Kosova & Rajoni
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Data 16 nëntor përmendet si datë e mundshme për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç
8 Nëntor 2023, 10:30 -
KE miraton sot paketën e zgjerimit
8 Nëntor 2023, 08:51Në takimin e kolegjit të 27 komisionarëve evropianë të mërkurën, më 8 nëntor, do të miratohet paketa e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces
-
Lëkundje tërmeti në qytetin grek në kufi me Shqipërinë
7 Nëntor 2023, 20:07Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë mbrëmje në Igumenicë të Greqisë, në kufi me Shqipërinë.
-
Draft-statuti i plotë i Asociacionit që Edi Rama ua dërgoi Macronit dhe Scholzit
7 Nëntor 2023, 18:25 -
Kurti: Draft-statuti i ri pakrahasimisht më i avancuar, por kemi vërejtje
7 Nëntor 2023, 17:47Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “pakrahasimisht më i avancuar” sesa marrëveshjet e mëhershme, por ka thënë se megjithatë ai si kryeministër i ka paraqitur vërejtjet dhe kritikat e tij edhe ndaj këtij drafti.
-
Vuçiç: E vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë, pavarësisht presioneve ajo s’e ka njohur Kosovën
7 Nëntor 2023, 15:53Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis. Pas takimit ai u shpreh se e vlerëson faktin se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme
7 Nëntor 2023, 15:25Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet jozyrtare në Bruksel
-
Asociacioni, Haliti: Rama bën mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet
7 Nëntor 2023, 15:14Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” për gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, foli për fjalimin e Kurtit në Kuvend ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, i cili tha se ky i fundit nuk bëri raportim, por fushatë elektorale. Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama bën mirë që vjen në Kosovë, dhe se duhet të vijë më shpesh po ashtu edhe për të trajtuar çështje politike me qeverinë dhe Kurtin
-
Krasniqi e mohoi, Haradinaj: E kam lexuar draftin e Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
7 Nëntor 2023, 13:20Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin
-
Pas takimit me Lajçak, reagon Krasniqi: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, tekstin nuk e kemi parë
7 Nëntor 2023, 12:23Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Memli Krasniqi tha se Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin, por u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria
-
Lajçak përfundon takimin me ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë
7 Nëntor 2023, 12:20Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin me ambasadorët e akredituar në Kosovë
-
Kurti u premton takim! Njësitë elitare të Policisë pezullojnë protestën e paralajmëruar për sot
7 Nëntor 2023, 10:09Protesta e paralajmëruar për sot e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), është pezulluar përkohësisht
-
Lajçak në Prishtinë për draft-statutin e Asociacionit
7 Nëntor 2023, 09:25I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak qëndron për vizitë në Kosovë. Në platformën X ai shkroi se me autoritetet e Ksovoës ka një pajtim për hapat e ardhshëm.
-
Raporti i Progresit qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve
7 Nëntor 2023, 08:35Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën
-
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, merret në mbrojtje nga policia
6 Nëntor 2023, 20:17Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës, duke i caktuar një ekip të mbrojtjes së afërt.
-
Kosovë, shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës
6 Nëntor 2023, 19:06Askush nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e ngacmimeve seksuale në Kosovë, por në një përmbledhje vlerësimesh nga zyra për Qeverisje të Mirë që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit, thuhet se mbi 48 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës përgjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre apo mbi 64 për qind, janë gra.
-
Bosnja nuk ka nisur hetimet për pretendimet se Radoiçiç ka siguruar armë nga Tuzlla
6 Nëntor 2023, 13:41Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiç, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tuzlla - arsenal që më 24 shtator është përdorur në një sulm kundër policisë së Kosovës në Banjskë
-
Lajçak sot në Kosovë për takime me Kurtin dhe opozitën
6 Nëntor 2023, 12:22I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera
-
Pasi njoftoi për dorëheqjen, reagon Vulin : S’ka konflikt mes meje dhe Vuçiçit, nuk jam njeri i Kremlinit, i Ëashington apo i Brukselit
6 Nëntor 2023, 09:23Ish-drejtori i inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin deklaroi se ka dhënë dorëheqjen pasi mendon se në këtë moment nuk ka të drejtë të sakrifikojë Serbinë për hir të mbijetesës së tij në detyrë, duke theksuar se nuk ka asnjë konflikt mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç
-
BE: Propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
5 Nëntor 2023, 22:39Bashkimi Evropian është në pritje të palëve, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, sipas tyre, në parim është pranuar nga palët dhe i njëjti duhet të zbatohet pa parakushte. Ajo që në këtë fazë po i kërkohet Kosovës është statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtarë të BE-së theksojnë se propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
