Kosova & Rajoni
-
Bisedimet e rinisura në 25 janar të `këtij viti, duket se nuk kanë ndaluar Greqinë dhe Turqinë të fillojnë me akuzat.
2 Prill 2021, 14:24 -
Vetëvendosje mbledh nënshkrimet e nevojshme, mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
2 Prill 2021, 12:15Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
-
Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 20.000 doza vaksina Sputnik V
1 Prill 2021, 16:58Njëzet mijë vaksina ruse “Sputnik V” donacion nga Serbia, arritën ditën e sotme në Shkup. Me to do të imunizohen të punësuarit nëpër institucione shtetërore si më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme derisa rreth pesë mijë doza të mbetura nga Astra&Zeneca do të vaksinohen qytetarët e moshave më të shtyra, proces i cili ka vazhduar ditën e djeshme.
-
Vazhdon ‘trendi’ negativ, sërish i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 975 raste dhe 12 viktima në 24 orët e fundit
1 Prill 2021, 15:39Shënohet sërish një rekord negativ për sa i përket infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 975 persona dhe janë raportuar 12 viktima.
-
Vuçiç i përgjigjet Blinken për njohjen e Kosovës: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk do të ndërtohet me poshtërimin e serbëve
1 Prill 2021, 14:38Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk e di se si njohja e Kosovës nga Serbia do të çonte në stabilizimin e rajonit. Sipas Vuçiç kjo nuk do të jetë e mundur. Ka qënë kjo përgjigja e presidentit serb kur u pyet për t’i komentuar kërkesat e zyrtarëve të fuqive të mëdha botërore se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
-
Macron letër Kurtit: Duhet të vazhdohet me dialogun me Serbinë, do t’ju mirëpres në Paris për të folur rreth kësaj teme
1 Prill 2021, 11:54Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë- Serbi. Për ta diskutuar këtë dhe disa çështje tjera, Macron e ka ftuar Kurtin për vizitë në Paris.
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk bie dakord për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, pavarësisht se Zaev dhe Mickovski ranë dakord
1 Prill 2021, 10:13Seanca e parashikuar për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë nuk është arritur të mbahet në kuvendin e Maqedonisë së Veriut pavarësisht se dy liderët kryesorë në vend Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski kishin rënë dakord.
-
Mimoza Kusari-Lila në krye të grupit parlamentar të Vetëvendosjes
31 Mars 2021, 19:42Mimoza Kusari Lila do të drejtojë grupin paralmentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes.
-
Pas vaksinës AstraZeneca, Kosova do të marrë doza edhe nga Pfizer
31 Mars 2021, 18:30Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.
-
Hoxhaj: Zgjedhja e Osmanit presidente e rrezikshme për Kosovën, është nën diktatin e Albin Kurtit
31 Mars 2021, 17:49Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka ripërsëritur qëndrimin se kjo parti nuk e përkrah Vjosa Osmanin për presidente.
-
Rritet sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 923 raste dhe 14 viktima në 24 orët e fundit
31 Mars 2021, 15:24Rritet sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 923 persona dhe janë raportuar 14 viktima.
-
BE-ja pret nga Qeveria Kurti përkushtim të plotë ndaj dialogut me Serbinë
31 Mars 2021, 14:06Bashkimi Evropian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka bërë “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve në rajon”.
-
Pas Biden, Sekretari amerikan i Shtetit i shkruan Vuçiç, kërkon njohje reciproke me Kosovën
31 Mars 2021, 12:45Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, me anë të një letre i kërkoi presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njohjen reciproke me Kosovën .
-
Pas mbështetjes së LDK-së, Vjosa Osmani shumë afër zgjedhjes si presidente e vendit
31 Mars 2021, 12:29Edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të votohet për presidentin e ri të vendit, pretendentja për këtë post Vjosa Osmani, ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarrjes së deputetëve në këtë seancë.
-
Maqedonia e Veriut fillon sot vaksinimin masiv, i vaksinuari i parë një 85-vjeçar
31 Mars 2021, 10:32Në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit. Imunizimi ka nisur me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat arritën në Shkup përmes programit COVAX.
-
DASH për Kosovën: Shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të jenë në pozita në sektorin publik
31 Mars 2021, 09:14Në një raport për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2020, Departamenti i Shtetit tha se në Kosovë, disa nga problemet më të rëndësishme në këtë aspekt përfshinin kufizimet e padrejta ndaj shtypit, ku hynin dhuna ose kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve; korrupsioni dhe mosndëshkimi në qeveri; sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose bashkësive të tjera.
-
Zemaj: Konfirmohen mbi 100 mijë vaksina anti-COVID për Kosovën
30 Mars 2021, 22:08Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 100.620 doza vaksinash anti-Covid që pritet të vijnë në qershor, për qytetarët e Kosovës.
-
Koronavirusi në Kosovë/ 14 viktima dhe 752 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit
30 Mars 2021, 15:41Vijon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, ku në 24 orët e fundit raportohet për 752 raste të reja. Po ashtu i lartë mbetet edhe numri i viktimave, ku kanë humbur jetën 14 persona në 24 orët e fundit.
-
Vjosa Osmani afër zgjedhjes si presidente e Kosovës, LDK do të marrë pjesën në votim
30 Mars 2021, 14:51Lidhja Demokratike e Kosvës do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosvës, ka deklaruar kështu kryetari i saj Lumir Abdixhiku. Vendimi i LDK-së e sjell Vjosa Osmani një hap më afër zgjedhjes së saj, pasi komunitetet joserbe kanë deklaruar se do ta mbështesin atë.
-
