Lajme nga emisionet
-
Protestat, organizatori Xhemalaj: Pjesëmarrës edhe eksponentë të PS! Ka pasur edhe njerëz të Veliajt
2 Nëntor, 21:47 -
‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë
2 Nëntor, 21:38Avokati Alban Duraj thotë në “Repolitix” në Report Tv se gjithçka nisi në shkurt, kur Veliaj u arrestua. Fillimisht ishte ndërhyrja e kryeministrit te pushteti vendor duke thirrur në takim nëpunësit e bashkisë dhe më pas, në shtator, me lënien në fuqi të masës së arrestit në burg nga Gjykata e Lartë.
-
‘Vendoret 2027’, ish-deputeti Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL për Kuçovën! Nëse humbas, faji është imi
2 Nëntor, 19:55Ish-deputeti, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv, thotë se ai është “kryetari de facto” i bashkisë Kuçovë. Ai shton se ka dakordësinë edhe nga Ilir Meta e Sali Berisha që të jetë kandidat në zgjedhje.
-
Fuqia e bimëve në një vaj natyral, receta në shtëpi për relaksimin e muskujve dhe artikulacioneve, si dhe për ftohjen dhe mushkëritë!
2 Nëntor, 16:57Përfitimet e aromaterapisë / Vajrat më të mirë për ftohjen, mushkëritë dhe për lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe artikulacioneve
-
-
-
Spahiu: Arlind Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës
2 Nëntor, 15:03Teksa këshilloi protestuesit që të krijojnë partinë e tyre politike për t’u përfaqësuar në zgjedhje, juristi Spahiu tha se BE nuk po i mbështet protestat, për shkak të dhunës që është ushtruar në to.
-
Horoskopi i nëntorit për 12 shenjat, astrologia Denisa Shyle paralajmëron muaj me sfida e ndryshime të mëdha! Çfarë pritet në dashuri, shëndet dhe karrierë
2 Nëntor, 11:37Horoskopi i muajit Nëntor për 12 shenjat e zodiakut, 3 lëvizje të forta planetare, ndikime të fuqishme.
-
Dështimi i protestës së Berishës, Kikia: Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës! PD është mënjanuar, i trembet përjashtimit!
1 Nëntor, 15:31Analisti merr në konsideratë edhe hipotezën që PD mos të bëhej pjesë e protestës, por janë partitë e vogla të opozitës që tregojnë ndikimin politik në këto tubime. Frika e PD, thotë Kikia, është përsëritja e një skenari serb në Shqipëri pasi selia blu deri në këtë moment ndihet e mënjanuar, por i tremben shkrirjes së opozitës klasike.
-
-
Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
31 Tetor, 22:12Zef Brozi tha se i mbështet plotësisht protestat pasi vetë ka qenë pjesë e tyre, por nuk përkrah dhunën. Sipas tij, më të rrezikshmit janë ata që i financojnë të rinjtë e të miturit për t’i kryer aktet e dhunshme. Mesazhi i tij kryesor për protestuesit është të protestojnë paqësisht, policia të tregohet e matur dhe Shqipëria të mos përgjaket e digjet.
-
Protestat e dhunshme, Kostana Morava: Po manipulohen, kanë linçuar këdo që s’iu bashkua! Njerëzit heshtin nga frika, askush s’e do dhunën
31 Tetor, 21:37Kostana Morava ka shprehur haptazi skepticizmin e saj lidhur me protestat e më shumë se dy javëve të fundit që janë karakterizuar nga dhuna. Moderatorja është e bindur se numrat virtualë janë shumë më të lartë se ata realë, çka ndikon edhe në vetë vërtetësinë e protestës. Sipas saj, ka vetëm një rrugë që protestuesit t’ia dalin mbanë.
-
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Alban Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit, kërkon të përvetësojë protestën e të rinjve
31 Tetor, 19:16Partia Demokratike ka dështuar të përfaqësojë opozitën në vend dhe tani po përpiqet të marrë kontrollin e protestës së të rinjve. Kështu e komenton analisti Alban Daci në Report Tv përplasjen mes protestuesve dhe militantëve të PD-së.
-
Protestuesit përzunë militantët e Berishës, Alibeaj për Report Tv: Nis gara se kush do të jetë opozita, dy kandidatë për Tiranën në zgjedhjet e 9 majit
31 Tetor, 18:48Përplasja mes të rinjve protestues dhe militantëve të Partisë Demokratike, të cilët u përzunë nga para Ministrisë së Arsimit, sipas Enkelejd Alibeajt ka nxjerrë në pah ndarjen mes opozitës së vjetër dhe asaj që po lind nga protesta.
-
-
-
Projektbuxheti 2027, ku shkojnë paratë dhe a është social? Ekspertët: Është ambicioz, por i pakonsultuar! Sipërmarrja kundër paketës fiskale e rishikimit të taksave
30 Tetor, 21:23Projektbuxheti për vitin 2027 në vlerën e 976 miliardë lekëve këtë vit ka në fokus mirëqenien sociale dhe rendin e sigurinë. Ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve të ftuar në emisionin ‘Portofol’, edhe pse e vlerësojnë buxhetin si pjesërisht social, shqetësimi i tyre është mungesa e konsultimeve.
-
-
Protestat e dhunshme, Korreshi akuza: Grahmat e fundit të pushtetit, sillet si diktaturë! Përgënjeshtron ‘maskat’ brenda PD, deputeti: E hapur për të gjithë
30 Tetor, 19:23Ndërsa në ekran shfaqej videoja e protestuesve të maskuar që hynin e dilnin nga selia blu, Saimir Korreshi iu shmang etiketimit të tyre duke u shprehur se e kishte të pamundur teknikisht ta shihte. Ndërkohë, nuk kurseu akuzat drejt qeverisë e policisë lidhur me reagimin ndaj protestuesve.
-
Tymueset e flakadanët në Kuvend, Ina Zhupa: PS e meritonte! Studentët kanë 'ngrënë' gaz lotsjellës gjithë këto ditë! Ligji për BSH, precedent i rrezikshëm
30 Tetor, 16:36Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka komentuar tensionet e djeshme në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren dhe ndezi tymuese, ndërsa u miratua me 84 vota ligji i ri për Bankën e Shqipërisë. Zhupa e cilësoi këtë ligj një nga skandalet më të mëdha në vend.