Ekonomi

  • Ministrja e  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, së bashku me një grup gazetarësh nga media të ndryshme panë nga afër se si është duke u zhvilluar turizmi, dhe çfarë ofron e gjithë zona e Gjirit të Lalzit ku iu ka thënë këtyre të fundit që të vizitojnë Shqipërinë pasi vendi ynë ofron bukuri të rralla dhe mikpritje. VIDEO
  • Tatimet zbuluan 4 skema të
    tjera mashtruese me TVSH

    Në vitin 2015, administrata tatimore, krahas 4 rasteve të mashtrimit me TVSH, ka denoncuar në organet e hetimit tatimor gjatë vitit që shkoi 157 raste nga të cilat 89 janë fshehje te të ardhurave, 27 raste për mospagimin të taksave dhe tatimeve, 21 raste për punësim të paligjshëm, 13 raste për organizimin e lotarive të palejuara dhe tre raste për falsifikim dokumentesh. 

  • FMN: Ndalni emigrimin, mund
    ta rriste ekonominë me 0.2%

    Teksa vitet e shkollimit në Shqipëri janë rritur në dy dekadat e fundit në mënyrë të dukshme, nga ana tjetër kontributi i punës mbetet negativ, shprehet Fondi Monetar Ndërkombëtar në një analizë të posaçme për perspektivën e rritjes ekonomike. 

  • Rishfaqen detyrimet e prapambetura
    ndaj biznesit, borxhi 20 milionë USD

    Muajt e parë të këtij viti kanë shënuar rikthimin e detyrimeve të papaguara të Qeverisë ndaj bizneseve për llogari të punëve publike. Ministria e Financave ka bërë publike detyrimet e reja të krijuara ndaj kompanive private, të cilat arrijnë në total 2.3 miliardë lekë, rreth 20 milionë dollarë deri në muajin prill. VIDEO 

  • Vjedhja në Rinas, Biznesi: Paratë
    dërgohen jashtë në mënyrë antiligjore

    Vjedhja e rreth 1 milionë eurove gjatë transferimit jashtë kufijve në Aeroportin e Rinasit shihet me shqetësim nga komuniteti i biznesit. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thotë se transferimi i valutës jashtë kufijve bëhet tërësisht jashtë çdo kontrolli.  VIDEO
     

  • Lista e plotë me emrave e të
    përndjekurve që marrin këstin e 6
    PDF/Lista me emrat që marrin këstin

    Ministria e Financave ka bërë gati të gjitha dosjet e personave, që përfitojnë këstin e gjashtë, nga tetë gjithësej, për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve të regjimit komunist në bazë të ligjit përkatës.

  • Qershor, shtrenjtohen ushqimet
    e arsimi, inflacioni rritet në 1.2%

    Për herë të parë nga janari I këtij viti inflacioni është ngritur mbi normën 1%. INSTAT ka publikuar Indeksin e çmimeve të Konumit për muajin e shkuar, nga ku bie në sy se rritja e inflacionit ka ardhur prej çmimeve të ushqimeve dhe të arsimit.

  • Patentat e reja: Ja sa do zgjasë
    kursi teorik e praktik për kategoritë 

    Për marrjen e patentave për veturat, kursi teorik do të ketë në total 54 orë, të cilat do zhvillohen në jo më pak se 20 ditë. Kursi teorik për motorët do zhvillohet në 36 orë, në jo më pak se 14 ditë, ndërsa për fugonë 30 orë, në jo më pak se 12 ditë. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit ka publikuar kohëzgjatjen e detyrueshme të kurseve praktikë dhe teorike për marrjen e patentave të reja.  VIDEO

  • Ekonomi: Reformat, ulën me 7%
    kreditë e këqija, ekonomia pozitive

    Ministria e ekonomisë ka nisur hartim të “Programit të Reformave Ekonomike të Qeverisë Shqiptare për periudhën 2017-2019 në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe OECD  VIDEO

  • Raporti i INSTAT: Rritet punësimi 
    në industri e shërbime, bie në ndërtim

    Sektorët Industri , Energji, Ujë, Shërbime, Hotele apo transport kanë shënuar rritje të numrit të punonjësve në tremujorin e parë të vitit 2016, ndërkohë që rënie ka shënuar sektori I ndërtimit. Të dhënat vijnë përmes statistikave zyrtare të INSTAT, sipas të cilave bizneset kanë rritur nivelin e xhiros për këtë tremujor krahasuar me një vit më parë.

  • 6-mujori, Sejko: Ekonomia në rritje
    besimi i biznesit ende me luhatje

    Në gjashtëmujorin e parë të vitit, ekonomia ka shënuar rritje të qëndrueshme, me ecuri pozitive të konsumit ashtu si dhe të inflacionit.  VIDEO

  • Banka Botërore: Shqipëria vendi i 
    fundit në rajon për sigurinë rrugore

    Kreu i misionit të Bankës Botërore në Shqipëri, Tahseen El Sayed, thotë se Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i përket investimeve në mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore, shkaqe për të cilët kemi dhe një numër shumë të lartë aksidentesh me vdekje.  VIDEO

  • Gati masterplani i gazit në Shqipëri
    vë në punë TEC-in e Vlorës

    Një studim i posaçëm fizibiliteti ka treguar se Shqipëria ka leverdi të përdorë gazin e TAP. Lajmin e dha ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, duke prezantuar gjetjet e para të draftit për Masterplanin e Gazit, bashkë me përfaqësuesin i ËBIF (Ëestern Balkans Investment Frameëork) që ka financuar këtë studim.. VIDEO

  • Politikat ekonomike, si ndryshuan
    të ardhurat nga Paketa fiskale 2015

    Paketa Fiskale, e miratuar nga qeveria për vitin 2015, pavarësisht nga rritja e ndjeshme e taksimit, nuk ka rezultuar në nivel të kënaqshëm. Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) u rrit nga 10% në 15%.

  • Buxheti faktik 2015, mungojnë
    420 mln euro nga buxheti i shtetit

    Në 12 muaj të vitit 2015 në arkën e shtetit hynë 420 milionë euro më pak se sa ishte planifikuar një vit më parë dhe po kaq para më pak janë shpenzuar nga qeveria dhe pushteti vendor. 

  • Analiza e DPPP: Nga Pikë Kalimet 
    Kufitare transferohen para të pista

    Në qershor të këtij viti, Drejtoria e Përgjithashme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, u ka dërguar institucioneve kryesore në vend një studim mbi kanalet me risk më të lartë për veprën penale të pastrimit të parave. Ndër to bie në sy transferimi i parave të pista përmes pikave kufitare, shkelje që sipas analizës ndodh në masë të konsiderueshme.  VIDEO

  • Për çfarë u shpenzuan rezervat
    e Buxhetit të shtetit në vitin 2015

    Vendimet gjyqësore, organizimi i evenimenteve të ndryshme dhe shpenzimet per zgjedhjet lokale kanë boshatisur arkën e shtetit gjatë vitit të kaluar. Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave, 1,5 miliardë lekë janë shpenzuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit deri në 31 dhjetor të 2015-ës.. VIDEO

  • INSTAT: Bie papunësia, 4.3% më 
    pak punëkërkues në muajin Mars

    Numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në tremujorin e parë 2016 është 4,3 % më i ulët se sa në të njëjtin tremujor të vitit pararendës. Në krahasim me tremujorin e katërt 2015, ky tregues paraqitet me ulje prej 6,2%. Sipas buletinit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit, shkalla e papunësisë së regjistruar është 12%.  VIDEO

  • FMN: Merrni masa për klimën e 
    biznesit, Ahmetaj: Kapërcyem krizën

    Shqipëria ka shënuar hapa pozitivë në përmirësimin e financave publike dhe sektorin e energjisë, por nuk ka arritur rezultatet e duhura kur vjen fjala te klima e biznesit, reformimi i administratës fiskale dhe trajtimi i kredive me probleme. Në Konferencën e Katërt Financiare të organizuar nga Banka e Shqipërisë, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri Anita Tuludhar tha se është me rëndësi kritike që Qeveria të adresojë problemin e klimës së biznesit dhe reformën në administrimin e taksave.

  • Paris, Ekonomi‎: Ndërlidhja e rajonit
    kryesfida e viteve të ardhshme

    Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, po merr pjesë në Forumin e Parisit në kuadër të Procesit të Berlinit. Tema e diskutuar nga ministrat e ekonomisë së gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor ishte "Financimi i projekteve në Ballkanin Perëndimor përfshi zbatimin e reformave në ndihmë të klimës së biznesit". Ministrja Ekonomi ka falenderuar qeverinë franceze për organizmin dhe e ka quajtur Forumin e Parisit si shumë të rëndësishëm dhe një mundësi të shkëlqyer për të ndarë sukseset dhe sfidat njëkohësisht për të mësuar nga njëri-tjetri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv