Kronikë
-
28 Mars 2023, 10:32
-
Arrestohet efektivi i Portit të Durrësit, merrte ryshfet për të kaluar qytetarët e shpallur në kërkim
28 Mars 2023, 10:17Një efektiv i Portit të Durrësit është arrestuar pasi është kapur duke marrë ryshfet për të kaluar persona të shpallur në kërkim nga porti. Në pranga ka rënë Njazi Rexhepi, i cili kishte detyrë kontrollin në stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.
-
Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar
28 Mars 2023, 10:20100 mijë euro do të përfitojë kushdo që ka informacion për atentatorët e sulmit ndaj Top Channel pak pas mesnatës të datës 27 mars dhe do t’ia japë atë autoriteteve. Ka qenë vetë Policia e Shtetit e cila e ka vënë në dispozicion këtë shifër dhe përmes një njoftimi ka bërë me dije ecurinë e hetimeve deri tani.
-
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti të negociojë me ne
28 Mars 2023, 10:12Me të njëjtën vendosmëri e qëllime, banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar sërish, në afro 6 muaj revoltë. Kësaj radhe pa pankarta, të ulur në tokë dhe duke kërkuar dialog me qeverinë, ata u zotuan se do të luftojnë me jetë për tokën e tyre.
-
Kamera e radarë, 14 segmentet rrugore që do monitorohen në të gjithë vendin, kalon kontrata e mbikëqyrjes
28 Mars 2023, 08:47Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre. Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua tashmë kalimi i kësaj hallke duke i hapur kështu rrugë ecurisë së punimeve.
-
Shpërthimi në 2020 në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në Lezhë, në pranga porositësi
28 Mars 2023, 07:543 vite e gjysmë pas shpërthimit me tritol në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes.
-
Sulmi në Top Channel, policia shoqëron ish-dhëndrin e Pal Kolës dhe një person tjetër, por lirohen! Dëshmia: S'kemi lidhje me ngjarjen
28 Mars 2023, 07:36Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj Top Channel, ndërsa një ditë më parë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë disa orë mbledhje me struktura lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se policia ka shoqëruar ish-dhëndrin e Pal Kolës dhe një person tjetër u shoqërua nga policia, por tashmë janë liruar.
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Ravonik të Korçës
27 Mars 2023, 21:01Sipas informacioneve nga policia zjarri ka rënë nga shkaqe aksidentale ndërsa zjarrfikësja ndodhet në terren për të bërë te mundur shuarjen e flakëve
-
Rrumbullaku mbledhje disa orë për sulmin në Top Channel! Gjenden prova të vlefshme, do të analizohen për profile ADN-je
27 Mars 2023, 20:51Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Top Channel po vijojnë, ndërsa janë mbledhur prova të rëndësishme në lidhje me situatën e paprecedentë.
-
Nuk deklaroi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj
27 Mars 2023, 19:38Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë në 16 qershor të 2020-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj.
-
Sulmi me armë në Top Channel, reperi 'Cllevio Serbiano': Dyshojnë tek unë për vrasjen e rojes, RENEA ka shkuar në shtëpinë time në 4 të mëngjesit (VIDEO)
27 Mars 2023, 18:16Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’ ka folur për sulmin e ndodhur në ambientet e Top Channel ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur roja i kompanisë mediatike, 60 vjeçari, Pal Kola.
-
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën, arrestohet një prej autorëve! Në kërkim i biri dhe nipi
27 Mars 2023, 15:51Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën, arrestohet një prej autorëve! Në kërkim i biri
-
-
I dënuar me 25 vjet burg për vrasjes, ekstradohet 43-vjeçari nga Franca drejt Shqipërisë
27 Mars 2023, 15:00Një 43-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë.
-
Moti i keq në vend, Bulqiza përfshihet nga dëbora në pranverë (VIDEO)
27 Mars 2023, 14:29 -
Ndoqi të miturën nga pas në rrugën bosh, i mori çantën dhe u largua me vrap! Arrestohet 24-vjeçari në Berat
27 Mars 2023, 14:35Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit se i vodhi me dhënë çantën e dorës një vajze të mitur. Pamjet fimike tregojnë momentin kur e ndjek nga pas, i merr çantën dhe largohet me vrap.
-
-
Në Top Channel u shmang masakra? 3 minuta para sulmit u largua furgoni i fundit me gazetarë! Makina e autorëve e paregjistruar në Shqipëri, targat më parë i përkisnin një punonjësi të Tv
27 Mars 2023, 13:58Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre. Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë.
-
U raportua si aksident, zbardhet sherri në Lezhë! Arrestohet i riu që kërcënoi me armë 23-vjeçarin, u përplas me një makinë kur po largohej! 3 në kërkim
27 Mars 2023, 13:20Një ngjarje e raportuar thjesht si aksident mbrëmjen e së premtes (24 mars), ishte në fakt sherr mes të rinjve që përfundoi në kërcënime me armë zjarri. Për pasojë është arrestuar një 20 vjecar Anteo Fizi dhe janë shpallur në kërkim 2 shokët e tij, Kristjan Gjergji dhe David Doda bashkë me 23-vjecarin Ednant Lulaj që u kërcënua.