Kronikë
-
Nëna e të riut, Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 18 shtatorit ka kërkuar mbrojtje nga shteti pasi thotë se familja e saj është e pambrojtur. Ajo shprehet se djali i saj, vetëm 19-vjeç, ishte “i kulluar”, por gabimi i tij i vetëm ishte fakti që kishte kushërinj me precedent penal. Në një reagim, pak minuta pasi u zbulua që autori i vrasjes së djalit të saj ishte Bajram Çekorja, e ëma thotë se drejtësia duhet të vihet në vend.
22 Shtator 2022, 20:49 -
I arrestuar 5 vite më parë në Tiranë, shqiptari që u gjet i groposur në Greqi humbi kontaktet me familjen më 4 shtator
22 Shtator 2022, 19:50Policia greke duket se është drejt identifikimit të kufomës së dekompozuar, i zbuluar më 19 shtator në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës në Greqi, pas gërmimeve të ekskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntokësor.
-
Në kërkim, por mori hakun e babait! Djali i Ismet Çekorjes të ekzekutuar në 2 shtator vrau 19-vjeçarin në Shkodër për hakmarrje
22 Shtator 2022, 18:32Zbardhet vrasja e 19-vjeçarit, Erjon Xhenje në Shkodër. Autor është 24-vjeçari, Bajram Çekorja, djali i Ismet Çekorjes, të ekzekutuar në 2 shtator. Pista kryesore e hetimeve, hakmarrja. Bajram Çekorja vijon të jetë në kërkim si i përfshirë në një tjetër atentat.
-
Hetimet për Mediun dhe dosjen Gërdeci, prej korrikut letërporosia e SPAK në SHBA! Kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit
22 Shtator 2022, 17:34Që prej muajit korrik në SHBA ka mbërritur letërporosia për marrjen në pyetje të Efraim Diverolin, trafikantit të armëve nga Kalifornia. Përgjigje nuk ka ende, por kjo do jetë një dëshmi e rëndësishme për të vijuar hetimet për dosjen ‘Gërdeci’.
-
Vdekja e turistes britanike në Sarandë, Gjykata vendos ndjekje në gjendje të lirë për pronarin e qendrës së zhytjes
22 Shtator 2022, 16:28Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center. Ai u vu në pranga pas mbytjes së turistes 29-vjeçare Rebecca Gannon.
-
Ekspertë të NATO-së në Tiranë, rikonfirmojnë mbështetjen për Shqipërinë pas sulmeve kibernetike
22 Shtator 2022, 14:54Zyrtarë të lartë të NATO-s u takuan me ministrin shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi në Tiranë të mërkurën (21 shtator 2022) për të vlerësuar sulmin e fundit kibernetik ndaj infrastrukturës kombëtare të informacionit të Shqipërisë dhe për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme të NATO-s.
-
Vlorë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Kaninë dhe kodrat e Zvërnecit, digjen sipërfaqe me ullinj! Ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
22 Shtator 2022, 13:56Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e fshatit Zvërnec, i cili ka djegur një sipërfaqe ullinj. Era po favorizon përhapjen e flakëve, po ashtu edhe terreni i vështirë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
-
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
22 Shtator 2022, 13:411 apartament dhe 5 sipërfaqe toke, në pronësi të Emiljan Shegës, i arrestuar dhe i dënuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund, do t’i kalojnë përfundimisht shtetit.
-
Fier/ Zjarr në kodrën e Margëllicit, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve (FOTO)
22 Shtator 2022, 12:46Një zjarr ka prekur kodrën e Margëllicit në Fier. Siç duet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.
-
E vranë se mbrojti një vajzë teska po sulmohej nga i shoqi, qyteti italian shpall të premten ditë zie! I jepet lamtumira 23-vjeçarit shqiptar
22 Shtator 2022, 12:25Një i ri shqiptar në Itali, 23-vjeçari Emanuel Rroku humbi jetën pasi qëllua me armë zjarri gjatë një sherri mes shqiptarësh në Turbigo në periferi të Milanos më 17 shtator.
-
Prostitucion dhe kanabis në banesën në Tiranë, arrestohet tutori 29-vjeçar dhe 2 persona të tjerë! Shfrytëzonte vajza dhe u jepte para false
22 Shtator 2022, 12:12Një banesë në kryqytet në rrugën " Thoma Koxhaj ", në pronësi të një 29-vjeçarit Emiljano Hysenbelli ishte kthyer në një qendër ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
-
Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin! Furgoni përplas motorin, humb jetën drejtuesi
22 Shtator 2022, 10:31Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem, ku një furgon është përplasur me një motor se si pasojë një person ka humbur jetën.
-
Aksidenti me 1 viktimë dhe 2 të plagosur në Elbasan, arrestohet shoferi i ‘Volkswagen-it’
22 Shtator 2022, 10:00Ka rënë në pranga njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksidentin e mbrëmjes së djeshme të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.
-
Afera e inceneratorëve flluskë sapuni? Landfilli i Elbasanit i ka kushtuar buxhetit të shtetit më lirë se çdo landfill tjetër në Shqipëri! Sulmet selektive të Metës për hakmarrje politike
22 Shtator 2022, 10:01Landfilli i Elbasanit kushtoi më lirë se sa landfillet e Vlorës, Korçës, Bushatit dhe Sarandës edhe pse ka kapacitet më të madh. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi iu sulën vetëm landfillit të Elbasanit dhe Tiranës për t’u hakmarrë ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos që fundosën LSI-në pas largimit të tyre në drejtim të PS-së.
-
Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, ndërron jetë 70-vjeçarja! Report Tv sjell pamjet brenda banesës së djegur, gjithçka e shkrumbuar
22 Shtator 2022, 09:42Një 70-vjeçare gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Violeta Muçi ishte vetëm në shtëpi, kur zjarri ra në banesë dhe për rrjedhojë ajo vdiq si pasojë e asfiksisë.
-
Vakanca në KLP, mbyllet gara për anëtarin e ri! Vetëm dy pretendentë
22 Shtator 2022, 09:27Mbyllet afati garimit nga Prokuroria e Përgjithshme për anëtarin e ri të KLP.
-
FBI dhe CISA raport për sulmet kibernetike në Shqipëri: Hakerat iranianë kanë pasur akses në portalet qeveritare prej 14 muajsh
22 Shtator 2022, 08:04Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje për sulmet kibernetike të Iranit kundër Shqipërisë.
-
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni del nga rruga dhe shemb mbikalimin e këmbësorëve! Plagoset pasagjeri
22 Shtator 2022, 07:54Shembet mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë. Shkak është bërë përplasja e një kamioni me të, por edhe amortizimi i strukturës metalike që ngrihej mbi autostradën në Sukth.
-
Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', thirret për të dëshmuar Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi! Dhanë dëshminë ish-ministrat Mediu dhe Oketa
21 Shtator 2022, 10:02Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet nga SPAK si person që ka dijeni për hetimin ndaj privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai pritet të thirren edhe ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshinë gjurmët e kompleksit Partizani.
-
SPAK heton shembjen e Teatrit Kombëtar, merret në pyetje drejtori Hervin Çuli
13 Shtator 2022, 11:45SPAK ka marrë në pyetje drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Pasi qëndroi për më shumë se 2 orë në SPAK, mendohet se është pyetur për rrethanat e shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të 17 majit 2020.