Lajme nga emisionet
-
Anila Hyka dhe Visar Tasimi anëtarë të këshillit koordinues të diasporës në një intervistë për Report Tv janë shprehur optimistë lidhur me mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhje, duke thënë se kjo mund të bëhet realitet qoftë dhe me një projekt pilot.
19 Shkurt 2021, 19:43 -
Rituali i kafes në Shqipëri i trashëguar brez pas brezi/ Njihuni me tre zonjat që i ‘bashkoi’ kafja turke..(VIDEO)
19 Shkurt 2021, 12:14Historia e kafes në Shqipëri është shumë e hershme. Kafja turke ka mbetur si një nga pijet më të preferuara të shqiptarëve të trashëguara brez pa brezi.
-
Akuzat e Xhelal Mziut për bllokimin nga dëbora, Prefekti i Dibrës: Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike
18 Shkurt 2021, 17:12Në një lidhje direkte me Report Tv, Shehu shprehet se që prej ditës së parë të reshjeve të dëborës, janë marrë masat e nevojshme dhe se rrugët nacionale kanë qenë të hapura. Ai tha se përjashtim bënte vetëm një segment Skuraj-Burrel. Sipas Shehut, edhe rrugët rurale kanë qenë 70% të hapura ditën e parë ndërsa në ditët në vijim është bërë e mundur lirimi i tyre.
-
Tabuja e virgjërisë dhe seksit në Shqipëri/ Sociologu Tushi ngre alarmin: Problem zonat rurale, njerëzit riprodhohen në mënyrë kafshërore…(VIDEO)
18 Shkurt 2021, 11:49Edhe pse jemi në vitin 2021 virgjëria vazhdon të mbetet një tabu në Shqipëri. Të shumtë janë ata persona që e lidhin virgjërinë e një vajze me moralin dhe vlerat që ajo ka.Në lidhje me këtë temë është diskutuar mëngjesin e sotëm në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv me të ftuarit sociologun Gëzim Tushi dhe aktivisten e shoqërisë civile Xheni Hatillari. Sociologu Tushi shprehet se kjo është një çështje që ka qenë dhe është e diskutuar prej dekadash për shkak të kornizës morale të shoqërive të caktuara.
-
Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës! Shkodra s'tradhton PD-në, besnike edhe ndaj Topallit! Hajdari s'merr mandat në Elbasan
18 Shkurt 2021, 09:58Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Sipas sondazhit PS fiton mandatin e 3-të dhe ka fitore të bindshme në Tiranë, ndërsa PD njeh rritje dhe del parti e parë në Shkodër. Edhe Topalli nuk braktiset nga demokratët e Shkodrës, ndërsa Rudina Hajdari humbjet në Elbasan.
-
Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, gazetari Rusta: Në bankë ka më shumë para se sa 380 mijë eurot që iu sekuestruan nga SPAK
17 Shkurt 2021, 23:11Gazetari Arsen Rusta, i ftuar në emisionin Repolitix thotë se nga hetimet e SPAK, mjeku Prifti rezulton të ketë më shumë para në bankë, sesa vetë shuma e sekuestruara deri më tani nga prokuroria e posaçme.
-
-
‘Do vaksinojmë personalitete të moshuar’ Nikolla: Në listë emri i Kadaresë! Bejtaj: Mendova se isha dhe unë, kam dhënë kontribut si deputet, ministër e mjek (VIDEO)
17 Shkurt 2021, 22:54Deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga “Air Albania’ se në vaksinimin e të moshuarve kundër COVID do të jenë edhe personalitete ka nxitur debat mes të ftuarve më emisionin “Repolitix” ne Report Tv. Zv.ministri i Shëndetësisë, Alber Nikolla tha se në listë të jetë edhe emri i shkrimtarit Ismail Kadare dhe personalitete që kanë dhënë kontribut të fort në fushën kulturore, politike dhe sportive të vendit.
-
Nikolla: S'do kemi mbyllje pavarësisht rritjeve të të infektuarve! Të shëruarit dhe vaksinimi do e 'frenojë'! Mjeku Pecnikaj: Mos na fyeni inteligjencën (VIDEO)
17 Shkurt 2021, 21:53Shifrat e larta të të infektuarve si dhe viktimat si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, kanë hapur debat në studion e Repolitix mbrëmjen e sotme mes të ftuarve. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla thotë se pavarësisht këtyre statistikave, kjo nuk do ta çojë vendin në skenarin e tretë, atë të mbylljes totale. Sipas tij, numri i të lartë i të shëruarve si dhe vijimi i procesit të vaksinimit e lehtëson disi situatën.
-
Regjistroi PSD-në në KQZ, Engjëll Bejtaj sqaron rolin e tij: Tom Doshi është kryetar, firma ime formalitet deri në zyrtarizmin e tij nga gjykata
17 Shkurt 2021, 21:33Engjëll Bejtaj kryetari në detyrë i PSD-së tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se në fakt Tom Doshi është kryetar i kësaj partie pasi ai me vendim gjykate më 4 shkurt 2021 është njohur si i tillë, por vendimi i gjykatës nuk është publikuar ende në fletoren zyrtare pasi kërkon 2 javë. Për këtë arsye tha Bejtaj në KQZ partia u regjistrua në emër të tij.
-
Kulluri në Report Tv: Nëse Basha humb zgjedhjet të mos dalë më nga shtëpia! Është një kostum bosh pa substancë e bindje politike, s'bën për kryeministër
17 Shkurt 2021, 20:11Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, një nga kritikuesit më të mëdhenj të kryedemokratit Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se nëse Basha humb edhe zgjedhjet e 25 prillit ai nuk duhet të dalë më nga shtëpia dhe as mos ta çojë ndërmend që të shfaqet fizikisht në PD.
-
Speciale/Fitorja historike e Vetëvendosjes, qytetarët presin drejtësi dhe punësim! Sfidat e qeverisë Kurti dhe dilema e Presidentit të ardhshëm
17 Shkurt 2021, 18:21Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë prodhuan rezultate historike, fitoren më të thellë të një partie politike dhe rënien e madhe të LDK. Ekipi i Report TV për dy ditë me rradhë ishte aty për të ndjekur nga afër zhvillimet me raportime orë pas ore, për të dhënë gjithmonë lajmin e fundit.
-
Dëbora në Dibër, Mizu për Report Tv: Më shumë se gjysma e fshatrave të bllokuara, qytetarët po hapin vetë rrugët! Ka nevojë për ndihmë humanitare
17 Shkurt 2021, 18:11Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu në një lidhje skype për Report Tv ka treguar gjendjen e vështirë që përballen shumica e fshatrave në këtë qark pasi rrugët janë të bllokuara nga dëbora duke izoluar banorët.
-
Tre dietat më të famshme të momentit dhe pasojat negative që kanë në organizëm, ja arsyet përse duhet t’i shmangim…(VIDEO)
17 Shkurt 2021, 11:11Në një intervistë në “ Rreze Dielli” farmacistja Erina Hilaj tregoi më tepër për dietat e famshme, benefitet por edhe efektet negative që kanë për shëndetin tonë.
-
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Babaramo: Në fitoren e Kurtit kontribuan kundërshtarët e tij! Klosi: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion për dialog me Serbinë ende pa nisur qeverinë (VIDEO)
16 Shkurt 2021, 21:39Në emisionin "Repolitix" në Report Tv diskutimi është fokusuar në arsyet që çuan në votën e madhe popullore ndaj Albin Kurtit, që sollën fitoren e tij historike në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
-
‘Rrëshqitja e Ramës do fillojë nga Durrësi’, Spahiu: Partitë mos të ashpërsojnë betejën! PS synon 8 mandate në këtë qark (VIDEO)
16 Shkurt 2021, 19:32Gjatë një interviste për Report Tv, Spahiu tha se çdo forcë politike mendon të gjejë figura për qarkun ku beteja është me e fortë, por i bën thirrje partive që të mos e ashpërsojnë betejën në qarkun e Durrësit. Sipas saj, durrsakët gjykojnë me ftohtësi dhe nuk kanë nevojë për fushata të forta.
-
Hajdari në Report Tv, i përgjigjet sulmeve të ish kryebashkiakes Rira: S'komentoj çdo qen që më leh rrugës! Partitë e vjetra të lidhura me krimin, kanë 30 vite që bëjnë show
16 Shkurt 2021, 19:04Në një intervistë në Report Tv, Rudina Hajdari u përgjigj sulmeve të ish -kryebashkiakes së Prrenjasit Miranda Rira duke thënë se nuk ka komente për "çdo qen" që leh rrugës dhe që kanë probleme me drejtësinë si ajo. Në lidhje me partitë e vjetra, Hajdari tha se janë të lidhura me krimin dhe kanë 30 vite që bëjnë vetëm show.
-
Sopranoja shtatzënë rrëfen betejën me COVID: Gëzimi për fëmijën më jep forcë ta mposht! U prekëm si familje, por jam e lumtur që po e kaloj
16 Shkurt 2021, 14:23Sopranoja Ramona Tullumani është infektuar me COVID në muajin e 5-të të shtatzënisë. Në një intervistë për Report Tv ajo ka treguar se vështirësia më e madhe është në ditët e para por gëzimi për fëmijën që ka në bark i ka dhënë më shumë forcë për ta mposhtur virusin.
-
Histori frymëzimi/ Rrëfimi i gazetares që 'bashkëjeton' me ankthin, sekretet dhe teknikat për t’u çliruar prej tij...(VIDEO)
16 Shkurt 2021, 12:23Ankthi është kthyer në një nga sëmundjet kryesore të botës moderne. Shpesh herë kemi dëgjuar raste të ndryshme të personave që vuajnë nga ankthi, duke bërë që kjo gjë t’i ndalojë të jetojnë normalisht. Kurimi dhe trajtimi i saj është mjaft i rëndësishëm, prandaj në ‘Rreze Dielli’ sot intervistuam gazetaren Elona Jaçellari e cila u tregua e gatshme të ndajë me ne, historinë e saj se si ‘ bashkëjetoi’ dhe u kurua nga ankthi.