Kronikë
-
Report Tv ka siguruar videon e aksidentit të ndodhur në orën 17:00 të pasdites së të hënës në kryqëzimin e lagjes “Gurra” në Lezhë.
23 Janar 2023, 17:17 -
Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 26 vjeçari në Tiranë (EMRI)
23 Janar 2023, 15:59Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë pa leje dhe municion luftarak.
-
Përfshihet nga flakët qendra e të moshuarve në Kavajë, lëndohet një prej grave
23 Janar 2023, 15:40Një qendër e të moshuarve në Kavajë është përfhirë nga flakët pasditen e sotme. Si pasojë është dëmtuar një e moshuar që qëndron në këtë qendër dhe është dërguar në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
-
Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, dëme të shumta të banorët e Barbullojës: Kemi qenë 4 ditë të izoluar! Ministria të vijë, të vlerësoj dëmet! 7 dynym grurë të përmbytura
23 Janar 2023, 15:15Megjithëse situata nga moti i keq është përmirësuar, ajo ka lënë pas dëme.
-
Pronë në Udënisht të Pogradecit, ”Audi A8” troje dhe biznese, SPAK sekuestron pasurinë e Florenc Çapjas dhe Bled Muçës
23 Janar 2023, 15:23Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme Florenc Çapjas, njërit prej anëtarëve kryesorë të grupit “Çapja” në Elbasan. Mësohet se sekuestroja është pranuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës të depozituar në gjykatë nga tre prokurorët e çështjes, Behar Dibra, Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu.
-
Zbuluan lidhjen intime të vajzës së tyre që ishte e martuar, lihen në burg familjarët që morën peng të dashurin në Sarandë
23 Janar 2023, 14:58Alferd Ndoj 44-vjeç, dy djemtë e tij Aleksandër Ndoj dhe Anton Ndoj si dhë vëllai i tij Pjetër Ndoj janë lënë në burg nga gjykata e Sarandës, pasi dyshohet se përplasën me makinë dhe e mbajtën me forcë në makinën e tyre duke e dhunuar e më pas lënë pa ndjenja në mes të rrugës Gentian Omerin. Në kërkim për ngjarjen është edhe vëllai i Pjetrit dhe Astritit, Alfred Ndoj, 39 vjeç
-
Perfeksionimi i aftësive në njohjen e armës, efektivët e Forcës Tokësore stërviten nga instruktorët e SHBA-së
23 Janar 2023, 14:51Nën udhëheqjen e instruktorëve të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, efektivë e batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura Shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje në kushte të këqija atmosferike.
-
Audio për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet! Policia ta sekuestrojë! Por gazetari s'e dorëzon: Tani e ka familja Nika
23 Janar 2023, 14:45Prokuroria e Tiranës ka nisur deri tani pa suskese verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës.
-
-
Dyshohet se u përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës! Në pronësi të Muhamed Fallit, i dënuar për drogë në Itali
23 Janar 2023, 14:06Një pasuri me vlerë rreth 50 milionë lekë në pronësi të Muhamed Fallit është sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet se ishte përftuar nga paratë e krimit. Sipas prokurorisë rezulton se Muhamed Falli ka qenë i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike
-
Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 63-vjeçari në Durrës
23 Janar 2023, 14:05Një 63-vjeçar në Durrës me iniciale M.N., ka rënë në prangat e bluve të qytetit pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes si dhe djalit të tij 17-vjeçar.
-
-
-
21 janari, Arben Meçe në Report Tv: I parashikova vrasjet sepse njihja skenarët si vepron Sali Berisha! Urdhëruesit janë lënë të lirë
23 Janar 2023, 13:11Sipas Meçes, ai i parashikoi vrasjet pasi e njihet skenarin sesi vepronte Sali Berisha, i cili menjëherë pas vrasjes së protestuesve doli në një konferencë dhe dha një skenar që ishte krejt manipulim i situatës. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Meçe u shpreh skenari i vrasjes së 4 protetuesve u bë i qartë kur Berisha doli në një konferencë për mediat
-
-
Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, kapet 61-vjeçari në Korçë! Drejtonte automjetin në gjendje të dehur
23 Janar 2023, 11:37Një 61-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar 6 emigranten të paligjshëm në Korçë.
-
Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër: Është përmbytja e 3-të në 3 muaj, dëmet të mëdha! Shkak shkarkimet e hidrocentraleve
23 Janar 2023, 11:27Gjatë një interviste për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Sekja u shpreh se në vetëm 3 muaj në qytetin e Shkodrës ka pasur 3 përmbytje, e shton se pa u tharë uji nuk mund të bëhet një evidentim i dëmeve bujqësore
-
Erozioni detar ‘gllabëron’ shëtitoren e Kunes në Shëngjin, eksperti i mjedisit në Report Tv: Rrezikohen sipërfaqe të mëdha toke, ja masat që duhet të merren
23 Janar 2023, 11:25Shëtitorja e Kunes së Shëngjinit është dëmtuar si pasojë e motit të keq, por ky investim i bërë kohëve të fundit, është problemi më i pakët në këtë zonë. Në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin e Report Tv, Elivis Hila eksperti i mjedisit u shpreh se rrezikohet të merret një sipërfaqe e madhe toke nga deti për shkak të erozioneve
-
3 zyrtarë nën akuzë për korrupsion, mes tyre vëllai i ish-Presidentit Nishani! SPAK mbylli hetimet, GJKKO kthen çështjen
23 Janar 2023, 11:11Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe çoi çështjen për gjykim, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer sot për të dytën herë aktet në ngarkim të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidenti Bujar Nishani, Genci Hickës dhe Gerson Tafës, të cilët akuzohen për korrupsion.