Kronikë
-
3 Prill 2023, 09:57
-
Kapshticë/Arrestimi i 2 rumunëve që tentuan të transportonin drogë me rulot drejt Greqisë, policia: Janë sekuestruar 118 kg kanabis (VIDEO)
3 Prill 2023, 09:41Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në Kapshticë ku u vunë në pranga 2 shtetas rumunë të cilët tentuan të trafikonin një sasi kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot.
-
VIDEO+ FOTO/ Aksident në rrugën Librazhd-Përrenjas, makina del nga rruga dhe bie në përrua, humbin jetën burrë e grua (EMRAT)
3 Prill 2023, 09:05Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.
-
-
Raporti vjetor i kriminalitetit në vend, Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve! Në fund renditet Berati
2 Prill 2023, 21:01Në raportin vjetor për kriminalitetin në vend rezulton se Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani renditen në krye të listës së qyteteve me numrin më të lartë të vrasjeve. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dorëzoi në Kuvend raportin ku thuhet se qyteti me kriminalitet më të ulët është Berati duke lënë pas Përmetin.
-
Sekuestrohen 80 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet një rumun, e kishte fshehur në pjesën e pasme të rulotës! Do trafikohej në Greqi
2 Prill 2023, 21:04Një shtetas rumun është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës, me një sasi prej 80 kg kanabis. Lënda narkotike kanabis ka qenë e vendosur në pjesën e pasmë të rulotës, ndërsa ishte parashikuar të trafikohej drejt Greqisë.
-
Tiranë/ Aksident tragjik në Astir, 2 këmbësorë kapërcejnë trafikndarëset! Njëri përplaset për vdekje, i preu rrugën mjetit
2 Prill 2023, 19:48Një aksident tragjik është shënuar pasditen e kësaj te diele në zonën e Astirit në Tiranë. Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë pasi ky i fundit i ka prerë rrugën. Nga kamerat e sigurisë duket momenti kur dy këmbësore kanë ecur me shpejtësi në mes të rrugës, por njëri prej tyre nuk arriti t’i shpëtojë aksidentit.
-
-
-
-
Rinas/ Tentoi t'i fuste kontrabandë 17 550 euro në vendin tonë, në hetim 31-vjeçari
2 Prill 2023, 12:58Një 31-vjeçar është vënë në hetim pasi tentoi të fuste një sasi eurosh të padeklaruara në vendin tonë.
-
EKSKLUZIVE/ Dëshmia në GJKKO e vrasësit të Behar Sofisë: Porosi për një tjetër ekzekutim në Kamëz, shënjestra ishte 34-vjeçar! Ishte afër komisariatit, paguhej mirë
2 Prill 2023, 11:38Ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia vazhdon të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme, ku po tregon historikun e vrasjeve me pagesë. Kësaj here Ernejt Shyti, foli për shenjestrën e radhës, që ishte një 34 vjeçar nga Kamza, shumë pranë komisariatit, për të cilin shuma e kërkuar ishte e madhe. Shyti ka treguar me emra se kush ishin porositësi dhe vrasësi me pagesë.
-
ONM ngre shqetësime ndaj draftit të KLP për rikthimin në detyrë të Besnik Canit pas vendimit të ‘Strasburgut’! Ish prokurori u shkarkua nga KPA
2 Prill 2023, 10:20Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare ka kundërshtuar propozimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për rikthimin e ish-prokurorit Besnik Cani në detyrë pas vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas ONM ky vendim do të sillte pasiguri ligjore dhe kërkon që të respektohet pavarësia dhe juridiksioni i institucioneve të vetingut lidhur me këtë çështje.
-
'The Mirror': Punonjës bamirësie nga Anglia vijnë këtë javë në Tiranë! Do zbulojnë arsyet pse ikin të rinjtë
2 Prill 2023, 09:55Prestigjiozja britanike “The Mirror” ka publikuar së fundmi një artikull, ku bën me dije se punonjës britanik të institucioneve të bamirësisë do të zbarkojnë në Shqipëri këtë javë. Nga sa raportohet, në fokus të kësaj vizite është emigrimi i qytetarëve shqiptarë, në përpjekje për të mësuar arsyet përse ka kaq shumë të rinj rrezikojnë jetën duke shkuar me gomone drejt Britanisë së Madhe.
-
I maskuar e me kallash vjedh firmën e ndërtimit në Vlorë, arrestohet i riu! Në kërkim shoku i tij
2 Prill 2023, 10:39Një person është arrestuar pasi nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë në një zyrë të një firme ndërtimi.
-
‘Alarm’ në Pogradec/ I vihet GPS 2 makinave të 39-vjeçarit që i jepte me qira, u dyshua për tritol! Pronari: E di kush ma ka bërë! Tregon emrat
2 Prill 2023, 08:59Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, 39-vjeç janë konstatuar që i janë vënë GPS pa dijeninë e tij.
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill 2023, 22:09Sipas informacioneve bëhet fjalë 28 vjeçarin Mus Gjauri. Nuk dihet nëse 28 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës apo bëhet fjalë për diçka tjetër e cila do të zbulohet me anë të ekzaminimeve
-
Aksident në Pogradec, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagosen 7 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë (VIDEO)
1 Prill 2023, 14:57Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thane në afërsi të fshatit Hudënisht. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar 7 persona të plagosur.
-
-
VIDEO/ Kontrolle në Vlorë, shpallet në kërkim anëtari i një grupi kriminal! Në shtëpi i gjetën pistoletë dhe 39 mijë euro
1 Prill 2023, 12:56Një pistoletë dhe 39 mijë euro janë sekuestruar në banesën e Rodrigo Shemshos, anëtar i një grupi kriminal që është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.