Kronikë
-
Martina Pajollari, e njohur si ‘Tina’ është arrestuar për vrasjen e pasionit që ndodhi më 12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Maliqit, ku mbeti i vdekur Martin Çeço. Ajo dyshohet se nxori në pritë 26-vjeçarin, i cili u vra nga Valter Mollaj, 43 vjeç, i martuar, me të cilin ishte lidhur e reja.
14 Tetor 2022, 19:53 -
Akuzohet se përfitoi 1.2 mln euro në inceneratorin e Fierit, Lefter Koka mbetet në burg! GJKKO rrëzon kërkesën për lehtësim mase
14 Tetor 2022, 17:21GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministër i Mjedisit, Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".
-
Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë 64-vjeçari! Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga (VIDEO)
14 Tetor 2022, 16:34Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 15:55 në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”. Një 64-vjeçar, i identifikuar si Qemal Kamberaj po drejtonte mjetin tip ‘Toyota’ por humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
-
Drogë në tualet e para të fshehura nëpër letrat higjienike, arrestohet i riu shqiptar në Itali
14 Tetor 2022, 16:21Në përpjekje për të fshehur lëndën narkotike dhe për të mos u zbuluar në rast se kontrollohej nga karabinierët, një 27-vjeçar shqiptar ka gjetur një mënyrë aspak të zakontë për të fshehur drogën, dhe ku? Në tualetin e një banese që e kishte marrë me qira, ndërsa paratë që fitonte nga aktiviteti i paligjshëm i kishte fshehur nëpër letrat higjienike.
-
Nga pallati 8-katësh, te apartamentet e dyqanet, sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij! Të vendosura nga trafiku i drogës
14 Tetor 2022, 01:00Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Muratit, i cili u arrestua disa ditë më parë në shoqërinë e Endrit Dokles. Prokuroria thotë se pasuritë e Muratit dhe familjarëve të tij janë vënë përmes aktiviteteve kriminale në Itali. Vlera e pasurive të sekuestrua shkon në 5 milionë euro, ku mes tyre janë një pallat 8-katësh, një apartament, bar-kafe.
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA për trafik droge, DEA dhe policia vënë në pranga 31-vjeçari indian në Rinas! Pritet ekstradimi i tij drejt Amerikës
14 Tetor 2022, 15:29Një 31-vjeçar indian me iniciale N.M, është arrestuar në Rinas pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet amerikane për trafikim të lëndëve narkotike.
-
Tiranë/ Përfshihet nga flakët fuoristrada në Unazën e Re (VIDEO)
14 Tetor 2022, 15:20Një mjet tip fuoristrad është përfshirë nga flakët në Unazën Re. Mësohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt elektrik në mjet.
-
Nga vjedhja te dhuna në familje, vihen në pranga 6 persona në Tiranë
14 Tetor 2022, 13:22Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona, nga të cilët 4 prej tyre të dënuar nga gjykata
-
Incidenti i mësuesit në Gramsh, pronari i lokalit: Na ra pa ndjenja në banak, i dhamë ndihmën e parë
14 Tetor 2022, 13:18Pronari i lokalit ngjitur rme shkollën ku punonte mësuesi Landi Tafa ka zbardhur detaje të reja lidhur me incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gramshit.
-
Në pranga 70-vjeçari në Elbasan, rezulton i dehur në timon
14 Tetor 2022, 13:05Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka rezultuar i dehur në timon,. Uniformat blu bëjnë me dije se i moshuari është kapur në flagrancë.
-
Fshihte armën e zjarrit në banesën e tij në Krujë, arrestohet 47-vjeçari ! I gjenden edhe 3 krehra me municion luftarak.
14 Tetor 2022, 12:54Një armë zjarri pushkë dhe 3 krehra luftarake, janë sekuestruar nga policia e Krujës
-
-
Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese? Kandidatura shqyrtohet sot në KED
14 Tetor 2022, 12:00Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese. Kandidatuira e ish Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të shqyrtohet sot nga KED e re.
-
Në makinë me vajzën e tij 1-vjeçe, vdes në aksident tragjik 23-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)
14 Tetor 2022, 11:44Sipas mediave italiane i riu ishte në timonin e një Renault Clio, në të cilin ishte e pranishme edhe vajza e tij njëvjeçare. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, duket se makina ka kaluar bë korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos: në atë moment po vinte një mjet i rëndë dhe përplasja ishte e pashmangshme.
-
Vetingu, konfirmohet në detyrë prokurori Erjon Imeraj
14 Tetor 2022, 11:03Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin Erjon Imeraj
-
Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës padi për shefin e komisariatit: Mbushi vendin me kanabis! Reagon Saliu: Gënjeshtër, kontrollet nga Tirana e përgenjështrojnë
14 Tetor 2022, 10:49Mark Zhuri, ish administratori i njësisë Temal dhe aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës në një prononcim për media ka bërë publik një denoncim të rreth dy muajve më parë ndaj shefit të komisariatit të policisë së Vaut të Dejës Bardhyl Saliu.
-
Tragjedia me 3 viktima në Klos, prokuroria çon për ekspertim telefonët e 2 adoleshentëve! Dyshohet se kanë fshirë mesazhet e shantazhit ndaj vajzës
14 Tetor 2022, 10:49Dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre, që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën 3 persona dhe mbeten 2 të plagosur në Klos.
-
Itali, vdes tragjikisht në një aksident i riu shqiptar 23 vjeçar! Ishte në makinë me 3 shokë
14 Tetor 2022, 10:40Një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor të ndodhur në Corciano në Itali.
-
Zhvati 147 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata vendos për ekstradimin e hakerit kinez! Rrëzohet edhe kërkesa për lehtësim mase
14 Tetor 2022, 09:56Kreu i grupit kriminal kinez, Liangbin Chen i cili u arrestua në Shqipëri më 21 korrik do të ekstradohet në Kinë, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës të shkallës së parë. Tashmë Liangbin Chen ka 10 ditë kohë për të çuar në Apel këtë vendim, ndryshe do të ekstradohet në vendin e tij të origjinës.
-
Makina luksoze, apartamente, garazhe dhe orë rolex, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës! Nën akuzë për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja
14 Tetor 2022, 09:17SPAK i ka kërkuar GJKKO-së që të konfiskojë pasuritë e Redjan Rrajës, dhe t’i kalojnë shtetit. Mes pasurive është edhe një makinë, që përdoret nga modelja Kejvina Kthella
