Kosova & Rajoni
-
Ambasadori amerikan për Krime Lufte thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Parlamenti i Kosovës të miratojë javës që vjen ligjin për Gjykatën e Posaçme dhe se një gjykatë e miratuar nga Kosova do të ishte alternativa më e mirë. Ambasadori Stephen Rapp tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se si aleati më i rëndësishëm i vendit, SHBA mendon se ky hap do të ishte jashtëzakonisht pozitiv për të, përfshirë hapat drejt integrimit Euro-Atlantik. 23 Qershor 2015, 17:04
-
Mbahet raundi i 26-të i dialogut mes
23 Qershor 2015, 12:43
Prishtinës dhe Beogradit në BrukselNë Bruksel ka filluar takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç. Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE -së, Federica Mogherini. Lajmin për fillimin e takimit e ka bërë të ditur më Twitter zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq. Paraprakisht kryeministri Mustafa ishte takuar me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini.
-
Daçiç: Në Bruksel pranojmë gjithçka
22 Qershor 2015, 20:47
...përveç pavarësisë së Kosovës!Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, ka thënë një ditë para bisedimeve në Bruksel se nuk ka ndryshim të qëndrimeve të Serbisë, se pala serbe do të jetë konstruktive, por se në asnjë rast nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
-
Delegacion i ushtrisë së Kosovës
22 Qershor 2015, 14:37
për herë të parë në SarajevëNjë delegacion i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, kryesuar nga Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane në ministri dhe kolonel, Fadil Hadergjonaj u ftuan zyrtarisht në Sarajevë nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës në cilësinë e mikpritësit të takimit të drejtorëve për politika dhe plane të ministrive të mbrojtjes të vendeve në kuadër të “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”.
-
SHBA, përshëndet vendimin e
21 Qershor 2015, 08:17
Vuçiç për të vizituar Sebrenicën"Vendimi i Vuçiç tregon vendosmërinë e tij në proçesin e pajtimit në rajon si edhe vendosmërinë e Serbisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë së bashku me fqinjët e saj”, shkruan Ambasada Amerikane në një njoftim për shtyp.
-
Kërcënimi i ekstremizmit
20 Qershor 2015, 10:04
në rritje, pas luftës në KosovëDepartamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor mbi luftën kundër terrorizmit në botë, gjatë vitit 2014, përfshirë këtu edhe Kosovën. Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik ka ardhur duke u rritur gradualisht në Kosovë, që pas konfliktit të vitit 1999, i ndihmuar pjesërisht edhe nga financimi i organizatave të huaja, që predikojnë ideologji ekstreme
-
Ramush Haradinaj mbërrin
20 Qershor 2015, 01:35
në aeroportin Nënë TerezaRamush Haradinaj ka mbërritur pak pas mesnate në aeroportin e Rinasit, pasi autoritetet sllovene i dhanë pasaportën pas dy ditëve ndalimi.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ndalua nga policia sllovene sipas një fletë-arresti të Interpolit të lëshuar nga policia e Serbisë, në vitin 2006.
-
Slloveni, Haradinaj merr pasaportën
19 Qershor 2015, 17:08
kthehet në Kosovë përmes TiranësIsh-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pasaportën nga autoritetet sllovene dhe pritet të rikthehet në Kosovë. Ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Nexhmi Rexhepi ka deklaruar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se kreu i AAK-së do të udhëtojë për në Tiranë, udhëtim i cili është parashikuar sot në orën 00:20.
-
Qeveria e Kosovës i dërgon Kuvendit
19 Qershor 2015, 16:51
projektligjin për Gjykatën SpecialeQeveria e Kosovës në një mbledhje të sapombajtur unanimisht vendosi që t'i dërgohen Kuvendit të Kosovës për informim dy projektligje që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale dhe vlerësoi punën e grupit të angazhuar si shumë të përgjegjshme.
-
Kosova, rekord azilkërkuesish në BE
19 Qershor 2015, 14:14
Shqipëria e katërta me 4 përqindKosova mban vendin e parë për numrin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian. Gati 1/3 e gjithë azilkërkuesve në BE janë nga Kosova. Qytetarët e shqipërisë renditen të katërt me 4 përqind të gjithë azilkërkuesve.
-
Kuvendi i Kosovës notë protestë
18 Qershor 2015, 12:03
Sllovenisë: Lironi Haradinajn!Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për të marrë një vendim lidhur me arrestimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Kreu i AAK-së u arrestua dje në Lubjanë. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan gjatë seancës që të miratohet një rezolutë duke e cilësuar të prapranueshem sjelljen e autoriteteve sllovene.
VIDEO
-
Vuçiç për arrestimin e Haradinajt:
17 Qershor 2015, 21:30
Rëndësi të ruajmë paqen e dinjitetinKryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës mesditën e sotme në Slloveni, Ramush Haradinajt, ka thënë se është e rëndësishme që të mos biem në provokim.
-
Qeveria e Kosovës:Shqetësim për
17 Qershor 2015, 19:44
këto arreste, Haradinaj i pafajshëmQeveria e Republikës së Kosovës, ka ndjekur me shqetësim lajmin e ndalimit nga autoritetet sllovene të ish-kryeministrit të Kosovës, njëherësh deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.
-
Prishtinë,protestë te ambasada e
17 Qershor 2015, 17:48
Sllovenisë për arrestimin e HaradinajtDhjetëra njerëz, së bashku me deputetët e AAK-së kanë dalë për të protestuar para ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë. Protesta është zhvilluar pas ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në aeroportin slloven, për shkak të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2006.
-
Fletë-arresti serb, Gjykata sllovene
17 Qershor 2015, 14:55
lë të lirë Ramush HaradinajnLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është liruar pak minuta pasi ka mbërritur në Gjykatën e Kranjit në Slloveni. Ai u ndalua në aeroportin e Lubjanës në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2004, i cili nuk ishte fshirë nga sistemi. Për rreth 5 orë Haradinaj ka qenë nën vëzhgimin e policisë sllovene nën cilësinë e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht, por pas mbërritjes në Gjykatë duket se gjithçka ka filluar të sqarohet. Gjykata i bllokon pasaportën, Haradinaj: Pres përfundimin e procedurave.
VIDEO
FOTO
Video/Biseda në A1 Report me Avni ArifinPDIU: UÇK nuk mund të përbaltet, të ndërhyhet për fletarrestet absurde
Prishtinë,protestë te ambasada e Sllovenisë për arrestimin e Haradinajt
-
Rusia: Kosova jo në OKB
17 Qershor 2015, 12:55
Linjë e kuqe që nuk do kalohetHyrja e Kosovës në OKB është një linjë e kuqe që nuk mund të kapërcehet. Kështu ka deklaruar, Aleksej Pushkov, kreu i komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Dumën ruse, gjatë një vizite zyrtare në Beograd.
VIDEO
-
Myftiu Tërnava: Osmanët s’ishin
16 Qershor 2015, 14:41
pushtues, na çliruan nga sllavëtMyftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.
-
Perëndimi: Kosova të jetë në OKB
16 Qershor 2015, 11:51
rrjedhojë e marrëveshjes në BrukselAnëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë rrjedhojë e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Mediat serbe shkruajnë se kjo çështje është një e fshehtë e hapur në qarqet diplomatike. Por, që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së duhet të kalojë veton e Rusisë dhe nuk bëhet e ditur se si Perëndimi mendon të bindë Rusinë të mos vendosë veton.
-
I quajti gratë shqiptare rruspie
15 Qershor 2015, 16:03
Përjashtohet 1 vit Imami kosovaIrfan Salihu, Imam i Prizërenit është përjashtuar një vit nga Bashkësia Islame e Kosovës, pasi më herët deklaroi se në Fushë Kosovë në vitin 1445 ka patur vetëm 1 % shqiptarë dhe se femrat shqiptare në emigracion janë rruspie.
VIDEO
-
Thaçi në Oslo: Vetëm me Dialog
15 Qershor 2015, 14:36
anëtarësojmë Kosovën në OKBZëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalim në institutin prestigjioz norvegjez për politikë të jashtme NUPI, ku ka biseduar për prioritetet e jashtme të Kosovës, luftën kundër terrorizmit dhe dialogun me Serbinë.