Lajme nga emisionet
-
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” znj. Elisabeta Skëndo tregoi për shpjegimet dhe interpretimet e saj për ëndrrat dhe detajet e tyre.
14 Dhjetor 2021, 13:14 -
Debati në Report Tv, Murati: Kriza në PD do thellohet, Basha po kapet pas ndërkombëtarëve! Përmeti: Beteja me Berishën mund të sjellë një frymë të re
14 Dhjetor 2021, 13:10Në studion e Report Tv mesditën e sotme u diskutua mbi zhvillimet në Partinë Demokratike, dy Kuvendet, ish-kryeministri Berisha që shkoi në selinë blu dhe një ‘parashikim’ se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Të ftuar në ‘Studio Live’ ishin gazetari Erl Murati dhe ish-deputeti i PD, Andi Përmeti.
-
Në errësire dhe në të ftohtë prej 16 ditësh Lepushë dhe Vermoshi, kryeplaku i Kelmendit thirrje në Report TV: Shteti të na ndihmojë, po vuajnë 700 banorë! Jemi bërë të ikim natën
14 Dhjetor 2021, 12:02Në të ftohtin e temperaturave të ulëta dhe në errësirë, janë prej 16 ditësh 700 banorët e Njësisë Administrative Kelmend, në Shkodër, fakt për të cilin ngriti shqetësimin e tij kryeplaku Prek Vata në Repoort Tv.
-
Politologu Ilir Kalemaj në '5 pyetjet': 'Lufta' brenda PD krijon 2 parti, pala që triumfon do të ketë fitore 'si të Pirros'! Të flasësh për sovranizëm me SHBA, minimalisht je 'idiot i dobishëm'
13 Dhjetor 2021, 22:47Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është ccudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.
-
Shehu në ‘5 Pyetjet’: 18 dhjetori dita e referendumit për shkarkimin e Bashës, s’ka Kuvend! Berisha ka shumicën absolute në PD
13 Dhjetor 2021, 22:02Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të mbajë vetëm referendumin për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati nuk do të mbahet. Kështu ka deklaruar deputeti Tritan Shehu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv’.
-
Paralajmërimi i Vangjelit: Në 18 dhjetor dhe më tej mund të kemi dorëheqje masive nga mbështetësit e Bashës
13 Dhjetor 2021, 21:48Për analistin Lorenc Vangjeli, kryetari i PD-së duhet të ishte dorëhequr që në Prill pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tij, kjo do të kursente të gjithë këtë luftë që po zhvillohet prej disa muajsh mes Bashës dhe Berishës.
-
Situata në PD/ Bollino në 'Kontrast': Përplasja e madhe Berisha-Basha pritet më 18 dhjetor, dhuratë për Ramën e PS! Vangjeli: SHBA i dha një shpatë kreut të PD-së, ai e bëri bisturi
13 Dhjetor 2021, 21:29Situata e krijuar në Partinë Demokratike dhe çfarë pritet të rezervojnë zhvillimet e ditëve në vijim ishte tema e debatit sot në studion e emisionit 'Kontrast' në Report Tv.
-
Shtegtimi i bagëtive, ekspertja Laçi: Do të mbrohet nga UNESCO, gati dosja! 'Akademia e barinjve', termi jo i duhur nga ministrja, do ketë shkolla profesionale
13 Dhjetor 2021, 20:25Shtegtimi i bagëtive (transhumanca) është shpallur nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCOS, si trashëgimi botërore jomateriale të njerëzimit. Një dosje për këtë trashëgimi jo materiale ka përgatitur edhe Shqipëria, të cilën në mars të vitit 2022 do ta dorëzojë në UNESCO
-
‘Lufta’ në PD, Kikia: Basha duhet të japë dorëheqjen, por nuk do ta bëjë! Situata mund të shkojë në konfrontime fizike! Çupi: Berisha do të destabilizojë vendin
13 Dhjetor 2021, 19:18Lëvizja e fundit e Sali Berishës dhe pushtimi që i bëri selisë së Partisë Demokratike ka shqetësuar edhe analistët më të njohur në vend. Analistët Mentor Kika dhe Frrok Çupi të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj kanë komentuar zhvillimet më të fundit në ‘frontin demokrat’.
-
Truri juaj mund të jetë i lodhur? Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Bëhu mjek i vetes, ja si ta dalloni përballë pasqyrës dhe mënyrat e kurimit të tij
13 Dhjetor 2021, 13:06Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja tregoi për llojet e dhimbjeve të kokës, si t’i kuptojmë se nga çfarë vuajmë dhe kurimin e tyre përmes bimëve medicinale.
-
Pritet një javë dinamike, parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat janë shenjat më të favorizuara …
13 Dhjetor 2021, 10:20Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
Nesër Kuvendi i Berishës/ Xhaferraj: Bie ndesh me statutin e partisë! Logu: Finalizon aksionin e ish-kryeministrit! Ish-këshilltari Berishës: Interesa personale të dy palëve
10 Dhjetor 2021, 22:49Vetëm pak orë na ndajnë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që stadiumin ‘Air Albania’ kanë nisur përgatitjet, por për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj ky Kuvend bie ndesh me statutin e partisë. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Xhaferraj thotë se duhet të kishte një vendim kryesie për thirrjen e Kuvendit, ndërsa foltoren e konsideron si një aktivitet politik të ish-kryeministrit.
