Kronikë
-
Gjatë një muaji Policia Rrugore Elbasan ka ndëshkuar me gjobë mbi 8 mijë shoferë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 49 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.
30 Tetor 2023, 13:45 -
Dumani me prokurorë dhe oficerë të BKH-së nisen në Washington
30 Tetor 2023, 13:31Kreu i SPAK, Altin Dumani së bashku me disa prokurorë dhe oficerë të BKH-së janë nisur në Washington në kuadër të trajnimeve.
-
-
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Herila Çela
30 Tetor 2023, 12:47Pas konstatimeve të problemeve në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, KPK ka larguar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Vlorës, Herila Çela.
-
Kanosi me armë gjahu një 57-vjeçar pas një konflikti me të, vihet në pranga 47-vjeçari në Vlorë
30 Tetor 2023, 12:41Një konflikti i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në kanosje me armë në Vlorë, ku një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë gjahu një 57-vjeçar.
-
-
-
Operacioni ‘Tempulli’ në Berat dhe Tiranë, arrestohen 4 persona! Në mesin e tyre një 24-vjeçar, shiste kanabis pranë një shkolle në Kombinat
30 Tetor 2023, 11:39Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, katër persona janë arrestuar sot në Berat dhe Tiranë, pasi pasi iu gjetën doza heroine dhe kanabisi gati për shitje.
-
U arrestua nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-shefin e Komisariatit të Kurbinit
30 Tetor 2023, 11:08Apeli i GJKKO-së, ka lënë në burg, Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, i arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikantit të drogës Gëzim Çelës
-
Stërvitja e NATO-s në Sazan, Forca Detare: Sot dhe nesër mjetet e kanë të ndaluar lundrimin në afërsi të ishullit
30 Tetor 2023, 11:07Forcat e NATO-s bashkë me ato shqiptare po zhvillojnë në Sazan stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3”. Në kuadër të programit të stërvitjes, sot dhe nesër do të ndalohet lundimi rreth ishullit të Sazanit.
-
-
-
-
-
Konflikti në Kepin e Rodonit, shkak mbivendosja e pronësisë së tokës! 8 të arrestuar, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku! Në kërkim truproja e tij, qëlloi me armë
30 Tetor 2023, 09:11‘Lufta’ për pronën në Kepin e Rodonit një ditë më parë, ka çuar në pranga 8 persona, mes tyre edhe ish-deputetin Mark Frroku. Bëhet fjalë për 5 dynym e 400 m2 tokë, për të cilën pretendojnë se kanë certifikatë pronësie edhe Kisha Katolike dhe familja Kaculi.
-
E rëndë në Sarandë, e moshuara bie nga ballkoni i katit të katërt të banesës! Humb jetën
29 Tetor 2023, 18:25Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj te diele në Sarandë.
-
‘Emisioni 112’/ Me kokainë në çorape dhe armë në makinë, momenti kur policia i vihet nga pas shoferit! Si ra në pranga
29 Tetor 2023, 20:35Në episodin e radhës të emisionit 112 sjellim të plota dy situata me të cilat janë përballur policia e rendit dhe skuadrat Shigjeta.
-
Vetting-u në Policinë e Shtetit, AMP ende pa asnjë vendim! Në verifikim 72 drejtues
29 Tetor 2023, 18:49Edhe pse komisionet e vetting-ut të Policisë së Shtetit në AMP kanë 72 drejtues që po i verifikojnë në 3 shtylla prej muajsh, asnjë vendim nuk është dhënë akoma. Mbeten të paqarta vonesat, edhe pse ndryshimet e bëra në ligj në 2022-shin tentuan të përshpejtojnë procesin. Burime i thanë Report Tv se në vijim priten vendime, por akoma nuk ka datë fikse.
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje! Shoferja 28 vjeç përplas për vdekje këmbësorin
29 Tetor 2023, 18:20Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Plug-Saver, ku një automjet ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar.
-
Vrasja e Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën
29 Tetor 2023, 17:09Edhe pse në arrati, Gjykata e Posaçme do të nisë të hënën gjyqin në mungesë për Jemin Sherën, i dyshuar nga SPAK, si një nga organizatorët dhe porositësit e vrasjes së shtetasit Behar Sofia, në 25 shkurt 2021 në Tiranë.