Kosova & Rajoni

  • Valdet Gashi shqiptari nga Kosova dy herë kampion bote në kick-boks dhe kampion tai-boksi për Gjermaninë braktis famën e tij për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri.
     Gashi, 28 vjeç, i cili është i martuar me dy fëmijë dhe jetonin në  Bavari të Gjermanisë  pohoi ai u bashkua me grupin gjakatarë terrorist në  "për të ndihmuar dhe për ti kërkuar një përgjigjje '- sipas gazetës gjermane Augsburger Allgemeine
  • Përgjimet: O baba së pari zbatoj
    urdhrat e Allahut...pastaj familja!

    O baba i jem o vallahi nuk është puna që unë spo dua me ardhur, po çështja është se më së pari duhet me i zbatu urdhrat e Allahut e pastaj të prindërve, Allahu na ndihmoftë”. Ky është mesazhi telefonik që 21-vjeçari Ekzon Latifi nga Gjilani, ia kishte kthyer babait të tij kur ky i fundit përmes një mesazhi i kishte kërkuar djalit që të kthehej nga Siria.

  • Prishtinë-Beograd, sot raund
    i ri i bisedimesh në Bruksel

    Në Bruksel sot fillon raundi i ri i bisedimeve të Beogradit me Prishtinën që do të vazhdojë deri më 18 qershor. Sipas radiotelevizionit serb B92, në këtë raund do të bisedohet për telekomunikacionin, energjetikën, formimin e asociacionit serb të komunave dhe për të gjitha çështjet tjera të hapura.

  • Mediat ndërkombëtare "jehonë" 
    ekspozitës me fustane 'Mendoj për ty'

    Instalacioni artistik “Mendoj për ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, është bërë lajm edhe në shumë prej mediave botërore. Gazeta britanike The Guardian ka shkruar një artikull, ku tregonte për fustanet e grumbulluara dhe personalitetet ndërkombëtare që i dhuruan ato duke përfshirë Chery Blair dhe Rita Orën.

  • Ndërtimi i Gjykatës Speciale
    Koçijançiç: Topi në fushën tuaj

    Nga dita në ditë po rritet presioni mbi Kosovën për ndërtimin e Gjykatës Speciale, që do hetojë dyshimet dyshimet për krime lufte nga UÇK-ja. Zëdhënësja e BE-së, ka thënë se ka ardhur kohë që autoritete kosovare të votojnë për ndërtimin e kësaj Gjykatë.  VIDEO

  • Publikohen konkluzionet e samitit të
    Budvës; Serbia “pranon” Kosovën?

    Konkluzionet e publikuara nga Presidenca e Malit të Zi pas samitit, kanë vërtetuar edhe njëherë se Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është paradoksal, kur është në diskutim Pavarësia e Kosovës.

  • Mitrovicë, sulmohet portali i lajmeve
     nga të shtënat nuk ka të lëndua

    Persona te panjohur kane qelluar disa here me arme ndaj zyrave te portalit informativ ‘Kossev’ në veri të Mitrovicës. Nga të shtënat nuk raportohet për asnjë të lënduar. Një gazetare e këtij portali deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se pati shtatë të shtëna dhe vetëm dëme materiale.

  • Isa Boletini rrivaroset në
    kullat e tij në Mitrovicë

    Eshtrat e Heroit Kombëtar, Isa Boletini, janë varrosur dje në oborrin e kullës së tij në Boletin. Për tri ditë është zhvilluar në Kosovë një pelegrinazh ceremonial, i cili ka nisur në Prizren nga kompleksi muzeal i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të vijuar deri në kullat e Boletinëve në Mitrovicë.

  • Portreti i Boletinit para 104 viteve në
    gazetën austriake,sjellë nga Ikonomi

    Gazetarët e huaj e quanin privilegj të bisedonin me Isa Boletinin. Një korrespondent, i cili e kishte takuar Isën në kullën e tij në Boletin, na jep një përshkrim të shkurtër që e gjeta në gazetën e Vjenës, Neue Freie Presse, të 6 prillit 1911

  • Jahjaga: Nikoliç s’kupton realitetin
    s’ka forcë ta shohë Kosovën si shtetet

    Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga ka reaguar për sjelljen e Presidentit të Serbisë Timoslav Nikoliç. Jahjaga në një deklaratë për mediat shprehet se Nikoliç nuk e kupton realitetin dhe se ai nuk ka forcë të shohë Kosovën njëlloj si gjithë shtetet e tjera.

  • A e dini se Isa Boletini nuk
    e kishte gishtin e mesëm?

    Heroi kombëtar Isa Boletini njihet për trimëritë e tij, por shumë pak njerëz kanë njohuri për një detaj - atij i mungonte gishti i mesëm

  • Veseli ngatërron Bashën: Kryetari
    i Partisë Demokratike të Kosovës

    Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë një gafë gjatë ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini në Mitrovicë. Ai e ka nisur fjalën e me falënderime për të pranishmit në ceremoni, por ka gabuar me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha, të cilin e prezantoi si kryetarin e partisë Demokratike të Kosovës.

  • Dita e rivarrimit të heroit Isa
    Boletini, homazhe në Mitrovicë

    Isa Boletini eshte rikthyer pas 1 shekulli ne vendlindje. Ne ceremonine e rivarrimit ne Mitrovice kane marre pjese kreret e shtetit te Kosoves si dhe presidenti Bujar Nishani nga Shqiperia. Ra ne sy mungesa e perfaqesuesve te qeverise shqiptare. VIDEO FOTO 

  • Lulzim Basha shpallet qytetar nderi
     i Mitrovicës: Detyrë si nip Kosove!

    Titulli motivohet me kontributin e zotit Basha për shpalljen e pavarësisë, ndërtimin e rrugës së Kombit e deri tek ndihma financiare që zoti Basha i dha Mitrovicës për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga lufta dhe rikthimin e të shpërngulurve.

  • Fotolajm/ Flamuri i Kosovës në
    majën më të lartë të Kilimanxharos

    Flamuri i Kosovës është valëvitur në malin më të lartë afrikan, Kilimanxharo. Ka qenë një grup të rinj nga Kosova të cilët në një mision humanitar janë ngjitur në majën 5895 metra. Fisnik Aliu nga Mitrovica por me banim në Londër, së bashku me disa miq të tij kanë ngritur flamurin e Kosovës në Kilimanxharo dhe nuk e kanë lënë këtë moment pa e fotografuar. 

  • Nikoliç- Jahjagës: Nuk je kryetare
    Kosova nuk do të jetë kurrë shtet

    Presidenti Nikoliç i ka thënë homologes Jahjaga se Kosova, të cilën nuk e njeh gjysma e shteteve të botës, kurrë nuk do të jetë shtet.
    Ka qënë i ashpër debati mes presidentit serb Nikoliç dhe homologes kosovare Jahjaga gjatë një samiti në Budva  të Malit të Zi ditën e djeshme. VIDEO

  • Vendimi i fundit, Heroi Isa
    Boletini do të prehet në Mitrovicë

    Më në fund, vendim pas vendimesh (Ku njëri vendim qeveritar rrëzon tjetrin!), eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të vrarë në janar të vitit 1916 në Podgoricë të Malit të Zi, do të varrosen të mërkurën, më 10 qershor, në orën 15.00 në fshatin e tij të lindjes, Boletin.
    .

  • Angela Merkel pritet të kërkojë në
    Serbi pranimin e Kosovës në OKB

    Angela Merkel pritet të kërkojë prej Serbisë lejimin e Kosovës në OKB. Kërkesa pritet të ndodhë gjatë vizitës së kancelares gjermane në Beograd, muajin e ardhshëm. Por, sipas Gjermanisë, kjo nuk do të përbente njohje të Kosovës nga Serbia.

  • Për Daçiç platforma e Nikoliç për 
    Kosovën është e pazbatueshme

    Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk e ka marrë platformën e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq për Kosovën dhe ka theksuar se pavarësisht nga përmbajtja nuk mund  të ndalohet vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën.

  • Ja axhenda zyrtare e rivarrimit
    të eshtrave të Isa Boletinit 

    Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini është organizuar dhe mbahet nën përkujdesjen e qeverisë së Kosovës. Në një dokument të lëshuar nga komuna ndër të tjera theksohet se aktivitetet do të fillojnë me një drekë tradicionale shqiptare në fshatin e lindjes së heroit me datë 4 qershorë e më pas do të ketë aktivitete të tilla si ekspozita programe artistike revista me motivet e Isa Boletinit etj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv