Lajme nga emisionet
-
31 Mars 2021, 22:18
-
-
-
56% e qytetarëve besojnë te vaksina kineze! 7% mendojnë se të gjitha janë njësoj
31 Mars 2021, 21:36 -
-
Rekord aplikimesh për naftë falas, Ekonomi: Korça dhe Fieri mbajnë vendin e parë! Solli formalizmin e Bujqësisë, 62 mijë fermerë me NIPT, do jepen 4.5-5 milionë litra karburant
31 Mars 2021, 13:55Në një interviste skype për Report Tv, ministrja Ekonomi tha se në Korça janë regjistruar 32 % e fermerëve për naftë falas dhe në Fier 27 %, ndërsa shtoi se ata kanë kohë deri në nëntor për të tërhequr sasinë e naftës së siguruar falas.
-
'Dekoroi torturuesin e sigurimit të shtetit', Çika për Report Tv: Meta të ndajë mendjen, është me xhelatët apo viktimat! Do ta bojkotojmë
31 Mars 2021, 12:27Ilir Meta nuk ka asnjë të drejtë të flasë për krimet e komunizmit pa e ndarë mendjen nëse është me xhelatët apo me viktimat. Ky është qëndrimi i fortë i kreut të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika pasi kreu i shtetit dekoroi Mehdi Bushatin dje, një person i cili sipas ish-të përndjekurve ka qenë torturues i sigurimit të shtetit.
-
Report Tv dhe Piepoli sjellin sondazhin e 5 për 25 prillin! Nëse votohej sot PS fiton, PD e LSI nuk bëjnë dot shumicën! Ka surpriza në disa qarqe! Shqiptarët besojnë vaksinat ruse dhe kineze: Gati t'i bëjmë
31 Mars 2021, 09:36Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, kanë sjellë sondazhin e pestë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sipas rezultateve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot Partia Socialiste do të shpallej fituese, pasi do të votohej nga 47 deri në 51% e shqiptarëve. Sondazhi u transmetua në emisionin Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga. Disa qarqe kanë pasur surpriza si rezultati i PSD në Korçë apo rënia pikiatë e LSI në Durrës.
-
Zgjedhjet e 25 prillit, Qefalia në Repolitix: Modeli i fletës së votimit me numra më i thjeshtë! PD ka në listë kandidatë që nuk e përfaqësojnë të djathtën
30 Mars 2021, 22:18Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht kandidat në qarkun e Tiranës, Xhemal Qefalia, tha se çështja është teknike, dhe sipas tij fleta e votimit me numra është më e thjeshtë. Sipas Qefalisë, fleta e votimit me emra do të ishte e mirë, pasi gjithkush do të përballej me emrin e tij, por për qarqe si Tirana apo Fieri që kanë shumë kandidatë krijon vështirësi
-
Kreu i dekriminalizimit, Stojani për Report Tv: Për Tom Doshin do të bëjmë verifikime jashtë vendit! Prokuroria e Përgjithshme: I kemi kërkuar ambasadës së SHBA informacione
30 Mars 2021, 14:21Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë verifikim edhe jashtë vendit për kandidatin për deputet Tom Doshi. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Stojani është shprehur se duke qenë se Doshi ka jetuar shumë vite jashtë vendit do të duhet verifikim edhe në vende të tjera
-
Dallëndyshe Bici në Report Tv: PD ashpërson klimën politike se ka frikë nga humbja! Sulmi i zyrave të PS në Berat, të dënueshme
30 Mars 2021, 13:36Dallëndyshe Bici e cilësoi ashpërsimin e klimës politike në kohë fushate elektoral me deklarata apo edhe përplasjet e dhunshme duke thënë se kjo vjen si pasojë e frikës së PD pasi e di që është e humbur përballë PS-së.
-
Dashamir Shehi: PS po detyron administratën të mbledhë vota. Rama bën propagandë qesharake për një grusht vaksinash
29 Mars 2021, 22:49Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, akuzoi qeverinë se po detyron administratën që të mbledhin vota për PS-në. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", në "Report TV", Shehi u shpreh se administrata po mbledh firma, e se madje këto firma verifikohen më pas, për t'u siguruar se do të jenë votues të PS-së.
