Lajme nga emisionet
-
Tirana do të jetë beteja kryesore ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
9 Janar 2023, 22:36 -
'Sistemi i futbollit në Shqipëri është korruptiv', Rudi Vata i uron fat trajnerit të ri: Kombëtarja e ka të vështirë Euro 2024! Armand Duka kumbari dhe bajraktari i FSHF-së
9 Janar 2023, 19:51Ish-futbollisti dhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata foli për gazetarin Arbër Hitaj në emisionin "Studio Live" në Report TV, lidhur me prezantimin e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare të futbollit.
-
Ish-presidenti Bamir Topi zbulon në ‘Kontrast’ çfarë i tha Ramiz Alia në 2009 për Sali Berishën
9 Janar 2023, 19:45Ish-presidenti Bamir Topi, ka treguar për herë të parë një deklaratë që i ka thënë Ramiz Alia, gjatë kohës kur ai ishte në krye të shtetit. Në një takim në 2009, Topi ka treguar se Ramiz Alia i kishte thënë se “Sali Berisha ishte i treguar i pabesë me të”.
-
1 vit nga 8 janari/ Andoni: Gazi lotsjellës tregoi ‘sëmundjen e brendshme’ në PD! Duhet rithemelim pa Berishën! Kalaja: Blindimi i selisë, një absurditet
9 Janar 2023, 17:59Analisti Ben Andoni nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, tha se 8 janari tregoi se PD duhej rithemeluar për shkak se sipas tij është një parti që nuk tregon asnjë vizion tek shqiptarët.
-
Gjendet i riu nga Tepelena, u habit kur pa veten në ’Pa Gjurmë’! Nëna rrëfen takimin: Në emisionin e parë dola duke qarë, tani po dal e qeshur
9 Janar 2023, 17:54Falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjendet i riu nga Tepelena, Albido Beta, i cili kishte humbur kontaktet 11 dhjetorin e vitit të shkuar.
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Çfarë janë gjëndrat limfatike që na shfaqen në zona të ndryshme të trupit dhe si mund t’i kurojmë me bimë medicinale
9 Janar 2023, 15:20Specialisti Ylli Merja në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" ndau disa këshilla për kurimin e gjëndrave limfatike.
-
1 vit nga sulmi ndaj selisë së PD-së, Baçi: Ishte e turpshme! Të gjithë ndjejmë një peshë faji! Mërtiri: Skena dhune mesjetare
9 Janar 2023, 15:048 janari shënoi 1 vit nga ngjarja e paprecedentë e ndodhur e selinë e Partisë Demokratike ku mbështetësitë e Sali Berishës sulmuan selinë, ku u desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej jeta e deputetëve që ndodheshin brenda.
-
Fluksi në Pediatrinë e Tiranës, mjekja për Report Tv: Prindërit t’i çojnë fëmijët në fillim te mjeku i familjes! Shmangni ambientet e mbyllura
9 Janar 2023, 13:30Fillimi i janarit e ka gjetur Pediatrinë e Tiranës me një fluks të shtuar për shkak të virozave të stinës që po prekin fëmijët e vegjël. Mjekja pediatre Sonila Brati shpejgoi në Report Tv simptomat me të cilat paraqiten fëmijët, ku mes tyre është temperatura e lartë, kolla, dhimbje fyti, koke dhe lodhje.
-
Marrin fund ditët e ngrohta, meteorologia në Report Tv: Nga e mërkura ulen ndjeshëm temperaturat, në zonat malore pritet dëborë
9 Janar 2023, 12:49Nga dita e mërkurë priten ulje të temperaturave, duke i dhënë fund kështu ditëve të ngrohta me diell që kanë përfshirë vendin tonë këto muaj. Meteorologia Anira Gjoni tha shpjegoi në Report Tv situatën meteorologjike që pritet ditët në vijim, duke theksuar se nga pasditja e sotme do të nisin reshjet e shiut, që do të përfshijnë të gjithë vendin.
-
Historia e veçantë/ Iu shfaq gjëndra limfatike 17 mm në qafë, znj.Arife tregon në “Rreze Dielli” si gjeti kurim falë mjekimeve të Ylli Meres: I jam mirënjohëse
9 Janar 2023, 11:50Znj. Arife Kaso në një rrëfim në emisionin “Rreze Dielli” tregoi kalvarin e saj të vuajtjes me sëmundjen e rëndë.
