Lajme nga emisionet
-
Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e yjeve për muajin shkurt. Ajo u shpreh se vështirësia do të vazhdojë edhe pak deri në 3 të marsit, megjithatë do të jetë një muaj më i mbarë se janari. Dashuria do të jetë kryefjala e muajit për pothuajse të gjitha shenjat. Ndërsa shenja më e favorizuar për këtë muaj është Luani.
2 Shkurt 2021, 12:43 -
Kandidati i LVV për deputet në Shqipëri, Merxhani: Nuk mjaftohemi me kandidimin në 3 qarqe! (VIDEO)
1 Shkurt 2021, 22:53Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani thotë se kjo forcë politike ka potenciale për t'u rritur njësoj siç ka bërë në Kosovë. Gjatë një interviste në emisionin '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo, ai tha se po punohet ende për mbylljen e listave dhe se kjo forcë politike nuk do të mjaftohet me kandidatë vetëm në 3 qarqe.
-
1 mijë dollarë për çdo bebe, Kërpaçi: Kur të bëhen më pas prindër, do të tërheqin 25 mijë! Largimet nga LSI? Hap vendin për personazhe me integritet (VIDEO)
1 Shkurt 2021, 22:16Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka shpjeguar disa prej pikave të programit ekonomik të LSI-së për zgjedhjet parlamentare më 25 prill. Një prej këtyre pikave, e cila ka ngjallur dhe debat e kuriozitet në rradhët e politikanëve dhe opinionit publik, është bonusi prej 1 mijë dollarë për çdo bebe për 25 vite.
-
Sulmet për Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve, Kaso: S’pendohemi që e bëmë! Ato që e kritikuan, sot bëjnë fushatë për PD (VIDEO)
1 Shkurt 2021, 21:59Në një kohë kur Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputet është kritikuar nga vetë anëtarët e kësaj partie, Sekretari ligjor Ivi Kaso shprehet se nuk janë bërë aspak pishman!
-
Denoncohet live në “Pa Gjurmë” i humburi Adrian Bregu. 53-vjeçari u zhduk nga Sukthi i Durrësit
1 Shkurt 2021, 17:58Një 53-vjecar nga Sukthi rezulton i humbur që prej datës 29 janar të këtij viti. Adrian Bregu vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa doli nga banesa të premten e kaluar.
-
Sondazhi i dytë i Piepolit në Report Tv/ Nëse votohej sot PS ruan bindshëm shumicën, më tepër se PD-LSI bashkë, që do të humbnin 2% të mbështetjes nëse dalin me vetëm 1 listë
27 Janar 2021, 08:39Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli publikuan sondazhin e dytë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Partia socialiste mbetet forca kryesues dhe ka një distance të madhe me PD dhe LSI edhe nëse ato i bashkojnë votat. Ndërkohë që surprizë është partia e Topallit, e cila renditet forcë e pestë e garon për mandat. Në Tiranë sondazhi thotë se PS do të merrte 17-19 mandate, PD 12-14 mandate, LSI 1-3 mandate. Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.
-
Zhduket 29-vjecari nga Fieri/ Familjarët: Asnjë gjurmë nuk po i gjejmë, na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi
26 Janar 2021, 17:21Një përdorues i lëndëve narkotike prej vitesh, zhduket pa lënë gjurmë fieraku Maradona Alushi. 29-vjeçari nga fshati Romë prej datës 21 janar të këtij viti është larguar në drejtim të paditur.
-
E dhunuar prej 9 vitesh rrëqeth pukjania: "Isha shtatzënë, kur zbulova familjen e tij "/ Shokon nëna e 4 të miturve: Fëmijët do t'i lë në jetimore
22 Janar 2021, 17:58E dhunuar prej 9 vitesh edhe kur mbeti shtatzënë për herë të parë, me një bashkëjetues që nuk ia dha kurrë atësinë e katër fëmijëve, 37-vjecarja nga Puka erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ për të rrëfyer dramën e jetës.
-
Braktis fëmijët dhe burrin në gjumë, zhduket nusja nga Lushnja/E bija: E mashtruan për ta trafikuar
22 Janar 2021, 17:52La foshnjën 6-muajshe, në kasollen e lopës dhe u largua një natë shtatori të vitit 1994. 56-vjecarja Bukurie Dervishi nga Lushnja u zhduk papritur nga banesa, ndërsa la në gjumë edhe dy fëmijët e tjerë 8 dhe 6 vjecarë.
-
I zhdukur që nga 2017, 'Pa Gjurmë' gjen Ardian Hysën! Emocione dhe lot në studio: Më falni për gabimet, nuk e bëj kurrë më (VIDEO)
20 Janar 2021, 16:12Pas 3 vitesh i zhdukur, ‘Pa Gjurmë’ ka bashkuar me familjen e tij, Ardian Hysën. Takimi është transmetuar ‘live’ në Report Tv, Ardiani ka takuar në hollin e TV nipin, e më pas kokë ulur është futur në studio ku është takuar me motrën dhe bashkëshorten.
-
Instituti Piepoli dhe Report Tv publikojnë sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë, PD në rritje, votat e LSI-së i kalojnë PS-së
8 Dhjetor 2020, 11:36Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli nxjerrin Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste. Në lidhje me rolin dhe qëndrimet e presidentit Meta, shqiptarët e kanë kritikuar shumë, ku shprehen se nuk po mbron Kushtetutën, por interesat personale e partiake.