Kronikë
-
Dy oficerët e policisë së Elbasanit përfunduan në SPAK nga një përgjim i kapur nga Prokuroria e Përgjithme për bllokimin e makinës me dru. Në dosjen e siguruar nga Report TV, zbulohet se në rrjetën e përgjimit ishte prokurori i çështjes Arbër Berexha që urdhëronte oficerin Toska të mos e nxirrte makinën nga komisariati pa urdhërin e tij. Në përgjime zbulohem pagesa ryshfeti deri 1 mln lekësh të vjetra.
28 Maj 2023, 15:10 -
Qëlluan policinë shqiptare në kufirin Shiqipëri-Kosovë, 6 emigrantët e huaj 3 muaj në qeli! Avokatja: Ishin shtegtarë
28 Maj 2023, 14:16Gjykata e Kukësit la në masë arresti me burg për 3 muaj, 6 emigrantët e huaj nga vendjet e Lindjes, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë në Morinë. Në mbrojtje të tyre u vu një avokate nga shteti, e cila tha se të arrestuarit kanë dashur vetëm të kalojnë kufirin e gjelbër për në vendet e BE, dhe se trafikantët e klandestinëve që qëlluan ndaj bluve, janë 3 persona të tjerë, gjithashtu të huaj.
-
Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Gerti Shehu rezulton me probleme të shëndetit mendor! Prokuroria kërkon shtrimin në psikiatri
28 Maj 2023, 13:58Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u godit me grusht ish kryeministri Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit. Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.
-
Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur
28 Maj 2023, 13:4534-vjeçari Luan Dollani në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë një 64-vjeçar për motive të dobëta.
-
Lëvizte me pistoletë me vete, në pranga 38-vjeçari në Borsh (EMRI)
28 Maj 2023, 13:12Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Borshit pasi është kapur në një zonë bregdetare duke lëvizur me një armë zjarri. Bëhet fjalë për Bledar Likajn, i cili qarkullonte i armatosur pa leje.
-
VIDEO/ Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, brenda tyre ishin kultivuar 3510 bimë narkotike! Në pranga 44-vjeçari, në kërkim i vëllai
28 Maj 2023, 12:20Në 2 operacione, në malësitë e Krujës dhe të Kurbinit, policia, e ndihmuar nga dronët dhe avionët e Guardia Di Finanza, zbuloi parcela të tëra me kanabis, duke asgjësuar në total gati 4 mijë bimë kanabisi. Në Kurbin u zbulua kultivuesi, i cili u arrestua, dhe një tjetër u shpall në kërkim
-
Dibër/ Rrahu gruan dhe djalin dhe i kërcënoi se do i vriste, vihet në pranga 46-vjeçari
28 Maj 2023, 12:05Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia Dibër, pasi ushtroi dhunë dhe kërcënoi bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur se do ti vriste me armë gjahu.
-
22-vjeçarja pa patentë dhe e dehur në timon i ikën policisë së Tiranës! Pas ndjekjes nga efektivët, bën aksident, plagoset shoku i saj
28 Maj 2023, 12:04Një 22-vjeçare është bërë shkaktare e një aksidenti dje në Tiranë, teksa ka qenë duke iu ikur forcave të policisë
-
Gjendet granatë te Rana e Hedhun në Shëngjin, forcat xheniere e çaktizivojnë! (FOTO)
28 Maj 2023, 11:42Një granatë dorë e konstatuar dje në zonën “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është hequr dhe asgjësuar nga forcat xheniere të cilat kanë mbërritur me të marrë informacion për ngjarjen.
-
Vdekja e mistershme e 4 rusëve në Qerret, pala ruse pa përgjigje për letërporosinë! Prokuroria e Durrësit dyshon se s’janë marrë me çështjen
28 Maj 2023, 11:41Prej gati 1 vit e gjysmë ende nuk ka një zhvillim konkret apo ndonjë detaj shtesë lidhur me vdekjen e mistershme të 4 turistëve rusë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe në resortin “Gloria” në Qerret të Kavajës.
-
VIDEO/ Zbulohen 3 parcela me lëndë narkotike në Krujë, sekuestrohen 685 rrënjë kanabis
28 Maj 2023, 11:203 parcela me kanabis janë zbuluar në disa fshatra të zonës së Krujës, konkretisht në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël
-
Lezhë/ Katastrofë mjedisore në lumin Mat, plehra dhe mbetje spitalore hidhen në brigjet e lumit, 100 m larg burgut të Shënkollit
28 Maj 2023, 10:30Mbetje të ndryshme përfshirë dhe spitalore janë hedhur në brigjet e Lumit Mat 100 metra larg burgut të Shënkollit në Lezhë
-
Siguria gjatë sezonit turistik/ Po lundronte pa dokumente, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi i skafit në Ksamil! Bllokohen 7 mjete në një javë
28 Maj 2023, 09:51Një skaf është bllokuar nga policia në Ksamil pasi drejtuesi i tij lundronte pa dokumentet përkatëse. Policia gjithashtu e ka ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë.
-
Zjarr tek grumbullimi i plehrave në Vlorë! Flakët ‘përpijnë’ zonën
27 Maj 2023, 20:45Tek zona e plehrave të grumbullimit në Vlorë ende vijon problematika e zjarreve.
-
Gjendet një granatë dore në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, policia në vendngjarje
27 Maj 2023, 19:30Një granatë dore është konstatuar pasditen e kësaj të shtunë në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin.
-
VIDEO/ Po kalonte me biçikletë në vijat e bardha, makina përplas dhe merr zvarrë për disa metra 65-vjeçarin në Berat! Shoqërohet drejtuesi i mjetit
27 Maj 2023, 15:37Një aksident rrugor është regjistruar në Berat. Një makinë ka përplasur një 65-vjeçar, i cili ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë në vijat e bardha.
-
Merrnin ryshfet për të liruar makinat e bllokuara me dru, GJKKO lë të lirë dy oficerët e OPGJ në Elbasan! Arrest me burg për sekserin
27 Maj 2023, 13:59Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurisë ndaj dy oficerëve të OPGJ në Elbasan që merrnin ryshfet për të liruar makinat e bllokuara me dru dhe për sekserin. Për Safet Shukën, oficer të OPGJ është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes ndëresa për oficerin tjetër, Çelnik Toskën është caktuar masa e arrestit shtëpiak .
-
Po bënin ‘ujdinë’ për 11 kg kanabis për ta trafikuar më pas drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona në Lezhë (EMRAT)
27 Maj 2023, 13:21Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën në tentativë për të trafikuar 11 kg kanabis drejt Malit të Zi.
-
Shfrytëzim inertesh në shtratin e lumit Vjosë, IKMT vijon aksionet! Sekuestron një eskavator dhe një kamion në Fier
27 Maj 2023, 12:07Mbrëmjen e djeshme në fshatin Poçem të Fierit Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sekuestruar disa automjete, një eskavatyor dhe një kamion, që po kryenin ndërhyrje në lumin Vjosë me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.
-
VIDEO/ Policia Kufitare bllokon 4 skafe në Sarandë, Vlorë dhe Durrës, gjobiten pronarët! Kishin mungesë dokumentacioni
27 Maj 2023, 12:02Pak para nisjes së sezonit turistik, duket se policia kufitare ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shkodër për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.