Kosova & Rajoni
-
Kërkesa e azilit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevsi duket se nuk është pritur mire nga partitë opozitare hungareze, të cilat i kanë bërë thirrje qeverisë së Hungarisë, të drejtuar nga Viktor Urban që të arrestojë dhe sa më shpejt të ekstradojë ish-kryeministrin.
15 Nëntor 2018, 08:45 -
Nikolla Gruevskit i pranohet kërkesa për azil, Hungaria: E morëm në konsideratë për arsye sigurie
14 Nëntor 2018, 17:12Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka marrë këtë të mërkurë statusin e azilantit politik në Hungari. “Alsat Maqedonia” shkruan se kabineti i kryeministrit Viktor Orban e ka pranuar kërkesën e Gruevskit, por vlerësimi i saj do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik.
-
Valë arrestimesh në Maqedoni, pas Gruevskit, prangoset ish-ministri i Transporteve
14 Nëntor 2018, 09:18Ai ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe dje tha se nuk kishte ndërmend të arratisej nga Maqedonia.
-
Kërkoi azil politik në Hungari, prokurorja maqedonase: Gruevski do të ekstradohet
14 Nëntor 2018, 09:17Ndërsa, një ditë ma parë ishkryeministri maqedonas Gruevski bëri të ditur se është larguar dhe se ndodhej në Hungari ku ka kërkuar azil politik, prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Katica Janeva ka deklaruar së fundi se që në fillim është kërkuar paraburgim për Gruevskin, por ka besim se ai do të ekstradohet për t'u gjykuar në vendin e tij.
-
"Nuk mund ta besoja", Parisi i kërkon falje Vuçiçit: Ishte një gabim fatkeq
13 Nëntor 2018, 16:03Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ndjerë i ofenduar nga mënyra sesi është trajtuar në ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, e mërinë e tij e ka treguar edhe për mediat serbe. Një ditë më pas, ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni i ka kërkuar falje, duke e cilësuar situatën e krijuar si një gabim fatkeq.
-
Në kërkim nga Interpol-i, ish-kryeministri i Maqedonisë kërkon azil në Hungari
13 Nëntor 2018, 13:49Gruevski e ka bërë publik vetë lajmin përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shkruan se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.
-
Shpërdoroi detyrën, edhe Interpoli shpall në kërkim ish-kryeministrin maqedonas Gruevski
13 Nëntor 2018, 09:56Pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe Interpoli ka publikuar në faqen zyrtare foton e tij.
-
Ish-kryeministri Gruevski në kërkim, truprojat: Ja kur e pamë për herë të fundit
13 Nëntor 2018, 08:27Mbi ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.
-
Firmoset urdhër arresti për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski
12 Nëntor 2018, 19:19Vendimi erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg.
-
"Taksat ndaj produkteve serbe mund të rriten", Haradinaj: Qëndrimi i Listës Serbe, vullnet politik
12 Nëntor 2018, 16:46Taksat përkundrejt produkteve serbeve është një çështje që çdo ditë e më shumë po zë rendin e ditës në Kosovë. Kryeministri i saj, Ramush Haradinaj është shprehur së fundmi se taksat ndaj produkteve të përmendura edhe mund të rritet, ndërsa sa i takon kërcënimeve të vazhdueshme të Listës Serbe, ai është shprehur se nuk mund të diktojë ndaj një vullneti e qëndrimi politik.
-
Arratiset Nikola Gruevski? Autoritetet kërkojnë ta çojnë në burg, ish-kryeministri nuk gjendet
11 Nëntor 2018, 18:58Autoritetet gjyqësore kanë deklaruar se do tentojnë ditën e hënë t'i komunikojnë Nikola Gruevskit vendimin e Gjykatës që e dënoi atë me dy vite burg, për të nisur vuajtjen e dënimit në qeli.
-
Thaçi takon Trump në Paris: Mora mbështetjen e presidentit amerikan për marrëveshjen me Serbinë
11 Nëntor 2018, 16:14Lajmin e jep vetë Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ku publikon edhe foton e takimit, ndërsa shkruan se shefi i Shtëpisë së Bardhë mbështet arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
-
Shqipëri-Kosovë hidrocental të përbashkët, BE financon me 40 milionë euro dy vendet
10 Nëntor 2018, 17:39Ky hidrocentral do të ketë një kapacitet 200 megavate. BE do të financojë me grante Shqipërinë dhe Kosovën.
-
Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi në Paris: Jo ndarje e as krijim të “Republika Srpska”
10 Nëntor 2018, 16:40Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, si modeli i Republika Srpska. Këtë e ka bërë të ditur në një komunikim me gazetarët në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i shtetit kosovar teksa foli për marrëveshjen eventuale që do të mund të arrihet në kuadër të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënvizoi gjithashtu se nuk ka njohje reciproke, si dy vende të pavarura dhe sovrane pa njohjen edhe të kufijve në nivel ndërshtetëror.
-
Gruevski shkon në burg, por pagën si deputet do ta marrë akoma
9 Nëntor 2018, 19:34Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të shkojë në burg, por do të vazhdojë të marrë sërish pagesën si deputet. Kjo pasi ditën e sotme kur Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për heqjen e mandatit për Gruevskin, nuk kanë votuar shumica e deputetëve.
-
Takimi Thaçiç-Vuçiç në Bruksel, palët mbesin larg arritjes së një marrëveshje
8 Nëntor 2018, 22:22Pa asnjë rezultat konkret ka përfunduar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në Bruksel. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilesuar takimi e zhvilluar me homologun Vuçiç në Bruksel, aspak të lehtë dhe se pala serbe tregoi një diskurs agresiv dhe arrogant që e bën ta pamundur gjetjen e një gjuhe dialogu.
-
Taksa doganore në Kosovë, Ministri i Tregtisë: E domosdoshme, Serbia po shkel marrëveshjen
8 Nëntor 2018, 17:25Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për mallrat importuese në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, sipas ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ka qenë e domosdoshme. Por, zëdhënësi i Doganës së Kosovës shprehet se është shumë herët për të dalë në përfundime të tilla, pasi sipas tij nevojiten deri në 10 ditë për t'u parë efektet e masës së vënë.
-
Takimi i katërt me Serbinë, Thaçi: Më mirë të dialogoj me një dreq sesa me Vuçiçin
7 Nëntor 2018, 17:39Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar bisedimet që do të zhvillohen të enjten midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka treguar pritshmëritë e tij nga ky takim.
-
Pavarësia e Kosovës, Ivica Daçiç: Një tjetër shtet ka tërhequr njohjen
7 Nëntor 2018, 16:30Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë të ditur këtë të mërkurë se Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u vendosur kështu në listën e 10 shteteve që kanë tërhequr njohjen e tyre.
-
Triumfon një shqiptar tjetër? Vedat Gashi, kandidat për asamblenë në Nju Jork
6 Nëntor 2018, 20:51Gashi është mbështetur nga Partia e Pavarësisë në garën e tij për Asamblenë e Nju Jorkut.