Lajme nga emisionet
-
Dashnor Sula tha se e kishte të vështirë marrjen e vendimit për t'u bërë kryeinspektor i Përgjithshëm, por shtoi se bisedat e vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama e bindën që të merrte drejtimin e këtij institucioni.
25 Shtator, 21:32 -
Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
25 Shtator, 14:06Eksperti i sigurisë Xhavit Shala thotë për Report Tv se kreu i SHISH nuk mund të mbajë drejtpërdrejt informatorë. Sipas tij, SPAK mund të verifikojë pretendimin se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i Shërbimit, pasi çdo informator regjistrohet me kod e dosje, ndërsa dokumentohen detyrat, raportet dhe pagesat.
-
Zyrtarisht në vjeshtë, Gjoni: Reshje shiu e shtrëngata, deri nesër në mesditë! Presim një dimër me ngrica dhe përmbytje (VIDEO)
25 Shtator, 12:26Këtë të premte në vend janë rikthyer reshjet e shiut, ndërsa temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Anira Gjoni vlera maksimale e tyre nuk do të kalojë vlerën 27 gradë celcius.
-
Ish-kreu i SHISH nën akuzë nga SPAK se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete, Muçi për Report Tv: Rama të mbajë përgjegjësi politike, shteti ka rënë
25 Shtator, 09:49Vlora Hyeni u la në ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO. Deputeti i ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, tha se përveç personit që mban përgjegjësi penale, nga ana tjetër dikush të mbajë përgjegjësi politike.
-
-
Ish-kreu i SHISH në ‘arrest shtëpie’/ Ish-prokurori: E mjerueshme që institucioni më i rëndësishëm i sigurisë kombëtare është në këtë gjendje! Prençi: Duhej masë më e fortë sigurie për Hysenin
24 Shtator, 22:33Teksa tha se dosja 'Hyseni-Agasi' është 'maja e Olimpit' të krimit, ish-prokurori Muçi theksoi se SPAK disponon materiale të shumta që kompromentojnë ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni. Ndërsa ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi tha se Vlora Hyseni është marrë personalisht me kreun e opozitës, me qëllim denigrimin e imazhit të tij.
-
Spahiu: Vlora Hyseni si kryespiune grua nuk ka tradhtuar shtëpinë, por Shqipërinë
24 Shtator, 21:48Për juristin Kreshnik Spahiu, masa e sigurisë e vendosur ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, duhet të kishte qenë më e rëndë sesa 'arrest me burg', për shkak pasi sipas tij, reflektimi i saj është tërësisht banal.
-
Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet
24 Shtator, 19:42Kreshnik Gashi, kryeredaktor ‘Kallxo.com’ në Prishtinë në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ tha se akuzat për ish kreun e SHISH, Vlora Hyseni është një lajm që ai konsideron të rëndë.
-
Avokatët njoftuan se GJKKO urdhëroi SPAK për nisjen e hetimeve për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona
24 Shtator, 19:40Prek Molla tha se Bashkim Ulaj ka ndryshuar emrin e resortit që po ndërton në Rrjoll të Velipojës nga 'Blu Borgo' në 'Baks Bay', me qëllim sipas tij që të mashtrojë blerësit, sikur bëhet fjalë për një tjetër resort.
-
GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE
24 Shtator, 18:45Avokati Ermal Hamataj, i ftuar sot në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se priste një masë më të rëndë se ajo ‘arrest në shtëpi’ për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
-
‘Më sugjeroi të shpallesha e vdekur për të pezulluar kredinë’, 64-vjeçarja akuzon ish-punonjësen e bankës se i hapi kredi pa dijeni
24 Shtator, 16:56Një 64-vjeçare nga Elbasani ka denoncuar në emisionin “Pa Gjurmë”, me gazetaren Odeta Dume, një histori që, sipas saj, nisi me marrjen e një kredie dhe përfundoi me detyrime të tjera financiare të hapura në emrin e saj.
-
Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!
24 Shtator, 16:07Arresti shtëpiak i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ngre pyetje edhe për institucionet që duhet ta verifikonin dhe mbikëqyrnin atë, thanë Evarist Beqiri dhe Ben Andoni në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.
-
-
Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin
23 Shtator, 21:38Ish-ministri Alibeaj theksoi se nuk besonte se impulset erotike e kishin shtyrë Vlora Hysenin që të furnizonte me informacione Ergys Agasin. Ndërsa gazetari Topuzi tha se besonte se SHISH nuk ishte vënë në dijeni nga SPAK për operacionin për arrestimin e Agasit.
-
-
Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, Spahiu në Report TV: Banalitet që dëmton imazhin e Shqipërisë në NATO!
23 Shtator, 18:42Për Spahiun, çështja nuk mbyllet me sqarimin e rrethanave penale nga SPAK. Ajo kërkon edhe një përgjigje politike për vendimin që i besoi Hysenit drejtimin e SHISH-it.
-
Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)
23 Shtator, 18:08Nëna e Bleona Matës u përball live në “Pa Gjurmë” me avokatin Alban Duraj, i cili deklaroi në media se e bija ishte gjetur dhe se ishte birësuar nga një çift grek. Bukurie Veizi mohoi pretendimet, ndërsa Duraj u përplas me gazetaren Odeta Dume për burimin e informacioneve dhe më pas u largua nga studioja.
-
Pse kemi mungesa ushqyese edhe kur ushqehemi shëndetshëm? Ja çfarë duhet të dini! / Altin Joka tregon hapat për përthithjen e vitaminave dhe mineraleve
23 Shtator, 16:17A mjafton të hamë shëndetshëm, apo duhet të dimë edhe ta përthithim atë që hamë?
-
Arrest në shtëpi për ish kreun e SHISH, eksperti i sigurisë në Report TV: Siguria kombëtare është shkallmuar
23 Shtator, 15:22Ai e quajti paradoks emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it pas largimit të saj nga shërbimi inteligjent i Kosovës, duke pretenduar se atje ishte shkarkuar për shitje informacioni.
-