Lajme nga emisionet
-
Nutricionistja e njohur Matina Çobo në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv prezantoi për herë të parë vajzën, vetëm pak muaj paslindjes.
8 Dhjetor 2021, 14:02 -
Përfaqësuesi i 'Foltores' Berisha në 'Repolitix': Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën dhe zgjedhim kryetarin e ri! Do marrim në administrim selinë blu
7 Dhjetor 2021, 21:50Përfaqësuesi i 'Foltores', Indrit Hoxha tha se nesër është takimi i fundit para datës së 11 të Kuvendit Kombëtar të PD. Ai deklaroi se 'Foltoret' do të vijojnë edhe pas Kuvendit ndërsa me dije se do të ketë dhe rreth 90 'Foltore' të tjera pas 11 dhjetorit. Sakaq, ai tha i prerë se më 11 dhjetor Basha do shkarkohet dhe do zgjidhet një kryetar i ri dhe do marrin nën administrim selinë blu.
-
Avokat Idajet Beqiri ngre dyshime: Arsyet pse është e vështirë të besohet se Adem Rusi është vetëvrarë! Shteti shqiptar indiferent! 2 shkaqet kryesore pse po vriten shqiptarët në Greqi
7 Dhjetor 2021, 19:32Avokat, Idajet Beqiri ka ngritur alarmin se shqiptarët po vriten në burgjet e Greqisë. Ndalur te rasti konkret, te rasti i Adem Rusit, që sipas mediave greke është vetëvrarë, avokati ngre dyshime që ngjarja nuk është ashtu siç raportohet e për këtë jep argumente.
-
Duka në Report Tv: Koalicioni opozitar nuk është më ekzistent! Me aq sa i ‘ka lënë në dorë’ Basha-Ramës edhe unë me ‘PAA’ do të kisha fituar zgjedhjet
7 Dhjetor 2021, 18:52Aleati i Lulzim Bashës, Agron Duka në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se tashmë nuk ekziston më një koalicion opozitar. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili u zgjodh deputet nga lista e Partisë Demokratike, tha se PD duhet të rishikojë marrëdhëniet me aleatët, kjo pasi sipas tij ka pasur zëra se ata nuk patën rezultate pozitive në zgjedhje, për të mbledhur vota
-
Dy kuvendet/ Bozdo në Report TV: 'Foltorja', aksion politik, është sfiduar lidershipi i Bashës! Analistja Gjikondi: Luftë personale mes kreut të PD dhe Berishës
7 Dhjetor 2021, 18:00Të ftuarit në studion e Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Eno Bozdo dhe analistja, njëkohësisht edhe juriste, Brisida Gjikondi, ndanë mendime të ndryshme. Bozdo e quajti një aksion politik thirrjen e dy Kuvendeve, ndërsa Gjikondi tha se është një luftë personale mes Bashës e Berishës.
-
Kreditë e buta për të pastrehët, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Për 2021 mbeten edhe 300 aplikime të hapura, për vitin e ardhshëm nuk ka vendim
7 Dhjetor 2021, 13:48Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti ka dhënë detaje për Report Tv në lidhej me hapjen e aplikimeve për kreditë e buta për familjet dhe çiftet që duan të blejnë shtëpi. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ruseti tha se për vitin 2021 kredinë e kanë përfituar 700 mijë qytetarë, ndërkohë tani janë hapur aplikimet edhe për 300 të tjerë.
-
Test droge për policët, ekspertët: Një efektiv përdorues bashkëpunëtor në krim, të ndiqen penalisht! T'i bëhet edhe administratës! Kreu i Sindikatës: Të trajtohen ankesat
7 Dhjetor 2021, 12:57Dy javë pas vendimit që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa e kanë konfirmuar deri më tani burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.
-
Gratë shqiptare drejt obezitetit, nutricionistja në Report Tv: Ja si mund ta shmangim dhe disa këshilla për të matur peshën trupore në kushte shtëpie
7 Dhjetor 2021, 12:40Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitet të grave.
-
Të enjten rikthehen reshjet e shiut, meteorologia në Report Tv: Priten përmbytje në disa zona! Javën tjetër ulen temperaturat, -6 gradë celsius në zonat malore
7 Dhjetor 2021, 11:58Muaji dhjetor do të na shoqërojë me reshje shiu si edhe temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë.
-
Kërpaçi në ‘5 Pyetjet’: Aleanca me PD-në mbaroi në fushatën elektorale të 25 prillit! LSI nuk është konsumuar
6 Dhjetor 2021, 22:52Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka dalë hapur se rrugët e saj me Partinë Demokratike janë ndarë që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ish-deputetja Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se raporti me demokratët u ezaurua gjatë fushatës elektorale, pasi nuk pati asnjë dalje përballë qytetarëve si një aleancë e bashkuar.
