Kosova & Rajoni
-
Të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian
25 Shkurt 2023, 09:15 -
Kurti bisedë telefonike me këshilltarin e DASH për takimin e së hënës në Bruksel, i konfirmon qëndrimin për planin franko-gjerman
24 Shkurt 2023, 20:16Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Lartë të DASH, Derek Chollet me të cilin ka diskutuar lidhur me takimin që pritet të mbahet të hënë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
-
Paralajmëroi tërheqjen nga politika, presidenti malazez, Gjukanoviç propozohet sërish si kandidat për mandat të ri 5 vjeçar
24 Shkurt 2023, 19:04Pavarësisht se ditë më parë, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç paralajmëroi tërheqjen e tij nga politika, sot Partia Demokratike e Socialistëve e propozoi atë si kandidat të partisë në zgjedhjet e ardshme presidenciale.
-
‘Dikush la një çantë të zezë dhe u largua me vrap’, objekt i dyshimtë para ambasadës ruse në Selanik! Evakuuohet konsullata
24 Shkurt 2023, 18:11Një objekt i dyshimtë është gjetur para konsullatës ruse në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë një çantë të zezë para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap.
-
Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren, gjykata e Prishtinës dënon me 40 vite burg 4 të akuzuarit
24 Shkurt 2023, 16:23Gjykata Themelore në Prishtinë kë dënuar sot me 40 vite burg në total katër të rinjtë e arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Kosovë, rast i ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar.
-
Marshim në Maqedoninë e Veriut në mbështetje të Ukrainës: Rusia është shtet terrorist
24 Shkurt 2023, 15:49 -
1 vit nga pushtimi rus, Osmani dhe krerët e shtetit në Kosovë nderojnë gazetarët ukrainas: Ata që ishin në krah të Millosheviçit në ‘99, sot janë krah Putinit
24 Shkurt 2023, 15:05Krerët e shtetit të Kosovës kanë pritur ditën e sotme gazetarët ukrainas të cilët janë duke u strehuar në Kosovë, në një vjetorit të luftës në Ukrainë
-
-
Parlajmëron BE: Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi
24 Shkurt 2023, 14:42Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim
-
Kosova përfiton 75 milionë euro nga Bashkimi Evropian
24 Shkurt 2023, 14:28Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh në kuadër të programit të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i njohur me akronimin IPA, i cili financohet nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimo
-
Takimi i 27 shkurtit për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç pozitiv për negociatat? Të bëjmë hapa të mëdhenj përpara
24 Shkurt 2023, 13:05Takimi i 27 shkurtit po afron ku në Bruksel pritet të dalin përballë njëri-tjetrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi
-
Ambasadori i SHBA në Prishtinë: Falënderues për përkrahjen që Kosova i dha Ukrainës (FOTO)
24 Shkurt 2023, 12:02Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, u shpreh falënderues ndaj popullit të Kosovës për përkrahjen e treguar për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, në një fjalim gjatë seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë.
-
Kosovë/ Regjistrohen sërish të shtëna me armë në veri
24 Shkurt 2023, 11:58Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka thënë se të shtënat janë regjistruar në pikën e kontrollit në Zveçan, ku kanë qenë duke qëndruar disa policë.
-
Lajçak: Të pranohet zyrtarisht propozimi i BE-së
24 Shkurt 2023, 11:54Para takimit Kurti-Vuçiq të hënën në Bruksel, Miroslav Lajçak thekson, se propozimi i BE-së nuk është i negociueshëm. Sipas BE, temë diskutimi do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA: Kurti dhe Vuçiç të jenë konstruktivë në lidhje me propozimin evropian
24 Shkurt 2023, 11:37Shtetet e Bashkuara presin një qasje konstruktive të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
-
U vra aksidentalisht pas sherrit mes dy bandave në Athinë, 39-vjeçarit shqiptar do i jepet lamtumira e fundit! E motra: Zoti nuk ishte me të
24 Shkurt 2023, 10:33Shqiptari që humbi jetën aksidentalisht në një lokal për shkak të një përleshjeje në një lokal në Athinë, pritet t’i jepet sot lamtumira e fundit. 39-vjeçari Pëllumb Islami, humbi jetën si pasojë e një sherri mes bandave shqiptare.
-
Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen "de facto" nga Serbia
23 Shkurt 2023, 21:43Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi.
-
Dhuna e efektivëve ndaj Petraq Milos, ambasadori Shqipërisë në Malin e Zi dënon rastin: Reagimi ynë ishte i menjëhershëm
23 Shkurt 2023, 19:44Ambasadori shqiptar në Malin e Zi, Ridian Kurtezi ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milos. I ftuar në Report Tv, Kurtezi tha se ambasada ka pasur reagim të menjëhershëm mbi rastin sapo është njoftuar më 15 janar dhe më pas kanë kërkluar nga autoritetet që të identifikohen policët dhe të marrin dënimin e duhur.
-
Dhunuan zyrtarin e Partisë së Lirisë, lirohen nga burgu dy oficerët malazezë! Dëshmia e njërit prej tyre: Humbëm toruan sepse injoroi urdhrat tanë
23 Shkurt 2023, 19:01Pasi u morën në pyetje mbi dhunimin që bënë ndaj Petraq Milos, policët kufitarë malazezë janë liruar nga komisariati. Për herë të parë Dragan Shqekiç, efektiv i pikës kufitare në Malin e Zi i cili u shfaq në pamje teksa dhunonte Milon, tha se ka qenë injorimi i anëtarit të Partisë së Lirisë, që i shtyu drejt akteve të dhunës.
-
Lajçak: Të hënën do të bisedojmë për afatet e zbatimit të propozimit evropian
23 Shkurt 2023, 18:59I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e zbatimit të propozimin evropian për normalizimin e raporteve gjatë rundit të ri të dialogut që do të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel.