Kronikë
-
Pushim të menjëhershëm të çështjes kërkon ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nën akuzë për koncesionit e sterilizimit. Sipas tij, i gjithë procesi ka qenë në shkelje, sidomos fakti që akuza i është formuluar nga gjykata dhe jo prokuroria. Në rast se pushimi nuk pranohet, ai thotë se çështja duhet të pezullohet dhe të dërgohet për vendim të Gjykatës Kushtetuese.
21 Maj, 09:40 -
Tiranë/ Sherr mes dy personave për një vend parkimi, goditet me thikë 55-vjeçari, shpallet në kërkim autori (EMRAT)
21 Maj, 08:41Një konflikt në zonën e “Nisharakut” në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 55-vjeçari. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po kërkon autorin e dyshuar, 48-vjeçarin.
-
Aksident në Shkodër! Momenti kur 'Benzi' me shpejtësi merr para furgonin! Biçikleta 'fluturon' disa metra, ndërron jetë drejtuesi (VIDEO)
21 Maj, 08:36Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës, i identifikuar si Shkëlqim Krasniqi
-
Pr.ligji i PS për Policinë e Shtetit/ Hiqet gara për drejtuesit dhe shefat e komisariateve, Kryepolici kthehet sërish në detyrë pas përfundimit të mandatit
21 Maj, 08:30Një draft me 16 ndryshime në ligjin “Për policinë e shtetit” është depozituar të mërkurën në Kuvend nga deputeti socialist Bujar Rexha. Propozimet e tij heqin konkursin në policinë e shtetit për të gjitha postet drejtuese përveç të atij të kryepolicit.
-
“Anija në të cilën ndodhej Bakiu u qëllua me plumba gome”- Gruaja e aktivistit shqiptar të ndaluar nga Izraeli në flotiljen ‘Sumud’: Shteti shqiptar duhet të ushtrojë më shumë presion
20 Maj, 22:39Baki Goxhaj duket se i është nënshtruar testeve fizike e psikologjike, për të qenë pjesë e aktivistëve të flotiljes 'Sumud' që do të dërgonin ndihma në Gaza, por që u ndalua nga forcat ushtarake izraelite. Kështu ka konfirmuar gruaja e tij për Report Tv, teksa kërkoi nga shteti shqiptar që të ushtronte më shumë presion ndaj Izraelit, për kthimin shëndoshë e mirë të bashkëshortit të saj në Shqipëri.
-
Nuk paraqitej në punë, Hita përjashton nga radhët e bluve të besuarin e Ilir Prodës, Ulian Shpataraku
20 Maj, 22:10Motivi i përjashtimit, burime bëjnë me dije se është mos paraqitje në detyrë. Shpataraku, si çdo efektivë i përjashtuar në Policinë e Shtetit ka të drejtën e ankimit, komisioni i cili brenda 1 muaji konfirmon ose jo zyrtarisht përjashtimin.
-
Aksident me vdekje në Librazhd, automjeti përplas këmbësoren
20 Maj, 20:06Një 67-vjeçare ka mbetur viktimë e një aksidenti automobilistik në Librazhd, pasi është përplasur nga një automjet.
-
Grabitet një tabakino në aksin Elbasan-Metalurgji, autorët vjedhin 500 mijë lekë dhe paketa cigaresh
20 Maj, 19:52Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe kanë vjedhur rreth 500 mijë lekë, si edhe paketa cigaresh.
-
Kontrolle blic në Burgun e Rrogozhinës, gjenden dhe sekuestrohen 2 celularë
20 Maj, 19:01Dy celularë janë sekuestruar ditën e sotme në burgun e Rrogozhinës, pas kontrolleve blic të ushtruara nga Policia e Burgjeve.
-
Tri ditë protesta e përplasje për aeroportin e Vlorës, Pacolli ‘heq’ dorë: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin!
20 Maj, 17:42Biznesmeni thotë se aeroporti është ndërtuar me një investim të tij prej 310 milionë eurosh. Sipas Pacollit, Valon Ademi ka marrë mbi 35 milionë euro nga garancioni i “Mabco”-s.
