Kosova & Rajoni
-
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro
10 Tetor 2022, 07:44 -
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në Kosovë u rritën pas luftës në Ukrainë, situata tani më e qetë! Politikanët të jenë të kujdesshëm me deklaratat
9 Tetor 2022, 15:56Situata në Kosovë aktualisht është e qetë. Kështu deklaroi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili nesër dorëzon detyrën. Gjatë mandatit të tij 1-vjeçar pati shumë zhvillime në fushën e sigurisë, si lufta në Ukrainë apo edhe trazirat në veri natën e 31 korrikut.
-
Propozimi gjermano-francez për negociatat Prishtinë-Beograd, analisti: Diplomacia evropiane e mefshtë, varet nga 5-shja që s’njeh Kosovën
9 Tetor 2022, 15:51Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. asaj që do të trajtojë Serbia.
-
Kurti optimist për marrëveshje Kosovë-Serbi, pas ‘qasjes së re’
9 Tetor 2022, 15:15Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, arratiset nga burgu shqiptari në Greqi! Mori leje të posaçme dhe nuk u kthye më
9 Tetor 2022, 13:44Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për trafik droge është arratisur nga burgu po vuante dënimin.
-
Autobusi i linjës Zvicër-Kosovë sulmohet me gurë në Serbi nga dy persona të maskuar (FOTO)
9 Tetor 2022, 12:34Një autobus nga Kosova është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi, derisa po kthehej nga Zvicra
-
Kurti për liberalizimin e vizave: Ka progres në luftën ndaj korrupsionit, janë arrestuar rreth 300 zyrtarë
9 Tetor 2022, 12:24Kryeministri Albin Kurti deklaroi se skeptizimi i disa vendeve anëtare që janë shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka bazë më. Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend i rajonit, ndërsa ka përmirësim edhe në fusha të tjera.
-
Jubileu i Baletit Kombëtar në Prishtinë, me improvizime dhe pa shtëpi
9 Tetor 2022, 12:13Mbështetur në parmakët e shkallëve të Sallës sportive “1 Tetori” në Prishtinë, Rrustem Bajrami, 70-vjeçar, vështron provat e fundit të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës për shfaqjen “Halili dhe Hajria”. Atyre u janë bashkuar edhe balerinët e Trupës së Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës. Kjo vepër baleti luhet me muzikën e kompozitorit shqiptar, Tish Daija, dhe me koreografi të Panajot Kanaçit.
-
Shefi i zyrës së BE në Prishtinë: Pesë shtetet që ende nuk e njohin Kosovën po presin rezultatin e dialogut
9 Tetor 2022, 09:08Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë.
-
Tërmet 5 ballë godet pak pas mesnate Greqinë, banorët në panik: Ishte i shkurtër por pati zhurmë të madhe
9 Tetor 2022, 08:06Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi Gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore pak pas mesnatës së kaluar por nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime.
-
Latifi reagon pasi dha dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë në Kosovë: Vendimi më i vështirë! Do mbetem ambasador këmbëgulës dhe nuk do të ndal së punuari
8 Tetor 2022, 12:27Rifat Latifi, ka reaguar pasi vendosi të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë në Kosovë duke e cilësuar një prej vendimeve më të vështira në jetën e tij. Pas 10 muajsh e gjysmë në këtë post, Latifi thotë se do të mbetet ambassador dhe thotë se nuk do të ndalet derisa të transformojë shëndetësinë e Kosovës. Ndër të tjera nuk e tregon arsyen e dorëheqjes.
-
Vuçiç zbulon propozimin e Francës dhe Gjermanisë për negociatat me Prishtinën: Kosova të futet në OKB, në këmbim Serbia në BE
8 Tetor 2022, 11:45Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
-
Kancelari gjerman Olaf Scholz foto me presidenten Osmani, ‘zhduk’ Vuçiç
8 Tetor 2022, 11:27Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka publikuar një fotoalbum nga takimi në Pragë në kuadër të fillimit të Komitetit Politik.
-
Lajçak i shqetësuar: Situata në Ballkanin Perëndimor është shumë më e keqe se 5 vite më parë
7 Tetor 2022, 22:34I dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, u shpreh sot se situata në Mal të Zi dhe në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë.
-
Komuniteti Politik Europian, Osmani: Mundësi e mirë për Kosovën, u trajtua e barabartë me 43 shtetet e tjera! Nismë ku do dëgjohet edhe zëri ynë
7 Tetor 2022, 16:46Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konsideron se mësimdhënësit në Kosovë duhet të paguhen, nëse ka një premtim për kompensimin e planit mësimor të humbur gjatë grevës në muajin shtator. Gjatë një interviste në Pragë për Radion Evropa e Lirë, presidentja e Kosovës flet edhe për përfitimet e Kosovës nga Bashkësia Politike Evropiane, një platformë për koordinim politik e zyrtarizuar në Pragë, më 6 tetor.
-
FOTOLAJM/ Albin Kurti ‘merr serum’ në parlament! Deputeti: Është sëmurë
7 Tetor 2022, 16:25Qeveria e Kosovës është sëmurë dhe ka nevojë për serum. Ky ishte mesazhi i gjestit të deputetit Mërgim Lushtaku. Sot në Kuvend, ai ka shkuar pranë kryeministrit teksa mbante në duar serumin duke krijuar iluzionin se Kurti është sëmurë.
-
KE letër vendeve të BE-së: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave
7 Tetor 2022, 12:01Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën
-
Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska
6 Tetor 2022, 22:25Disa qindra persona në Bosnjë e Hercegovinë iu bashkuan protestës së opozitës më 6 tetor, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 2 tetor. Protestuesit pretenduan se lideri i serbëve të Bosnjës, ka manipuluar rezultatet në të mirë të tij.
-
Osmani bisedon me Macronin dhe Scholzin për vizat dhe dialogun
6 Tetor 2022, 21:24Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me të cilët ka biseduar për çështjen e vizave dhe dialogut. Takimi trepalësh u zhvillua në margjina të samitit inaugurues të platformës së Bashkësisë Politike Evropiane, që u mbajt në Pragë më 6 tetor.
-
Luftuan në Siri, Maqedonia e Veriut publikon listën me emrat e 15 shtetasve të saj
6 Tetor 2022, 09:45Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masa financiare, përkatësisht të ngrijë pasurinë e pesëmbëdhjetë shtetasve të dyshuar për veprime që kanë lidhje me terrorizmin dhe përhapjen e armëve për shkatërrim në masë.