-
Shembja ish-godinës së ATSH, inxhinieri që bashkëpunoi me Maks Velon për Report Tv: Nuk e dëmtoi tërmeti! Po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit
10 Dhjetor 2021, 21:10Me shembjen e ish-godinës së ATSH-së, në Tiranë, inxhinieri Orhan Sakiqit i janë shkatërruar edhe kujtimet. Sot, kur nga ajo hapësirë kanë mbetur disa rrënoja, ai ka rrëfyer në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj momentet e projektimit të kësaj godine, që për kohën ka qenë me e veçanta, Sakiqi tregon për kujtimet që ka pasur me Maks Velon, arkitektin dhe veçantinë që mbarte në vetëvete ajo godinë.
-
Kuvendi i 11-dhjetorit/ Çupi: Berisha vetëm dhunë ka prodhuar, sytë e NATO-s e SHBA-s nesër do jenë në Tiranë! Andoni: Basha e Berisha pengesë për të ardhmen e PD-së
10 Dhjetor 2021, 18:17Për analistin Frrok Çupi, Kuvendi që do të zhvillohet nesër do të jetë i pakontrolluar, populist dhe me fjalë pa kuptim. Ndërsa analisti Ben Andoni thotë se dhe Basha dhe Berisha duhet të largohen nga PD, pasi e kanë çuar këtë forcë politike gjithnjë drejt humbjes dhe përçarjes.
-
Bejko në 'Repolitix': Basha është kërcënuar që të lirojë zyrën e PD ditën e Kuvendit! Malko: Në 11 dhjetor PD u themelua, po në 11 do të 'vdesë'
9 Dhjetor 2021, 22:00Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.
-
Debat i ashpër në 'Studio Live' mes 2 demokratëve! Baçi: Vizita e Escobar, jo mesazh për Berishën! Në 11 dhjetor do shkarkojmë Bashën! Dhuli: Pasi të lërë presidencën, edhe Meta 'Non Grata'
9 Dhjetor 2021, 20:46Debati sot në 'Studio Live' ka qenë shumë i fortë mes dy demokratëve, të cilët që nga 9 shtatori janë rreshtuar në dy kahe të ndryshme, Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës dhe Skerdjan Dhuli, në krah të Lulzim Bashës
-
Problemi me faturat e ujit në Elbasan, qytetari: E pagova me lekë borxh! Zv.administratori i UKE për Report Tv: Ata që nuk kanë mundësi do e paguajnë faturën me këste, s’ka kamatëvonesë
9 Dhjetor 2021, 20:44Përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ka ofruar zgjidhjen për të gjitha ata qytetarë të Shënkollit që janë detyruar të paguajnë për maujin tetor fatura marramendëse. Julian Dervishi, zv.administratori i UKE-së tha në Report Tv, se për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën iu kanë ofruar atyre mundësinë e pagimit me këste dhe kamatëvonesa nuk do t’iu llogaritet. ‘Studio Live’ solli historinë e një banori në Shënkoll, i cili tregon se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike është detyruar të marrë para borxh për të shlyer faturën.
-
Emocionuese/ Kartolinat para viteve ’90, si uronin shqiptarët dikur festat ? Shihni koleksionin e veçantë me mbi 3000 të tilla
9 Dhjetor 2021, 15:47Koleksionisti Shpëtim Sala solli në studion e “Rreze Dielli” një pjesë të koleksionit të tij të rrallë me mbi 3000 kartolina që i përkasin një periudhe mes viteve 1950 e më tej.
-
Escobar mbështeti Bashën, Nesturi: Ftesa për në Uashington, konfirmim se SHBA do të punojnë me të! Kongresi i Berishës, thjesht spektakël për të demonstruar forcën
9 Dhjetor 2021, 13:57"Simbolizëm i qartë" i konsideroi analisti Plator Nesturi deklaratat e Gabriel Escobar ditën e sotme pas takimit me kryedemokratin, i cili tregoi hapur se për SHBA, pavarësisht përpjekjeve të Berishës, Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend.
-
Bislim Ahmetaj në ‘Repolitix’: Berisha gaboi që vendosi Bashën në krye të PD! Artur Roshi: Ish-kryeministri komunist, s’ka të drejtë morale për të drejtuar PD-në
8 Dhjetor 2021, 22:1531 vite më parë më 8 dhjetor kulmoi lëvizja studentore që çoi në themelimin e partisë së parë opozitare në vend. Dita Kombëtare e Rinisë sot, si asnjëherë më parë, i gjeti demokratët të ndarë, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Kjo ishte edhe tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Të ftuar në studio ishin dy dhjetoristët, Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe gazetari Flogert Muça.