-
Zjarri në tregun e fruta-perimeve në Lushnje, policia dyshon se ishte i qëllimshëm! Autorët ende të paidentifikuar
20 Maj, 17:14Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në rrugë rezulton se rreth 30 minuta para se të shfaqeshin flakët, pranë tregut janë afruar tre persona. Pas këtij momenti nuk ka pamje filmike të drejtpërdrejta të zjarrvënies, pasi tendat e vendosura nga tregtarët kanë penguar fushën e vëzhgimit të kamerave të sigurisë që gjenden brenda në treg.
-
Kontrata e lobimit të LSI/ Blushi kërkesë SPAK dhe autoriteteve në SHBA: Të mos bllokohen provat që shfajësojnë Ilir Metën nga akuzat publike
20 Maj, 16:47Në emër të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë kërkesë SPAK dhe autoriteteve në SHBA që të garantojnë transparencën dhe një proces të rregullt ligjor, në çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta, për të cilin sekretari i përgjithshëm i PL-së pretendon se është i pafajshëm.
-
Akuzohej për shkelje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato dhe 9 të tjerët
20 Maj, 16:22Sonila Qato ishte dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO për shkelje të barazisë në tenderë, por Apeli e shpalli të pafajshme bashkë me 9 të akuzarit e tjerë.
-
Dhunoi gazetarin Ervin Dushi bashkë me 2 persona të tjerë, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër
20 Maj, 16:15Prelë Gjoni, pronari i një rrjeti marketesh në Shkodër, i cili dyshohet se bashkë me 2 persona të tjerë dhunoi dy ditë më parë gazetarin Ervin Dushi, ka rënë në prangat e Policisë.
-
Kuçovë/ Mbeti i plagosur gjatë shoqërimit të një personi, Report Tv siguron fotografinë e efektivit 20-vjeçar të Policisë
20 Maj, 15:57Efektivi i plagosur, 20-vjeçari Arsen Toska, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë me dëmtime në pjesën e gjymtyrëve të poshtëm, të cilët nuk mund t'i lëvizë. Nga ana tjetër, i arrestuari Zamir Skënderi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
-
Pas thuajse tri orësh, Tërmet Peçi largohet nga SPAK! Mister arsyeja e paraqitjes (VIDEO)
20 Maj, 14:53Ish-kryebashkiaku i Tepelenës nuk shoqërohej nga një avokat. Kjo ishte hera e dytë që Peçi paraqitej në SPAK.
-
Pritej të dëshmonte ish-ministri Pango, zvarritet gjyqi për aferën Partizani! Mungon avokati i Bektashit, seanca shtyhet më 8 qershor! Thirren edhe 4 dëshmitarë të tjerë
20 Maj, 14:54Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nuk u zhvillua normalisht seanca e radhës e gjyqit të aferës “Partizani”, me të pandehur për korrupsion ish Kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Malltezi, në akuzë edhe për pastrim parash. Mungesa e një avokati shtyu për më 8 qershor dëshmitë e rëndësishme të ish ministrit Ylli Pango i cili ndryshoi ligjin e sportit derisa u finalizua plani i Malltezit për kulla në territorin e ish klubit.
-
Afera me inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO shpall Bllakon të pafajshëm për një episod korrupsioni, ul dënimin në 2 vite burg! Pjesën e mbetur do e shlyejë me shërbim prove
20 Maj, 14:34Apeli i GJKKO zbuti dënimin për Alqi Bllakon në dosjen e inceneratorit të Tiranës, duke e shpallur të pafajshëm për episodin e përfitimit të 7.5 milionë lekëve përmes Vladimir Bezhanit, me argumentin se “fakti nuk përbën vepër penale”.
-
Kërkoi pezullimin e zgjedhjeve për kreun e PD, Gjykata e Tiranës i kthen Evi Kokalarit padinë për plotësim
20 Maj, 14:01Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht padinë e Evi Kokalarit për pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike. Gjykata është shprehur se kërkesa ka të meta.
-
Kryeinspektori Sula në Vlorë: Qyteti plagë nga ndërtimet pa leje, nëpërmjet ‘linjës së gjelbër’ qytetarët të denoncojnë abuzimet
20 Maj, 13:23Dashnor Sula ka folur për rëndësinë e ndryshimeve që përfshijnë krijimin e një strukture të posaçme të inspektorateve, përfshirë shkrirjen në një të IKMT dhe IMT.