Kosova & Rajoni

  • Zëvendës Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se pesë anëtarët e BE-së Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, duhet që më në fund ta njohin Kosovën.
  • Mustafa i kundërpërgjigjet Qoses:
    Mendje e degjeneruar, shko në psikiatri

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur Rexhep Qosjes, duke e akuzuar se është gënjeshtar dhe se duhet të shkojë në psikiatri.

  • Burg kush kërkon favore
    seksuale në punë në Kosovë

    Në një anketim të fundit të përgatitur nga organizmat ndërkombëtare, siç është edhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, rezulton se Kosova është mjaft mbrapa sa i përket respektimit të barazisë gjinore dhe procedurave të rekrutimit në punë.

  • Qosja: Thaçi ia dorëzoi postin
    e kryeministrit vrasësit Mustafa

    Akademiku Rexhep Qosja ka folur me një gjuhë të ashpër për kryeministrin e ri të Kosovës, Isa Mustafa. Qosja ngre pyetje ironike ndaj ish-kryeministrin Thaçi, kur shkruan se nëse Thaçi e dinte se po ia dorëzonte postin kryetarit të qeverisë në kohën e kasapit të Ballkanit, sic quan si Slobodan Millosheviçin.

  • Samiti në Beograd, a do marrë
    pjesë kryeministri Isa Mustafa?

    Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga Samiti i kryeministrave të Europës Qendrore, Lindore dhe Kinës i cili do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor në Beograd, kryeministri i sapomandatuar i Kosovës, Isa Mustafa ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë. 

  • Thaçi flet si ministër i Jashtëm:
    Bëj gjithçka që Kosova të njihet

    Në tagrin e ministrit të jashtëm dhe zv.kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të bëjë çmos për të bindur 5 vendet anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

  • Mustafa: Tiranën e konsideroj si
    Prishtinën! Gati të vizitoj Beogradin

    Kryeministri i ri i Kosovës Isa Mustafa është shprehur se Tiranën e konsideron si Prishtinën, ndërsa thotë se edhe "Tirana është shprehur e hapur për një vizitë të shpejtë atje". Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për një vizitë të mundshme në Beograd, në çdo rast që të organizohet ndonjë takim i kryeministrave. Sipas Mustafës, kjo është e rëndësishme për të qetësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

  • Kosovë, mbledhja e parë e qeverisë
    Mustafa: Ja 3 ligjet që do shqyrtohen

    Ligji për Gjykatën Speciale, ai kundër pjesëmarrjes në luftërat terroriste dhe ligji për FSK-në do të jenë tre ligjet e para që do të shqyrtohen në Kuvendin e Kosovës. Këtë tha Isa Mustafa në fjalimin e tij të parë si Kryeministër, pasi mori detyrën nga paraardhësi i tij në detyrë Hashim Thaçi. VIDEO

  • Thaçi i dorëzon mandatin Mustafës
    Nga sot nis zyrtarisht qeveria e re

    Në një ceremoni të posaçme përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi i dorëzoi sot detyrën pasuesit të tij Isa Mustafa. Pas këndimit të himnit të Kosovës, Thaçi e Mustafa u përkulën përpara flamurit për t’iu drejtuar më pas ndërtesës së qeverisë ku kanë bërë edhe formalitetet e dorëzimit të detyrës. Mustafa do të jetë udhëheqës i 21 ministrive pjesë e koalicionit PDK-LDK dhe partitë minoritare.

  • Parlamenti fillon punën normalisht
    opozita synon hetimin e SHIK-ut

    Kuvendi i Kosovës ka nisur zyrtarisht punën pas konstituimit dhe zgjedhjes së qeverisë së re dhe të enjten u identifikuan grupet dhe komisionet parlamentare. Kryesia e Kuvendit ka caktuar dy seancat e para plenare të kësaj legjislature që do të mbahen javën tjetër, me një axhendë mjaft dinamike. Seanca e së enjtes është me kërkesë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve.

