Kosova & Rajoni
-
Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, për t’iu dhënë fund grevave. Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
13 Shtator 2022, 11:42 -
Samiti i Procesit të Brdo-Brijuni: Bashkimi Evropian t'i liberalizojë Kosovës vizat
13 Shtator 2022, 11:36Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat deri në fund të vitit 2022. Pahor i bëri komentet në fund të samitit të Procesit Brdo-Brijuni, që u mbajt të hënën në Bërdo të Sllovenisë.
-
E paprecedentë në Greqi! 2 të mitur trafikonin emigrantë të paligjshëm! Në kërkim një 13-vjeçar! E ndihmonte e dashura 17-vjeçe
12 Shtator 2022, 15:00Një histori e pa dëgjuar më parë ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë dy të mitur. Një 13-vjeçar dhe një 17-vjeçare.
-
Reportazh/ Në spitalin e Prishtinës, pacientë të ndryshëm do të duhet të presin deri në tre vjet për shërbim
12 Shtator 2022, 13:07Institucionet publike shëndetësore në Kosovë, prej vitesh, përballen me mungesë të anesteziologëve. Radio Evropa e Lirë ka raportuar për disa raste të këtyre mjekëve specialistë që e kanë lëshuar punën. Si arsye, ata kanë përmendur kushtet jo të mira në punë dhe pagën, sipas tyre, të ulët. Paga bruto, apo e pataksuar, e mjekëve në Kosovë është 630 euro.
-
Kryeministri grek Mitsotakis: Shqipëria duhet të jetë në BE, është në favorin tonë! Çështja e Detit, me Ramën do diskutojmë gjithçka
11 Shtator 2022, 22:13Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, teksa po fliste në konferencën tradicionale para mediave greke në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.
-
Mesazhi i Mitsotakis për Erdoganin: Nuk mund ta konceptoj një konflikt Greqi-Turqi! E dini forcën e ushtrisë tonë
11 Shtator 2022, 18:12Janë të shumta mesazhet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan.
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte, 'Kasapi i Bosnjës', Ratko Mlladiç në gjendje të rëndë shëndetësore
10 Shtator 2022, 20:20Ish-komandanti ushtarak serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiç ose i njohur ndryshe edhe si "Kasapi i Bosnjës", për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës dhe krime të tjera të luftës është në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
'Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers', sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut
10 Shtator 2022, 15:08Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me sulm kibernetik.
-
Vuçiç: Perëndimi po propozon ‘kornizë të re’ për dialogun Kosovë-Serbi
10 Shtator 2022, 12:58Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
-
Ekzekutohet në Turqi bosi famëkeq i drogës malazeze! U qëllua me armë teksa ishte në makinë me gruan dhe vajzën e tij
9 Shtator 2022, 21:38Jovan Vukotiç, një 42-vjeçar malazez i dyshuar si kreu i bandës famëkeqe të drogës Skaljar teksa ndodhej në makinë me vajzën dhe gruan e tij u qëllua për vdekje në Turqi nga një person i cili po lëvizte më motoçikletë.
-
Vuçiç takon negociatorët e BE-së: Nuk do të njohim Kosovën! E ardhmja e Serbisë në union nuk diskutohet
9 Shtator 2022, 20:13Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së të cilët ndodhen në Beograd se nuk do të ketë njohje të Kosovës
-
Përfundon takimi i Albin Kurtit me Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron, i dërguari i BE-së: Patëm një bisedë të thellë
9 Shtator 2022, 13:25Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi sot një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron.
-
Albin Kurti: Sa më e fortë të bëhet Kosova, aq më shumë egërsohet Serbia
8 Shtator 2022, 14:28Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendimin e Qeverisë së Serbisë për të intonuar himnin serb në fillim të vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat e Serbisë, përfshirë edhe shkollat shqipe, e ka lidhur me dobësimin e saj. Siç tha ai, dobësimi i Serbisë karshi Kosovës po e shton agresivitetin serb.
-
Rrihet nga të burgosurit një prej të dyshuarve për abuzimin seksual të 11-vjeçares në Kosovë! E transferojnë në burgun e sigurisë së lartë
7 Shtator 2022, 23:01Ekrem Rexhepi, 26-vjeç, një prej 5 personave të dyshuar se ka abuzuar seksualisht vazjën e mitur 11-vjeçare në Prishtinë është dhunuar fizikisht ngatë burgosurit e tjerë në qendrën e paraburgimit.
-
Shtëllunga të mëdha tymi, katër jahte përfshihen nga flakët në ishullin grek (VIDEO)
7 Shtator 2022, 23:03Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në bordin e një jahti 20 metra të gjatë, të ankoruar në Gouvia Marina në Korfuz.
-
Kosovë/ Brishtësia e shtetit përballë sulmeve kibernetike
7 Shtator 2022, 21:37Institucionet e Kosovës janë të ekspozuara ndaj sulmeve potenciale kibernetike, të cilat mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e përgjithshme të shtetit, thonë ekspertë të sigurisë kibernetike.
-
Erdogan viziton Beogradin: Turqia është gati të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi! Shpresojmë të arrihet sa më shpejt një marrëveshje dhe për targat
7 Shtator 2022, 15:41Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar ditën e sotme Beogradin, ku është takuar me presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
-
Kupchan nga Këshilli i Jashtëm amerikan: Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE
7 Shtator 2022, 09:27Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
-
Kosova dhe Serbia gjithnjë e më afër "vendimeve të vështira"
6 Shtator 2022, 22:43Shtetet e Quint-it - Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA-ja - po krijojnë një zë të përbashkët lidhur me këtë proces, thotë Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Shenjë për një gjë të tillë, sipas tyre, është vendimi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të emëruar këshilltarët e tyre për dialogun.
-
Sulm kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës, Kryeziu thotë se erdhën nga jashtë vendit! Situata është stabilizuar
6 Shtator 2022, 22:10Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se institucionet e shtetit të Kosovës ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetike, të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit, por për momentin gjendja është e qëndrueshme.