan TVSH-në, lehtësimin e objekteve turistike, ndërkohë që nuk është përmendur as dividendi dhe as norma progresive e taksimit mbi të ardhurat nga pagat.
-
ARMO është kthyer prej kohësh
7 Nëntor 2017, 07:46
në një evazor gjigand fiskal
ARMO dhe kompanitë që e kanë administruar atë kanë krijuar në vite rreth 33 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro) detyrime tatimore, të cilat me procesin e fshirjes zbritën në 13.2 miliardë lekë në fund të shtatorit 2017, sipas tabelave të publikuara nga tatimet për kompanitë që kanë borxhin më të madh tatimor në vend.
-
Gati infrastruktura e mbledhjes së
7 Nëntor 2017, 07:39
pagesës për Rrugën e Kombit
Në afërsi të tunelit të Kalimashit, që nga fillimi i muajit shtator të këtij viti, sipërmarrësit koncesionarë të Rrugës së Kombit po intensifikojnë punën për ndërtimin e terminalit të pagesave për taksën e kësaj rruge. Automjete e makineri të rënda janë në proces të sheshimit të kodrave në afërsi të tunelit të Kalimashit, ndërkohë që brenda dhjetorit pritet që ky terminal të jetë gati dhe në të do të nisë pagesa prej pese eurosh për makinat e vogla.
-
Rruga e Arbrit,zyrtarizohet oferta
6 Nëntor 2017, 18:20
e Gjoka Konstruksion, 33.6 mld lekë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi pak ditë më parë se Gjoka Konstruksion ishte kompania që kishte plotësuar kushtet e dokumentacionit tekniko-ligjor, si dhe një ofertë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
-
Shqipëri-Slloveni,bashkëpunim
6 Nëntor 2017, 17:20
në fushën e infrastrukturës
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, priti në takim një delegacion nga Sllovenia të kryesuar nga Ministri për Zhvillimin Ekonomik dhe Teknologjinë z. Zdravko Pocivalsek.
-
Guvernatorit Sejko, nënshkruan
6 Nëntor 2017, 12:52
Memorandum me Bankën e Turqisë
Ditën e sotme, është zhvilluar një takim midis Gurvenatorit të Bankës së Shqipërisë, dhe asaj të Turqisë, në fokus të takimit ka qenë nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi midis dy bankave.
-
Bujqësia,Braçe ‘luftë’ qeverisë:
6 Nëntor 2017, 10:57
Kur do i çlironi imputet nga TVSH
Është shoqëruar me debate të forta Komisioni i Ekonomisë, ku ka qenë deputeti socialist, Erjon Braçe, që i është drejtuar me disa pyetje qeverisë. Braçe ka zhvendosur debatin nga Kuvendi, ku zhvilloi një interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, te Komisioni i Ekonomisë, ku në fokus janë shqetësimet mbi sektorin e bujqësisë.
VIDEO
-
Buxheti 2018, Rruga e Kombit e
6 Nëntor 2017, 09:09
para që do të bëhet me pagesë
Në buxhetin e shtetit shqiptar që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është prezantuar edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të këtij vendi.
-
Vëzhgimi në Tiranë, si po luhaten
6 Nëntor 2017, 08:50
çmimet e apartamenteve, pritshmëritë
Tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një periudhë të mirë, ndërsa agjencitë kryesore dhe ndërtuesit pohojnë trendin pozitiv si të shitjeve të apartamenteve ashtu edhe të qirave.
-
Taksa mbi ndërtesat,kadastra
5 Nëntor 2017, 07:58
fiskale gati më 2020
Taksën për ndërtesën duhet ta paguajnë individët, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë të pasurive të paluajtshme, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave. Por taksën do ta paguajnë edhe ata të cilët nuk kanë marrë në dorë një dokument ligjor për legalizimin, por kanë aplikuar në këtë proces.
-
Rritet çmimi i benzinës dhe
5 Nëntor 2017, 07:49
naftës,5 lekë më shumë për litër
Përdoruesit e automjeteve janë ndodhur dje që nga mëngjezi përballë një surprize të hidhur: çmimi i shitjes së karburanteve me pakicë është rritur me 5 lekë për litër në të gjitha pikat e tregtimit. Disa nga shoqëritë tregtare që e shisnin deri dy ditë më parë gazoilin (naftën) me 168 lekë/litër e kanë rritur atë në 173 lekë/litër, ndërsa benzinën nga 169, në 174 lekë për një litër.
VIDEO
-
Tatimet-bizneseve: Deklaroni
4 Nëntor 2017, 13:15
pagat reale të punonjësve
Pas kontrolleve në terren, tatimet, që janë në kulmin e aksionit antiinformalitet, e kanë përqendruar vëmendjen tek deklarimi i punonjësve dhe pagave rea le të tyre.
-
Alarmi, niveli i Fierzës 24 m më i
4 Nëntor 2017, 08:10
ulët se vjet, Drini prurje miniamle
Thatësira e tejzgjatur e këtij viti, si dhe ndikimet e pashmangshme të saj në sektorin e energjetikës në Shqipëri është një nga rreziqet kryesore për realizimin e parashikimeve për të ardhurat dhe shpenzimet lidhur me buxhetin e vitit 2018. Ky shqetësim është një ndër preokupimet kryesore, e nënvizuar kjo dhe në relacionin shoqërues të projektligjit për buxhetin e shtetit, që është dorëzuar tashmë nga qeveria në Kuvend dhe ka filluar diskutimi i tij.
VIDEO
FOTO
-
Kompanitë e naftës, lumë borxhesh
4 Nëntor 2017, 08:05
ndaj administratës fiskale
Subjekte shtetërore kryesojnë listën e debitorëve me 141.4 mln € detyrime
VIDEO
-
Erion Luçi: Paketa fiskale do
3 Nëntor 2017, 20:10
të përmirësoj TVSH-në
Zvëndës ministri Erion Luçi ka folur për Report TV lidhur me paketën e re fiskale. Ka thënë se do të ketë rritje të pagave për disa fusha, si ajo shëndetësisë, arsimim, kjo rritje do të bëhet në muajin prill.
VIDEO
-
Buxheti 2018 Ahmetaj: Rrisim
3 Nëntor 2017, 16:13
pagat në arsim dhe shëndetësi
Në fjalën e tij para anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku po diskutohej projekt buxheti i vitit 2018, ministri Ahmetaj ka deklaruar se është parashikuar që të rriten pagat për arsimin dhe shëndetësinë.
-
Diskutohet buxheti, PD braktis
3 Nëntor 2017, 10:57
'Ekonominë', qëndron LSI/Debati
Partia Demokratike vijon të braktisë komisionet parlamentare. Deputetët e djathtë kanë lënë sërish komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku ishte planifikuar të diskutohej projektbuxhetit për vitin 2018.
VIDEO
-
Tatimet: Katër javë aksion
3 Nëntor 2017, 07:57
2.450 subjekte janë penalizuar
Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur rezultatet e katër javëve të para të aksionit antiinformalitet. Gjatë kësaj kohe janë mbyllur 319 subjekte me shkelje, janë penalizuar rreth 2450 subjekte (22% e subjekteve të kontrolluara). Ka vijuar fshirja e detyrimeve në bazë të ligjit të faljes, ku janë falur rreth 8.6 miliardë lekë (62 milionë euro), ndërsa nga detyrimet e prapambetura janë mbledhur rreth 1.25 miliardë lekë.
