Masat anti-COVID, epidemiologu Alimehmeti: Prisja që ora policore të hiqej fare! Anëtari i komitetit, Ylli: Maska e detyrueshme, mund të sillte rreziqe për shëndetin

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e “Repolitix” në Report Tv tha se priste që ora policore të hiqej fare.

“Detyrimi për mbajtjen e maskës defakto ishte hequr sepse ata që po e mbanin sot, se mbanin se ishin të frikësuar nga gjoba por e mbajtën për shëndetin. Prisja heqjen e kufizimnit komplet. Heqjen e kufizimit te orës policore. Unë prisja të hiqej fare por duhet të bëjmë dhe disa krahasime po marr spanjën e ka incidencën 10 fish më të lartë se ne”, tha Alimehmeti.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli, e cilësoi si vendim të duhur heqjen e maskës në ambiente të jashtme. Sipas tij nëse i detyron njerëzit që të mbajnë maskë ata nuk do ta mbajnë si duhet dhe kjo mund të jetë në dëmtim të shëndetit të tyre.

“Kur i detyron njerëzit ta mbajnë kjo rrit rrezikun sepse ata mund të mbajnë të njëjtën maskë për një kohë të gjatë, për disa ditë, se mbajnë mirë dhe kjo rrit rezikun për shëndetin ne tyre”, shtoi ai.

Ndërkaq Ylli tha se situata e pandemisë është më e qëndrueshme se asnjëherë më parë. Por me lehtësimin e masave antiCOVID tanimë përgjegjësa bie mbi qytetarët.

“Është situata më e mirë e mundshme dhe kjo është vëzhguar javë pas jave. Është më e mira mbi atë  që mund të gjykohet për COVID. Ne jemi të sigurt që situata është e qëndrueshme e mirë dhe jemi të qetë për të dhënë disa mesazhe që do kuptohen nga publike. Masat e izolimit social do të kalojnë një delegim i përgjegjësive të publikut”.

Sa i përket imunizimit të popullsisë nuk mund të kemi shifra të sakta, por Alimehmeti tha se 40% e të vaksinuarve kanë deklaruar se kanë kaluar COVID.

“Do të jap një shifër që ndoshta të ndihmon. Te të vaksinuarit është rreth 40% numri i atyre që kanë deklaruar se e kanë kaluar. Duke marrë parasysh se këto janë faza më e vjetër dhe duke menduar se janë ruajtur më shumë i bie që mosha më e re 18-55 e ka më të lartë sesa 40%. Tirana ka % më të lartë por dhe Tirana jo njësoj”, tha Alimehmeti.

“Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ishim të sigurt se imunizmi duhet të ishte 25%. Sot ende jemi larg 75% por me gjasë jemi mbi 50%”, tha Alban Ylli.

Duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta dhe fillonnga ora 23:00-06:00. Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 Qershori
• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00. 
• Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku
• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. 
• Orari per  muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?