Kronikë
-
Policia e Tiranës arrestoi një 40-vjeçar në rrugën “Hamid Shijaku”, pasi lëvizte me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje dhe prezantohej me dokumente të falsifikuara si punonjës i forcave speciale.
30 Janar 2023, 11:16 -
Ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani në SPAK, është thirrur për hetimet mbi privatizimin e një ish fabrike buke
30 Janar 2023, 10:31Ish-ministri i financave Shkëlqim Cani është thirrur sot Prokurorinë e Posaçme. Cani është para prokurorit që prej orës 9:00. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se ai është thirru për të dhënë përgjigje në lidhje me privatizimin e një ndërtesë shtetërore.
-
Krimi i dyfishtë në Gramsh, lihet në burg 80-vjeçari: S'kam vrarë njeri! Vëllai hodhi ilaç në vesh dhe u rrëzua, gruan e gjeta të vrarë
30 Janar 2023, 10:11Xhevit Sinani, autori i krimit të dyfishtë në Gramsh ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit që vendosi masën e sigurisë "arrest me burg". Ai akuzohet për vrasjen e Zegjine Sinani 74 vjeç (gruaja e autorit) dhe Shaqir Sinani 73 vjeç (vëllai i autorit). Para hetuesve ka dhënë deklarata kontradiktore.
-
Kontrolle në një javë nga policia/ Pa patentë dhe të dehur në timon, 19 drejtues mjetesh të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
30 Janar 2023, 09:50Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona gjatë javës që lamë pas, kjo pasi është shtuar numri i drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë në gjendje të dehur në rruge dhe mund të bëhen burim aksidenti.
-
Përmirësohet situata në Shkodër, nuk ka banesa nën ujë! 1020 hektarë tokë e përmbytur, rruga e Obotit e kalueshme
30 Janar 2023, 08:34Situata nga përmbytjet është përmirësuar në qarkun e Shkodrës. Në përditësimin e sjellë nga Bashkia, njoftohet se asnjë banesë nuk është nën ujë, nga 110 banesa që kishin prezencë uji 3 ditë më parë për shkak të shkarkimit të Vaut të Dejës.
-
Kamerat që u shërbenin grupeve kriminale në Lushnje, nën hetim edhe Cllevio Serbiano! Para disa muajsh bëri sherr me Noizy-n
30 Janar 2023, 08:18Përveç Saimir Taullaut, një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.
-
Doli për kullotjen e bagëtive, humb 69-vjeçari në Sarandë! Familjarët e shqetësuar dhe policia në kërkim të tij
29 Janar 2023, 21:33Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër i bashkisë Finiq rezulton i humbur. Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.
-
Media britanike: Babai i 18-vjeçarit shqiptar tha se zhdukja e tij ishte e planifikuar! E bëri për të mos u kthyer në shtëpi
29 Janar 2023, 17:4118-vjeçari Orgito Luka është një prej adoleshentëve azilkërkues që është zhdukur nga hotelet në Britani në mënyrë që të mos kthehej në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar vetë babai i të riut, shkruan media britanike ‘Daily Mail’.
-
Aksident në Gjirokastër, 62-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Humb jetën në spital
29 Janar 2023, 17:32Një aksident me vdekje është raportuar pak minuta më parë në Gjirokastër
-
-
Fundosja e grupit kriminal të trafikut Shqipëri-Itali! ‘Noizy’ la Italinë në 2017, i la vendin Gernard Beut! Përgjimi i Ilir Duros: Pastroni gjithçka
29 Janar 2023, 16:42Në dosjen e siguruar nga Report Tv për hetimet ndaj bandës së drogës italo -shqiptare është zbuluar dhe përgjimi i parë në vitin 2017, përgjim ky që tregoi për aktivitetin kriminal dhe konfliktet mes anetarëve.
-
Pr/ligji i ri: Hetim familjarëve të të dënuarve dhe në shërbim prove
29 Janar 2023, 16:02Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve e cila ka detyrë të hetojë efektivët kërkon lejen të hetojë dhe të dënuarit në qeli, familjarët e tyre por dhe personat që janë në shërbim prove. Në pr/ligjin e hedhur për konsultim publik parashikohet krijimi i Agjencisë së Mbikqyrjes në sistemin penintenciar që do të ketë më shumë kompetenca.
-
Plagosi me thikë dy vëllezërit në Burrel, ja kush është autori (EMRI)
29 Janar 2023, 16:06 -
Kush janë dy vëllezërit që u plagosen me thikë në Burrel (EMRAT)
29 Janar 2023, 15:50 -
Shërbenin si 'sytë e krimit', grupet kriminale nisin vetë çmontimin e kamerave! Saimir Taullau nën hetim, vëzhgonte lëvizjet në Lushnjë
29 Janar 2023, 15:27185 kamera sigurie të paligjshme janë hequr nga policia në 7 qarqe të ndryshme, aksioni akoma pa rezultate në Tiranë e Elbasan. Një pjesë e autorëve të kamerave po i çmontojnë vetë për të shmangur hetimin nga policia. Nga kontrollet e deritanishme surprizë Korça me 39 kamera dhe Vlora e Fieri me nga 16 dhe 5 kamera.
-
Plagosen me thikë 2 vëllezër në Burrel, mbërrijnë me helikopter në spitalin e Traumës! Në kërkim autori që i goditi (VIDEO)
29 Janar 2023, 15:20Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga disa persona në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele rreth orës 14:50.
-
Përplasi për vdekje të riun në mes të rrugës në Elbasan dhe u largua nga vendngjarja! Gjykata lë në burg autorin
29 Janar 2023, 15:09Gjykata ka lënë në burg, Astrit Dimon, 65-vjeçarin i cili më 23 janari përplasi për vdekje në mes të rrugës Fiori Sulën në Elbasan.
-
-
U arrestua brenda ‘shtëpisë së barit’ në Britani, shqiptari në gjykatë kërkon të shohë motrën me kancer
29 Janar 2023, 13:05Izmir Dragoti, 44-vjeç ra në pranga të policisë britanike më 25 janar të këtij viti, pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’
-
Me dokumente italiane të falsifikuara drejt Britanisë për të kërkuar azil si viktimë e prostitucionit, arrestohet në Rinas 24 vjeçarja
29 Janar 2023, 11:57Një 24 vjeçare është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi u kap me dokumenta të falsifikuara në çantë me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar.