Kosova & Rajoni

  • Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do të jetë i vetëm në Bruksel përballë kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mustafa do ta ketë afër edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin, i cili deri para zgjedhjeve të 8 qershorit ka drejtuar dialogun politik.
  • Ambasadori Braathu: Nuk pres
    heqjen e vizave për Kosovën në 2015

    ërat ndërkombëtarë që po iu bëjnë me dije qytetarëve të Kosovës që në vitin 2015 nuk do të ketë liberalizim të vizave, po shtohen. Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë për InLajm, se nuk pret që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen brenda vitit 2015.

  • Kuvendi i Kosovës miraton
    projekt-buxhetin për vitin 2015

    Me 73 vota për, 22 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan projektligjin për buxhetin e vitit 2015. Buxheti i vitit 2015 do të jetë 1 miliard e 576 milionë euro. VIDEO

  • Mustafa e Vuçiç takim më 8-9 shkurt
    Serbia: BE nuk lejon provokime

    Takimi Kosovë-Serbi i lajmëruar më herët nga shefja e dipomacisë europiane, Federica Mogherini është caktuar për më 8 dhe 9 shkurt. Lajmin e raporton e pëditshmja serbe “Novosti”. 

  • Jahjaga: Institucionet të rikthejnë
    besimin e humbur të qytetarëve

    "Dua të besoj se institucionet e përgjegjshme të Kosovës, do të ndryshojnë për të mirë jetën e qytetarëve të vendit, fëmijët e të cilëve nuk do të bëhen pre e qenve endacakë dhe nuk do të kërkojnë copat e bukës nëpër kontejnerë", ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

  • Jacobson: Koalicionin PDK- LDK
    nuk e bëra unë, s'jemi kundër VV

    A​mbasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe as që është përzier në formimin e koalicionit të ri qeveritar LDK - PDK. Jacobson shton se në këtë proces ka qenë vetëm si vëzhguese. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ajo mohon të ketë qenë ndonjëherë kundër “Vetëvendosjes” në Qeveri.

  • Buxheti për vitin 2015, Mustafa:
    'Rritje ekonomike me të paktën 4%'

    Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi i Kosovës shqyrtoi në parim projektligjin për buxhetin e e vitit 2015. Në fjalën e tij kryeministri Isa Mustafa theksoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një rritje ekonomike, me të paktën 4%. 

  • FOTO/ Kosovari ktheu shtëpinë
    në Gjermani në plantacion droge

    Një shqiptar nga Kosova, banues në qytezën e Mindenit në Gjermani, u arrestua ditën e sotme, pasi e kishte shndërruar shtëpinë në një serë bimësh narkotike duke mbjellë 1000 rrënjë.

  • Meta viziton bizneset në Kosovë:
    Duhet hekurudhë Durrës-Prishtinë

    Një linjë hekurudhore Durrës-Prishtinë do të rriste më tepër bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe do të ulë koston e prodhimit. Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ku gjatë qëndrimit në Kosovë vizitoi një fabrikë mielli. Meta theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që produktet e kësaj kantine të eksportohen edhe më shumë tregun shqiptar. VIDEO

  • Ambasadori gjerman: Marrëveshja
     e Brukselit kusht për Serbinë

    Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është kushti i vetëm për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

  • CNN "provokon" Vuçiç: Njohja e
    Kosovës s'është kusht për në BE

    Nëse Bashkimi Europian i vë kusht Serbisë njohjen e Kosovës për t’u pranuar në unionin europian, atëherë BE nuk e do Serbinë në gjirin e saj. Ky ishte qëndrimi i prerë i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç për statusin e Kosovës, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan CNN. 

  • Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku:
    Liberalizimi i vizave në fund të 2015

    Në procesin e integrimit europian ka progres por sfidë kryesore mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës me qëllim të parandalimit të fenomeneve siç është migrimi ilegal i cili po ndodh në Kosovë.

  • Për shkak të Kosovës, përplasen
    Tmoislav Nikoliç e Ivica Daçiç

    Kushti i Bashkimit Europian (BE) për Serbinë që detyron ta ndryshojë kushtetutën para anëtarsimit, ka nxitur përplasje në mes të zyrtarëve të lartë serbë.

  • Kryeministri Isa Mustafa: LDK do të 
    votojë Thaçin për president në 2016

    Kryeministri Isa Mustafa deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës do të votojë Hashim Thaçin për President në vitin 2016, kjo si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe PDK-së. VIDEO

  • Meta në Prishtinë, mbrëmje për 
    promovimin e produkteve shqiptare

    Produktet shqiptare duhen promovuar edhe më shumë, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, edhe më gjerë në vendet e Rajonit. Ishte kjo kryefjalë e mbrëmjes së organizuar në Prishtinë me qëllim promovimin e kulturës dhe të produkteve shqiptare. FOTO VIDEO

  • “Grupi i Drenicës” lirohet nga
    paraburgimi për t’u mbrojtur në liri

    Nga sot, të akuzuarit për krime lufte, të njohur si “Grupi i Drenicës”, janë liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohen në liri. Kërkesa e mbrojtjes është aprovuar nga gjyqtarët e EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, bënë të ditur njëri nga avokatët e “Grupit të Drenicës”, Tomë Gashi, përmes postimit të tij në rrjetin social "Facebook".

  • Grupi i "Drenicës” lirohet nga
    paraburgimi për t’u mbrojtur në liri

    Nga sot, të akuzuarit për krime lufte, të njohur si “Grupi i Drenicës”, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri. Kërkesa e mbrojtjes për zëvendësimin e paraburgimit me dorëzani dhe shqiptimin e masës ndaluese është aprovuar nga gjyqtarët e EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, bënë të ditur njëri nga avokatët e “Grupit të Drenicës”, Tomë Gashi, përmes postimit të tij në rrjetin social facebook.

  • Qeveria vendos: Jo më kosovare
    në luftëra të huaja si xhihadistë

    Sfida kundër terrorizmit është një ndër çështjet kryesore që Qeveria e Kosovës po ndërmerr masa ta ndalojë. Në mbledhjen e sotme, ajo ka miratuar një projektligj që parandalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat e huaja. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe 

  • Jacobson i uron punë të mbarë
    deputetëve të rinj, mungon VV

    Ambasadorja Jacobson ka pritur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës duke u uruar punë të mbarë. Të pranishëm kanë qenë deputetët e pothuaj të gjitha grupeve parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje. FOTO

  • Kryeministri Mustafa: Dialogu me
    Serbinë të garantojë qëndrueshmëri

    Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë i lehtë, por Kosova do ta kaloj edhe këtë sfidë, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Në këtë intervistë, Mustafa flet edhe në lidhje me takimin e tij të parë me kryeministrin serb, Vuçiç, problemin e vazhdueshëm me migrimet ilegale të qytetarëve të Kosovës dhe sfidat me Listën Serbe në procesin e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv