Lajme nga emisionet
-
Intervistën ekskluzive për Report Tv e njërit prej protagonistëve të firmës së demontimit në Gërdec, David Packouz, që tregoi me gisht Shkëlzen Berishën si të përfshirë në negociata për ccmimin e fishekëve për ish shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është shumë e rëndë si fakt.
9 Shkurt 2023, 21:18 -
Kush regjistrohet më 14 maj Berisha apo Alibeaj? Kume dhe Meta në Report Tv: Vetëm gjykata i jep zgjidhje! PD, partia më e madhe e opozitës, çështja të jetë prioritet
9 Shkurt 2023, 20:33Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ dhe Gerta Meta, eksperte për zgjedhjet, shikojnë si domosdoshmëri faktin që gjykata duhet të marrë sa më shpejt një vendim për situatën në Partinë Demorkatike pasi sipas tyre vetëm kjo është zgjidhja e vetme. Të ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj Kume dhe Meta nënvizuan se Gjykata e Apelit duhet të ndajë sa më parë drejtësinë në këtë çështje dhe të vendoset se kush do përfaqësojë PD në zgjedhjet e 14 majit.
-
Protesta e 11 shkurtit, Zhupa: S'ka limit, qytetarët do vendosin sa do qëndrojnë! Vangjeli: Nuk do shkelen kufijtë! Do ketë gaz lotsjellës, jo të shtëna me armë
9 Shkurt 2023, 18:58Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës nuk do të ketë limit kohor pasi do e vendosin qytetarët sa do të zgjasë revolta. Për analistin Lorenc Vangjeli do të përcaktohen 2 kufij që nuk do të shkelen as nga opozita as nga mazhoranca dhe shtoi se mund të ketë prani të gazit lotsjellës e molotovit, por nuk do të ketë forma ekstreme dhune.
-
David Packouz: Me Shqipërinë na lidhi Heinrich Thomet, kishte miq në qeveri
9 Shkurt 2023, 18:16 -
EKSKLUZIVE/ Rrëfehet për Report Tv Packouz: Shkëlzen Berisha priti në zyrë Diverolin e negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec! S'na treguan se ishin kinezë
9 Shkurt 2023, 17:17Në një kohë kur çështja e shpërthimit të Gërdecit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të hapjes së hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash, ish zv. president i kompanisë “AEY”, ortak i Efraim Doverolit David Packouz, në një intervistë ekskluzive dhe të parën për median shqiptare, në Report Tv flet për raportet me Shqipërinë dhe lidhjet që politika kishte në mënyrë direkte me shitjen e fishekëve edhe pse me dijeni se ishin prodhim kinez.
-
Pagesa për transportin e mësuesve, Kushi në Report Tv: Po ndërhyjmë në VKM, do përfitojnë edhe ata që punojnë jashtë bashkisë! Në fuqi së shpejti
9 Shkurt 2023, 14:34Qeveria po ndërhyn në një VKM me qëllim që të mundësojë pagesën e transportit për mësuesit që punojnë jashtë bashkisë ku jetojnë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se aktualisht pagesë për transport marrin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km nga shkolla ku punon, por duhet të jetë brenda bashkisë.
-
Dita e katërt e kërkimeve për gjetjen e të mbijetuarve në Turqi, gazetari: Dy qytete janë bërë rrafsh me tokën, duket sikur ka rënë bombë atomike
9 Shkurt 2023, 13:29Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve në tërmetin katastrofik që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 17 mijë personave deri më tani, kanë hyrë në ditën e katërt të tyre. Gazetari, Sokol Brahaj tha se dy qytete të Turqisë janë shkatërruar pothuajse totalisht.
-
SPAK nuk heton ‘21 Janarin’, ia delegon Prokurorisë së Tiranës, avokati: E drejtë! S’mund të nisë hetimet pa pasur audio-përgjimin origjinal
9 Shkurt 2023, 13:28Ditën e sotme, SPAK shpalli moskompetencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin dhe për avokatin Redi Ramaj ishte vendim i drejtë.
-
Strehoi 150 qen dhe mace, ‘shpëtimtarja’ e kafshëve: Jam kundër shitjes së tyre
9 Shkurt 2023, 07:08Dashuria që ka për ta është e papërshkrueshme, ndaj kjo e ka shtyrë drejt një nisme të vështirë, por jo të pamundur. Prej 13 vitesh, kujdeset rregullisht për kafshët e braktisura në rrugë, disa prej tyre u ka ofruar edhe strehim në shtëpinë e saj. Aktualisht mban 10 qen dhe mace.
-
‘Aktiv1st’ i PS-së, Baçi: Politizon e shantazhon administratën! Koçi: Ai që ka prodhuar listën të mbajë përgjegjësi penale!