-
Topalli te '5 pyetjet': S'kam ambicie të marr drejtimin e PD! E hapur të jem pjesë e grupit të negocimit për ringritjen e partisë! Rikthimi i shpresës së demokratëve s'vjen vetëm me 'Foltoren'
6 Dhjetor 2021, 22:46Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të vijë vetëm me një 'Foltore' nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë mund ta bëjë as Lulzim Basha. Ambiciet e saj nuk janë për të marrë drejtimin e PD, por nuk e përjashton si mundësi që të jetë pjesë e një grupi pune që po përflitet, për të ringritur këtë parti.
-
Gjekmarkaj në ‘5 Pyetjet': Berisha po e dëmton shumë PD-në, ju ofron demokratëve betejë me Bashën! Të vijnë tek Kuvendi i 18 dhjetorit dhe të dalim të bashkuar
6 Dhjetor 2021, 22:11Në lidhje me Kuvendet e PD, ai tha se mbështetësit e Berishës duhet të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, për të diskutuar e debatuar por në fund të dalin si një parti e bashkuar.
-
Koloneli në Report Tv: Nëse do ketë luftë në Ukrainë, gati t’i bashkohemi SHBA-së kundër Rusisë
6 Dhjetor 2021, 21:33Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë temë diskutimi në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Koloneli Ardian Lulaj tha se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet ShBA dhe Natos kundër Rusisë.
-
Patozi: PD shpëton vetëm po të ndahet! Sot kemi një parti pa vulë dhe një vulë që s’ka parti! Basha e Berisha s'do i drejtohen gjykatës! Ja kush duhet të ishte arbitri i dy kuvendeve
6 Dhjetor 2021, 18:19Partia Demokratike mban këtë dhjetor dy Kuvende të thirrur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Por a pritet nga këto ngjarje një zgjidhje për PD-në, apo pritet një thellim i mëtejshëm i krizës së brendshme? Kjo ishte tema e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV ku u diskutuat me ish- kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.
-
Dy kuvende në PD, Topollaj në Report Tv: As Berisha as Basha nuk e rithemelojnë dot PD-në! Kraja: 18 dhjetori makijazh për të mbuluar dështimin
6 Dhjetor 2021, 18:05Nëse sipas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dy kuvendet e thirrura më 11 dhe 18 dhjetor do të sjellin ndryshimet për demokratët, Fabian Topollaj thotë në Report Tv se lufta personale mes Berishës dhe Bashës do të sjellë rrënimin e Partisë Demokratike. Anëtari i i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja e cilëson Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha si makijazh për të mbuluar dështimin e tij.
-
Mësuesi i dënuar për pedofili në Berat në 'Pa Gjurmë': Bëra burg se përqafova nxënësen në ekskursion, s'ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht! Dyshoj te ish-vjehrra e ish-gruaja
6 Dhjetor 2021, 16:46Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan.
-
Llogaritë e FSHF-së mbeten të bllokuara, gjyqi i radhës më 14 dhjetor! Ekspertët në Report Tv: Duket se s'ka 'dritë në fund të tunelit'! Avokati i familjes Seferi: Federata jep lekët sipas qejfit
6 Dhjetor 2021, 13:57Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin me datë 14 dhjetor në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit, që kishte paditur përmbaruesin për një borxh mbi 600 milionë lekësh që klubi i Tiranës i kishte ish-presidentit Metush Seferi. Seanca e radhës me datë 14 dhjetor do të zhvillohet në orën 15:00 në gjykatën e Tiranës.
-
A përjashtohet Berisha më 18 dhjetor ? Agalliu: Për këdo që dëmton interesat e partisë, vendimi përcaktohet në statut! Në Vlorë 60% kanë firmosur për Kuvendin e Bashës
6 Dhjetor 2021, 13:14Në një intervistë për Report Tv, i pyetur nëse do të ketë shkarkime në Kuvend, (referuar ish-kryetarit Sali Berisha, i cili po mban një Kuvend paralel), Agalliu tha se kjo nuk është në filozofinë e Partisë Demokratike, por shtoi se kushdo që ka dëmtuar interesat e PD-së apo pengon misionin e saj, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë, merren masat që përcaktohen në statut
-
Keni rënie masive të flokëve? Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Merrni këto bimë dhe përzieni bashkë, rezultatet do t’ju habisin brenda një kohe të shkurtër
6 Dhjetor 2021, 12:19Mjeku popullor Ylli Merja në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv tregoi shkaktarët që na cojnë në rënien masive të flokëve si dhe kurat bimore përmes të cilave mund të pengojmë rënien e tyre:
-
Karriera, dashuria dhe paratë, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…
6 Dhjetor 2021, 10:24Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.