-
Aksidentet në rrugë, flet për Report Tv eksperti i sigurisë Hasho: Nuk zbatohen rregullat e sigurimit teknik dhe tejkalohet shpejtësia! Shteti të bëjë më shumë
8 Janar 2023, 17:25Ekperti i sigurisë, Fatmir Hasho ishte në një lidhje Skype për Report Tv ku analizoi arsyet e aksidenteve rrugore në Shqipëri si edhe dhe dy rastet e fundit të një efektivi policie dhe një punonjës servisi që ndërruan jetë nga shpërthimi i një gome të një kamioni. Ai thekson se në shumicën e rasteve, aksidentet ndodhin pasi drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë rregullat e sigurimit rrugor duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
-
Zgjedhjet vendore, Balla: Synojmë fitoren në Shkodër! Meta dhe Berisha i kthejnë bashkitë në bunker politik! PS do hapë dyert për të rinjtë që kthehen
7 Janar 2023, 20:51Jemi vetëm 4 muaj larg zgjedhjeve të 14 majit dhe PS është e bindur që do të arrijë të marrë fitoren edhe në bashkinë e Shkodrës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli në Report Tv duke thënë se Meta dhe Berisha i kthejnë bashkitë në bunker politik.
-
McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, korrespondenti i Report TV në SHBA: E pamundur të hetojë Biden! Nuk ka mjaftueshëm vota
7 Janar 2023, 17:50Korrespondenti i Report TV, Denion Ndrenika u shpreh se pavarësisht zgjedhjes së Kevin McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, ky i fundit nuk do kishte mundësi të hetonte presidentin Joe Biden për pasuritë e familjes së tij.
-
Grip dhe viroza stinore, Alimehmeti: Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë! Numri i të sëmurëve do shtohet, është normale
7 Janar 2023, 15:32“Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë”. Këtë sugjerim ka mjeku Ilir Alimehmeti për të gjithë pacientët që kanë simptomat e gripit apo virozave stinore. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se pacientët duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut nëse gjendja shëndetësore nuk përmirësohet pas 3-4 ditëve.
-
Zgjedhjet vendore, Neza: Alibeaj do nxjerrë kandidatë të sponsorizuar nga Rama! Indrit Vokshi: S’ka pazar, do kemi kandidatura në 61 bashki
6 Janar 2023, 22:46Grupi i Sali Berishës ka zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit, por nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeajt nuk i ka zyrtarizuar ende. Shanset për të dalë me një kandidat të përbashkët janë të vogla, por analisti Sami Neza thotë në Report Tv se opozita po del e bashkuar në këto zgjedhje.
-
Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë, Roshi: Trend në gjithë Europën Lindore, s’jemi në krizë për personel! Qeveria t’u rrisë pagat
6 Janar 2023, 20:42Trendi i largimit të mjekëve drejt Gjermanisë është një trend që ka prekur shumë vende të Evropës Lindore, jo vetëm Shqipërinë. Kështu thotë Prof.Dr. Enver Roshi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ndërsa shton se njerëzit janë të prirur që të kërkojnë kushte më të mira pune apo paga më të larta
-
A do zgjidhen dosjet që ‘flenë’ në SPAK? Juristi: Lehtësisht të hetueshme! Bregu: Inceneratorët pengohen nga lidhja me bankat! Analisti: S'godet dot as krimin 'pikant'
6 Janar 2023, 17:49A do arrihet ‘misioni’ i SPAK me Dumanin në krye? Kjo ka qenë pyetja e shtruar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv
-
Sylvinho trajner i ri i kombëtares shqiptare/ Baku: S’ka eksperiencë! Çarçani: Ka kusht të na kualifikojë në europian! Kona: Kambiaso kërkoi dyfishin e rrogës
6 Janar 2023, 14:14Zyrtarizimi i trajnerit të ri të kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka sjellë diskutime të shumta mes analistëve dhe gazetarëve sportivë ku është shfaqur edhe skepticizëm mbi arritjet e tij.
-
18 vite diferencë me vëllain, si e priti 19-vjeçarja lajmin për anëtarin më të vogël të familjes? Një rrëfim emocionues nënë e bijë në “Rreze Dielli”
6 Janar 2023, 14:11Blerina Hamzollari në profesion gazetare dhe vajza e saj Elisa Taho ishin të ftuara në emisonin “Rreze Dielli” ku treguan historinë e tyre. Si e priti Elisa, një vajzë 19-vjeçare lajmin se do të bëhej me vëlla në këtë moshë?
-
Dialogu Prishtinë-Beograd, Bytyçi: Presioni detyron Vuçiç të pajtohet për marrëveshje, Serbia po bën fushatë që vendet e tjera të mos e njohin Kosovën
6 Janar 2023, 14:01Njohësi i çështjeve diplomatike, Seb Bytyçi u shpreh se në tre muajt e parë të vitit 2023 pritet të ketë përparim për dialogun Kosovë-Serbi. Pedagogu tha se vetëm presioni mund ta detyrojë Serbinë të ulet në tryezë për një marrëveshje.