8 Shkurt 2023, 21:41Sipas Koçit, ky është një instrument me natyrë digjitale, dhe tregohet performanca e partisë socialiste në terrenin online. Për Koçin, ato që publikuan sot një listë të prodhuar me mbi 12 mijë emra, duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Por deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi thotë se të gjithë aktivistët, janë punonjës të administratës, të cilët detyrohen nga drejtues institucionesh, që të bëhen pjesë e aplikacionit dhe të aktivizohen online
-
Kompozitori Sokol Marsi surprizohet nga djali e bashkëshortja në 'Esencë’: Jam krenare për atë që kemi arritur
8 Shkurt 2023, 20:50Një jetë me muzikën, mes artistëve dhe angazhimeve të shumta, që e nderuan atë së fundi me titullin “Mjeshtër i Madh”. Një rrëfim i ndjerë dhe plot kujtime i kompozitorit Sokol Marsi në “Esencë”
-
Rudina Hajdari në Report: Nuk e kam takuar asnjëherë ‘McGonigal’, me Nezën fola për kujtimet me babain! Rama afera me agjentin e FBI, të gjithë në protestë
8 Shkurt 2023, 18:09Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk e ka takuar kurrë McGonigal dhe se emri i Ramës lidhet ngushtë me krimin dhe korrupsionin. Sipas saj, aludimimi i mediave më prestigjioz ndërkombëtare qe Rama ka korruptuar McGonigal është arsyeja kryesore pse njerëzit duhet të ngrihen në protestë më 12 shkurt. Në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në “Report Tv” ish-deputetja Rudina Hajdari theksoi se në Shqipëri ka probleme pafund që çojnë në protestë.
-
Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla
8 Shkurt 2023, 15:19Mjekja gjinekologe Mimoza Keta foli në “Rreze Dielli” për problemet dhe komplikacionet që krijohen nga një cikël i çrregullt menstrual, por jo vetëm… Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni?
-
Cila prej ‘2 PD-ve’ në zgjedhje, debati në Report Tv! Gazetari: Berisha thjesht kërkon asimilimin e grupit tjetër! Analisit: Ka shumicën, po bën opozitë
8 Shkurt 2023, 14:39Vendimi i KQZ-së sot për të miratuar listat për anëtarët e KZAZ-ve të P, PL dhe PSD, teksa përplasjet e brendshme e kanë ‘dënuar’ Partinë Demokratike edhe në këtë proces duke bërë që KQZ të mos i fusë fare në rendin e ditës, është debatuar në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
-
SPAK dërgoi për gjykim Mediun për tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda: T’i shtohet akuza e vrasjes! Qesharake që akuzohet vetëm për korrupsion
8 Shkurt 2023, 13:19Zamira Durda, nëna që humbi djalin e saj 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit ka kërkuar që në dosjen që SPAK dërgoi për gjykim për Fatmir Mediun, ministër i Mbrojtjes asokohe, të përfshihet edhe akuza për vrasje dhe jo vetëm ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
-
Çështja McGonigal/ Kalaja në ‘Repolitix’: Rama nuk futet më në Shtëpinë e Bardhë! Beqiri: Aktakuza nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin
7 Shkurt 2023, 21:45Çështja e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe protesta që opozita paralajmëroi për t’u mbajtur në 11 shkurt ka sjellë debate të shumta në vend. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokati, Idajet Beqiri tha se në Shqipëri nuk ka çështje McGonigal përveçse në SHBA. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk përmendet në asnjë pjesë të akt-akuzës ndaj ish agjentit të FBI-së.
-
Gjithë jetën një kampione, Klodiana Shala: Si e përjetova lajmin e mjekëve për të braktisur sportin në kulmin e karrierës
7 Shkurt 2023, 20:10Gjithë jetën ka mbajtur mbi supe epitetin e një kampioneje. Dhe ajo ia ka dalë të jetë e tillë në jetë dhe në profesion
-
Beqiri: Floriri i vjedhur nga Berisha dhe Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, i di dhe emrat
7 Shkurt 2023, 19:59Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se floriri i vjedhur sipas tij nga Sali Berisha dhe Ilir Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, e sipas tij ka edhe emrat e bizneseve.
-
Botoi librin për ‘Gërdecin’, gazetari amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Shkëlzen Berisha takoi Diverolin dhe negocioi çmimin e fishekëve
7 Shkurt 2023, 18:31Gazetari i njohur amerikano-kanadez Guy Lawson, libri i të cilit për shpërthimin e Gërdecit u bë edhe film në Hollivood, në një intervistë për Report Televizion në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, flet për rihapjen e hetimeve dhe ndalet edhe në disa fakte që SPAK duhet ti marrë në shqyrtim.
-
11 shkurti i Berishës, Kadilli: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh të izoluar nga perëndimi
7 Shkurt 2023, 17:39Një protestë e thirrur nga Foltorja, s’është gjë tjetër veçse një retorikë e vjetër e cila mban vetëm një slogan, “rrëzimin e Edi Ramës”, por gjithnjë dështon. Ky ishte opinioni i Fatbardh Kadilli i Këshillit Kombëtar të PD-së i pyetur nga gazetari i Report Tv Arbër Hitaj.