-
Procesi i vaksinimit masiv/ Gjosha: Propagandë, nuk është punë! Gjuha e ashpër e Ramës, politikë e vjetër, s'ofron asgjë
29 Mars 2021, 22:15Procesin e vaksinimit në Shqipëri, kandidatja për deputete e LSI-së, Klajda Gjosha e sheh si një propagandë të qeverisë dhe jo si një punë konkrete. Në një intervistë në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", në Report, Gjosha tha se vaksinat nuk janë vota, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk po bën gjë tjetër përveç se po përpiqet që të mbulojë dështimet e tij në këto 8 vjet qeverisje.
-
Idrizi në Report Tv: Rama me bulizmat e tij kërkon të krijojë një klime konfliktuale! Po përdor të gjitha format e influencës së paligjshme në fushatë
29 Mars 2021, 21:44Gjatë një interviste në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, Idrizi nënvizoi se kreu i qeverisë përdor të njëjtën gjuhë edhe me popullin shqiptar, fyerje që sipas tij nuk do t’i takonin, jo më një kryeministri, por as edhe një qytetari të zakonshëm
-
Kryetari i Unionit Turistik për Report Tv: Stafi i hotelerisë të vaksinohet kundër COVID brenda majit! Ky sezon më optimist se vera e kaluar
29 Mars 2021, 19:26Nisur nga fjala e kryeministrit Edi Rama, kryetari i Unionit Turistik, Rahman Kasa tha se procesi i vaksinimit të stafit të hotelerive duhet të përmbyllet në muajin maj, në mënyrë që sezoni turistik të mos ketë pengesa këtë vit, për shkak të COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin e pasdites "Studio Live", Kasa shprehet më optimist se do të jetë një sezon i mirë e për këtë liston disa arsye.
-
Koçi për Report Tv: Ka parti profesioniste në shit-blerjen e votave! ‘Të fortët’ në Fier potencial i rrezikshëm për fushatën! Qytetarët të denoncojnë
29 Mars 2021, 16:45‘Shitblerja e votës është një fenomen fatkeqësisht që ndodh dhe ka subjekte politike që janë profesioniste në këtë punë’. Kështu ka deklaruar, zv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi në një intervistë për Report Tv, ndërkohë që nuk ka përmendur emrine ndonjë subjekti politik, por tha se i druhet kësaj pasi mund të devijojë vota, që mund të ishte natyrshëm në favor të PS-së
-
Dita e dytë e vaksinimit masiv, Tomini: Procesi ka vijuar me të njëjtin intensitet! Efektet anësore, minimale! Me dozat e reja që do vijnë, ulim moshën e të vaksinuarve
29 Mars 2021, 15:06Në ditën e dytë të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, zv ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se edhe sot procesi ka vijuar me të njëjtin intensitet si dje (11,478 të vaksinuar) dhe thekson se e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në ditët në vijim.
-
Sallabanda për Report Tv: Asnjë prej shteteve s’kanë luksin të zgjedhin, vaksinat ruse dhe kineze janë të efektshme
29 Mars 2021, 14:27Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka bërë thirrje për një vaksinim masiv të popullsisë duke thënë se shtetet nuk e kanë luksin të zgjedhin mes vaksinave, por të mundohet të sigurojnë sa më shumë të tilla dhe të vijojnë procesin e vakisnimit.
-
Vaksinim/ Erida Nelaj për Report Tv: Nesër nisim me vaksinën kineze! Qytetarët nuk mund të zgjedhin cilën duan
27 Mars 2021, 12:47Shefja e programit të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj, tha se ditën e nesërme prite të nisë vaksinimi i personave mbi 70-vjeç me vaksinën kineze.
-
Tragjedia mes flakëve në magazinë në Tiranë, Goxhaj për Report Tv: Sala tentoi të fikë vatrën e zjarrit! Godina respektonte masat e sigurisë, por po hetohet për materialet e magazinuara
27 Mars 2021, 11:46Në një intervistë për Report Tv, Goxhaj tha se trupi i tij është gjetur në mes të magazinës, dhe sipas tij ai është përpjekur që të shuajë vatrën e zjarrit për faktin se në afërsi të tij janë gjetur dy fikëse zjarri. Po ashtu Goxhaj shtoi se godina ka qenë e rregullt për sa i përket masave të sigurisë, por duhej evakuim i menjëhershëm.