  • Qeveria e re e Isa Mustafës nis
    punën sot me mbledhjen e parë

    Qeveria e Republikës së Kosovës, e kyeministrit të ri Isa Mustafa, zhvillon mbledhjen e parë sot pasdite në orën 15:00. Kështu, qeveria e re e Kosovës nis punën në përfundim të mandatit të dytë të kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të PDK-së, i cili po sot i dorëzon detyrën partnerit të koalicionit bashkëqeverisës, liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

  • Atifete Jahjaga shtyn vizitën për
    në Shqipëri, e detyron Kushtetuta

    Vizita e Presidentes Ahtifete Jahjaga, e parashikuar për më 18 dhjetor, është shtyrë për shkak të angazhimeve kushtetuese në Kosovë. Lajmi konfirmohet nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci i cili pohon se Jahjaga do ta zhvillojë vizitë e saj në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm.

  • Emërohet prokurori i ri i BE
    për krime lufte në Kosovë

    Amerikani David Schwendiman është emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë.

  • Mustafa: Nuk ka rritje pagash, siç
    kishte premtuar Hashim Thaçi

    Kryeministri i ri Kosovës, Isa Mustafa, thotë se nuk do t'i rritë pagat siç kishte premtuar ish-Kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se i duket e shtrenjtë edhe autostrada Prishtinë - Shkup, por ai nuk mund ta ndalë atë projekt.

  • Serbia në BE, Berlini: Të zbatojë
    marrëveshjet e arritura me Kosovën

    Gjermania do të japë pajtimin për hapjen e kapitullit 35 vetëm nëse Serbia në tërësi do të kryejë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Kështu theksohet në një njoftim të ambasadës së Gjermanisë në Beograd. Sipas Berlnit duhet të tregohet gatishmëri për të vazhduar dialogun me Prishtinën.

  • Publikohet regjistri i të vrarëve e
    të zhdukurve në luftën e Kosovës

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në faqen e internetit të Librit Kosovarë të Kujtimeve (PZAP) është vendosur regjistri i të vrarëve dhe të zhdukurve në luftën e Kosovës, në periudhën nga 1 janari 1998 deri në 31 dhjetor 2000.

  • Branimir Stojanoviç: “Lista Serbe” është 
    urë që lidh Prishtinën dhe Beogradin

    Zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë ende të brishta dhe për forcimin e tyre duhet të punojnë bashkë, politikanët shqiptarë dhe ata serbë, duke mos pritur iniciativën nga Bashkimi Evropian. Stojanoviç pret të ketë marrëdhënie të mira me kolegët e tij shqiptarë, në Qeverinë e Kosovës VIDEO

  • Intervista e fundit si kryeministër
    Thaçi:Sakrifikova, s'e meritoni krizën

    Në intervistën e tij të fundit si kryeministër, Hashim Thaçi ka thënë se ishte koha e fundit që vendit t'i jepej ajo që e meriton dhe qytetarët t'i kishin institucionet për të cilat kishin votuar. VIDEO

  • Vetëvendosja: Qeveria e re është
    qeveri e Prishtinës dhe Beogradit

    Albin Kurti rrëfeu se kryeministri i sapozgjedhur Isa Mustafa, për plotë tre muaj u kishte rezistuar kushteve të Vetëvendosjes, ndërsa kushtet e Listës Serbe, përkatësisht të Beogradit, Mustafa e Thaçi i pranuan brenda natës.

  • Nishani përshëndet krijimin
    e Qeverisë së re në Kosovë

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përshëndeti krijimin e Qeverisë së re dhe koalicionin e ri qeverisës të Kosovës dhe e konsideron atë një shembull të shkëlqyer maturie dhe përgjegjësie jo vetëm për të ardhmen dhe adresimin e sfidave të vendit, por me impakt shumë të rëndësishëm edhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv